FATMIR TERZIU: LULJA E DRITËS
- Jun 19
- 4 min read

LULJA E DRITËS
Nuk të gjeta në një kopsht botanik.
As në një stinë me pulsin kohor të saj.
As në ndonjë rrugë të shënuar nga hartat e njerëzve.
Të gjeta aty ku nata
e kishte harruar dritën pa skaj,
aty ku heshtja e moshës
kishte filluar të më dukej
gjuha e vetme e botës.
Më thanë se lulet lindin nga dheu.
Nga shiu.
Nga rrënjët që zhyten
në errësirën e tokës vetvetiu.
Por askush nuk më tregoi
se ekzistojnë edhe lule të tjera,
ato që mbijnë
nga një zemër që fal,
nga një shpirt që pret,
nga një grua
që dashuron në heshtjen që flet.
Ti erdhe pa zhurmë.
Siç hyn agimi i ndriçuar
në një dhomë ku dikush
ka kaluar natën zgjuar.
Nuk solle mrekulli.
Nuk lëvize male.
Nuk ndale kohën.
Vetëm bëre diçka me shumë vlerë
shumë më të vështirë,
e bëre vetminë
të largohej pa u ndjerë.
Dhe unë,
që kisha ndërtuar qytete me fjalë,
që kisha mbushur libra
me dashuri të shpikura natën dhe ditën,
papritur kuptova se me fantazi kisha shpik
se fjala mund të përshkruajë dritën,
por nuk mund të bëhet dritë.
Ti e dije.
Prandaj nuk ndërtoje monumente.
Ti ndizje llamba të vogla për jetën.
Një filxhan të ngrohtë.
Një pyetje për të thjeshtën.
Një dorë mbi supe. Një botë!
Një vështrim që thoshte: “Jam këtu.”
(e jotja në çdo milimetër)
Dhe bota, pa e kuptuar, bëhej më e lehtë.
Të kujtoja se kisha lexuar mbretër
që kërkuan pavdekësinë në mermer.
Të kujtoja se kisha parë emra
të gdhendur në gurë.
Por asnjë gur
nuk ka ndriçuar sa një zemër
që di të të dashuroj kaq shumë.
Asnjë kupolë
nuk ka mbajtur aq qiell
(aq yje kur yje ngasin)
sa dy njerëz me sytë det e diell
që nuk kanë nevojë të flasin.
Një natë brenda një ëndrre
teksa hëna rrinte zgjuar
mbi fytyrën tënde, ku peshoje rrëndesën
kuptova frikën më të lashtë
të njeriut, jo vdekjen, por mungesën.
Jo fundin, por boshllëkun
që do të linte drita
po të largohej nga e përditshmja.
Atëherë nuk kërkova përjetësi të mistershme.
Kërkova mëngjesin. Zërin tënd.
Hapat e zakonshëm. Jetën e ndershme.
Sepse dashuria, nga vetë jeta,
kur buron e zjarrtë nga brenda,
nuk jeton në legjenda.
Ajo jeton
te gjërat që përsëriten çdo ditë në zemër e sy
dhe nuk lodhen kurrë
së qeni mrekulli.
Sot,
në ditëlindjen tënde,
nuk kam diamant të preferuar,
as perlë,
as mbretëri për të dhuruar.
Kam vetëm këtë të vërtetë,
se mes miliona dritave ndriçuar
që kalojnë nëpër botë, nëpër jetë,
unë pata fatin e bekuar
të eci pranë njërës. Dritës së vërtetë.
Dhe ajo mori trajtën e një gruaje,
bekimit Hyjnor që të vjen pranë
Mori emrin tënd.
Luçianë.
Lulja ime e dritës.
Dhe nëse një ditë dikush më pyet
nëse lulet lindin mes nesh,
apo vetëm nga folja mbij,
unë do të buzëqesh
siç buzëqesh njeriu me arsyen e jetës së tij,
dhe do të them: Po.
Ka lule që nuk rriten në tokë.
Ka lule që mbijnë mes syve.
Ka lule që lindin nga drita e fortë.
Dhe unë pata fatin të dua njërën prej tyre.
ENGLISH:
THE FLOWER OF LIGHT
I did not find you in a botanical garden.
Nor in a season with its own pulse of time.
Nor on any road marked by the maps of men.
I found you where the night
had forgotten light without end,
where the silence of age
had begun to seem to me
the only language of the world.
They told me that flowers are born from the earth.
From the rain.
From roots that sink
into the darkness of the soil by themselves.
But no one ever told me
that there are other flowers as well,
those that bloom
from a heart that forgives,
from a soul that waits,
from a woman
who loves in the silence that speaks.
You came without a sound.
As dawn, filled with light, enters
a room where someone
has spent the night awake.
You brought no miracles.
You moved no mountains.
You did not stop time.
You simply did something far more precious,
far more difficult,
you made loneliness
leave without being noticed.
And I,
who had built cities with words,
who had filled books
with loves invented by night and day,
suddenly understood that through imagination I had believed
that words could describe light,
but could never become light.
You knew that.
That is why you never built monuments.
You lit small lamps for life.
A warm cup.
A question for the simple things.
A hand upon a shoulder. A world!
A glance that said: “I am here.”
(yours in every millimetre)
And the world, without realizing it, became lighter.
I remembered reading of kings
who sought immortality in marble.
I remembered seeing names
carved into stone.
But no stone
has ever shone as brightly as a heart
that knows how to love you this much.
No dome
has ever held so much sky
(so many stars when stars take flight)
as two people with sea-and-sun eyes
who have no need to speak.
One night within a dream,
while the moon remained awake
above your face, where you bore the weight,
I understood humanity’s oldest fear—
not death, but absence.
Not the end, but the emptiness
that light would leave behind
if it departed from the everyday.
Then I did not seek some mysterious eternity.
I sought the morning. Your voice.
Ordinary footsteps. An honest life.
Because love, from life itself,
when it springs burning from within,
does not live in legends.
It lives
in the things repeated every day by heart and eye,
and never grow weary
of being miracles.
Today,
on your birthday,
I have no favourite diamond,
nor pearl,
nor kingdom to give.
I have only this truth,
that among the millions of shining lights
that pass through the world, through life,
I was blessed with the fortune
to walk beside one of them. The true light.
And it took the form of a woman,
the Divine blessing that comes near you.
It took your name.
Luciana.
My flower of light.
And if one day someone asks me
whether flowers are born among us,
or only from the verb to bloom,
I shall smile
as a person smiles who has found the reason for his life,
and I shall say: Yes.
There are flowers that do not grow in the earth.
There are flowers that bloom between two pairs of eyes.
There are flowers born from a powerful light.
And I was fortunate enough to love one of them.








Teksa po i lexoj, mendoj:
Sa “ grimca” pjesë jete ,paska brenda një nocioni të madh, në përjetësimin e këtij nocioni ,sinkron e fjalës së shenjtë DASHURI e pastër,
e mermerizuar kaq fort në shpirt, saqë duket sikur ka “ zhvlerësuar” kështu ,edhe mermerin gur!!
Edhe 100 ,Luçi dhe dritë e paçi jetën, si vet emri i saj!
Klb sot!