top of page

Fatmir Terziu: Një cikël tjetër nga Joni i ditëve të Triremës Poetike



 

1.     Xhirot e Jonit

 

Stërkalat e uritura zhbirrojnë rrënjë nën gurë,

specie të kequshqyera.

Flatrat e pulëbardhave zgjaten mbi Lëkurës,

e megjithatë nata i pikturon mbi telajon e Jonit

duke peneluar ëmbël

me dritat e neonit,

takat e gjata, ison dhe këngët.

 

2.     Poshtë palmës

 

Për disa minuta askush nuk më ka prekur,

një ëndërr më ka strukur në poezi,

dyshemeja e sekretit tim ka mbetur e pashkelur

pikërisht nga Ti.

 

3.     Në plazh

 

Udhët nuk shtrihen mbi udhë,

në sqetullën e ngrohtë të qytetit të urtë,

në një shezllon me një unazë në gishtin e madh

tymi i një anijeje është kryefjalë.

 

4.     Fruta deti

 

Ky restorant

nuk është një Sinagogë ku të pyes veten

pse u ndodha në det …

Ndjehem kurioz sa kjo tepsi me fruta deti,

një arkeologji e hapur në qytet!!!

 

5.     Miqtë e Jonit

 

Me një varg,

por poezi të ngjeshura me vakum mjeshtërisht

(i shkruaj me shpirt e zemër për miqtë e rallë).

 

Janë një det në mendjen time vargjet e tyre të lira

sikurse ndodhi nga Zanafilla.

13 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page