Fatmir Terziu me format të ri narrativ


Fatmir Minguli

Nga Fatmir Minguli


“Shtёpia nё kornizё” dhe romani jashtё kornizёs klasike


(Shёnime mbi romanin “Shtёpia nё kornizё” tё shkrimtarit Fatmir Terziu)

Zgjimet janё si detyrё shtёpie. Kush i bёn nё

kohёn e duhur, kush i bёn mirё dhe drejt,

natyrisht qё ua merr edhe frutin e ditёs.

Nga romani “Shtёpia nё kornizё”


Jemi tё gjithё nё kёrkim tё njё tё ardhme qё arrin

tё rregullojё tё kaluarёn nё impenjimin misterioz

dhe tё komplikuar tё sё tashmes.

Khailil Gibran


Hyrje


Romani i ri i shkrimtarit dhe poetit Fatmir Terziu “Shtёpia nё kornizё” patjetёr qё pёrbёn njё ngjarje tё rёndёsishme nё botёn letrare shqiptare. Vetё titulli i romanit emeton nё mёnyrё gati magjike atё çka autori ka shkruar nё faqe e brendshme tё romanit. Ky roman ashtu siç vjen i shpalosur me forma jo tё zakonta tё narracionit nuk ёshtё, as i papritur dhe, as i pakohё. Ai ёshtё nё vazhdёn e udhёtimeve tё romaneve tё Fatmir Terziut si mё i fundit, por jo i fundit. Duke filluar me romanin “Grykës” ai vazhdon tё befasojё me “Bunari”, “Kojrillat”, “Fijet e barit të thatë”, “Blirët e Pejës”, “Mbi dudë”, dhe ja tani me “Shtëpia në kornizё”.


Njё uverturё me njё muzikalitet tё qetё


I gjithё romani i ri “Shtёpia nё kornizё” ёshtё njё uverturё me njё muzikalitet tё qetё, ku dallohen herё-herё etyde tё trishtimit e herё-herё ndjehet revolta brenda tingujve aq melodiozё tё muzikalitetit narrativë. Në roman gjithashtu, nuk mungojnё retrospektivat. Retrospektivat me larminё e tyre e forcojnё tonalitetin e muzikalitetit poetik tё kёtij romani. Njё nga kёto retrospektiva, ajo qё mbizotёron nё roman ёshtё rikthimi i vazhdueshёm nё shtёpinё kornizё, shpesh herё shoqёruar me njё mallёngjim tё madh.

Ky roman ёshtё ndёrtuar krejt ndryshe, pasi ёshtё njё rrёfim gati marramendёs i njё shqiptari qё jeton nё emigracion, mё saktё nё Londёr dhe qё kujton shtёpinё e origjinёs sё tij, atё tё gjyshit e babёs, ndoshta dhe tё stёrgjyshit.

Ku ndodhet kjo shtёpi? Përgjigja është: Kudo ku ka shqiptarё.

Qё nga Londra ky narrator, nёse do ta emёroja kёtё protagonist tё çuditshёm, nis pëllumbat e postës herё në tokat e Kosovës, herë në krahinën e Elbasanit e të Shkodrës, më tej të Tiranës dhe herë-herë në fshatrat shqiptarë, që nga Plava e Gucia e deri poshtë në Çamëri. Por pëllumbat rrugën e tyre më të preferuar e kanë drejt shtëpisë kornizë, aty ku narratori kaloi fëmijërinë e tij, shkollimet e para dhe njohjen me mësuesit e parë.


Risia e re e shkrimtarit


Fatmir Terziu, është ndoshta i vetmi shkrimtar shqiptar, që duke jetuar jashtë Shqipërisë i lidh subjektet e romaneve, tregimeve, poezive me Shqipërinë dhe trojet shqiptare. Ky është mes të tjerash edhe synimi i romanit të tij më të fundit “Shtëpia në Kornizë” .

Nëse dikush do të pyeste: “Përse shtëpi kornizë”?... Apo ndoshta do të kërkonte një përkufizim të klasik të kornizës, dhe atёhere do mësonte se “korniza simbolizon të përgjithshmen e se funksioni esencial i kornizës është që të mbledhë dhe të mbajë në vendin e tyre elementёt e ndryshëm që ajo qarkon…”. Natyrisht që ky është një nga përcaktimet teorike por unë do të thoja se “ korniza” e Fatmir Terziut e tejkalon këtë përcaktim. Ajo në romanin “Shtëpia në kornizëmerr vetitë e gjallesës për më shumë atë të njeriut, por edhe të gjallesave të tjera.

Ja një përcaktim i jashtëzakonshëm i kësaj kornize që Fatmir Terziu e ka sjellë që në faqet e para të romanit: “Tani nё njё letёr qё mban emrin e tij dhe njё gavetё tё gjatё argjile me gjysmёn e saj tё mbushur me duhan tё sapocoptuar, me njё turbulesё tё letrёs sё vjetёr tё librave afёr, aq afёr sa pёr ta dredhur atё lehtё me duar. Mjafton qё imagjinata tё tё bёhet rrёmujё, pa caktuar dhe kohёn qё pёrhumbet vetёm pёr emrat dhe datat, pёr gjёrat nё periometrin e kёsaj kornize”.


Korniza njё tis i legjendave shqiptare