top of page

Fatmir Terziu: Një Gjë…


Një Gjë…

Nga Fatmir Terziu

 

Vetëm një gjë është e nevojshme!

 

Sot është Dita e Përkthimit. Dhe si e tillë ajo gjë përkthehet mjaft bukur në të gjitha gjuhët e botës. Është një gjë. E ndjeshme, jetike, domethënëse, me zë e pa zë. E ne jemi krenar me të…

 

Vetëm një gjë është e nevojshme!

 

E gjitha ndodh si një ëndërr. Një ëndërr realitet. Një realitet i pas-ëndrrës. Një gjë. Një në konfuzionin paralizues të jetës. Nevojitet vetëm një gjë. Duhej patjetër ajo gjë. Në gjithë ankthin e rrethanave jetike duhej medoemos ajo gjë, e vetmja gjë e nevojshme duhej dhe duhet në të gjitha shkurajimet e padrejta. Vetëm një gjë është e nevojshme: në pikëllim të ngutshëm, në ndjenjat e shpejtuara, në mungesën e mungesave, në gjendjen e sigurt dhe të pasigurtë, në zemërimin aq të çmendur të Botës …

 

Vetëm një gjë është e nevojshme!

 

E kjo është thjesht vetëm një gjë në fytyrën e poshtërimit dhe torturimit të Njeriut. Një gjë e thjeshtë e formës më të prerë të refuzimit, tradhëtisë dhe dështimit. Një gjë e rrëndësishme i duhet ndreqjes së themeltë të lajmeve shkatërruese, shpërfytyruese, ata që vrasin më shumë se simptomat e sëmundjes.

Një gjë i duhet, dhe vetëm një gjë i duhet shkrimit dhe lajmit, për të sfiduar dukurinë e frikës më të keqe të jetës. I nevojitet kjo gjë, vetëm kjo gjë, pra i nevojitet vetëm një gjë të vijë dhe të ulet në këmbët e Frymëzimit Jetik dhe të dëgjojë atë që Ai tha për ne dje, për ne sot dhe për të ardhmen. Le ta dëgjojë këtë gjë që i duhet! Le ta dëgjojë!

 

Vetëm një gjë është e nevojshme!

 

Tek kjo gjë është besimi, pranimi i pranisë sonë reale. Kjo nuk është vërtet një “Gjë”, por një gjë që është e nevojshme, si tani dhe gjatë gjithë sezonit të jetës, dhe nëse do ta zgjedhim atë, ajo nuk do të merret “peng” më prej të Tjerëve.

 

Vetëm një gjë është e nevojshme!

 

Është e vetmja gjë që ia vlen të luftosh për të pasqyruar jetën dhe pa dyshim s’do të kërkosh një “Gjë” të tillë  të vdesë përsëri dhe përsëri dhe përsëri ... Por të jetojë si asnjëherë në Tokë me dy Dete të mrekullueshëm, në një vend përrallor me lumenj, liqene, male dhe fusha, në një mjedis me popullin më bujar e mikpritës në Botë, në një odë të ngrohtë shqiptare, ku flitet Gjuha më e Bukur dhe më e ëmbël e gjuhërave të ndodhura ndonjëherë në Planetin tonë.

 

Vetëm një gjë është e nevojshme!

 

Është vetëm një gjë, … Një gjë! Dhe kjo nuk ndodh të ndodhë si një ëndërr, apo një realitet i pas-ëndrrës. Një gjë që kërkon të kemi sytë në ballë, të shohim me dashuri Lart! E të rikthejmë sytë të rilexojmë Pashko Vasën jo vetëm nga inati e mërzia, por sepse është dhe mbeti: „Feja e shqiptarit është Shqiptaria!“ Pra, është vetëm një gjë që na bën krenar kur jemi vërtetë ashtu sikurse duhet, krenar që jemi shqipëtarë! Dhe nëse kjo nga thelbi e nga rrënjët mirëkuptohet dhe zbërthehet, a ka nevojë të përkthehet!?

15 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page