top of page

Fatmir Terziu: Ky shkrim nuk është thjesht si të tjerët për të Tjerët

Ky shkrim nuk është thjesht si të tjerët për të Tjerët

 

Ky shkrim nuk është thjesht si të tjerët, për të Tjerët , është një fillesë për një libër. Ky libër, në fakt nuk ka një komplot të plotë. Është një përmbledhje tingëllimash të thjeshta, rrahje zemrash të ndjeshme, efekte të shkurtra rreth të mbyllurve të mi në vetvete, në zemër e në mendje, faqe nga kronikat e hershme e të ndjeshme të gazetarisë sime të shkruar, fonike e televizive në Elbasan e në Shqipëri dhe tërësisë me të cilën jeta më ka dhënë tre parime kryesore të një diskursi që thellon respektin dhe mirësinë, dashurinë dhe miqësinë, njerëzillëkun dhe falenderimin. Diku, diku do të jetë e do të mbetet një dëshirë që të rithellohet me një  përpjekje për ese dhe kujtime nga fëmijëria ime.

Me fjalë të tjera, ky shkrim që sapo ka nisur do të jetë si një ekspozitë. Dhe, ekspozita nuk pretendon të jetë një ekspoze dhe ndoshta pret një rreth të ngushtë vizitorësh si fillim, që pastaj nëse do jetë në rreth-kërkesë shikimi, natyrisht do të rivihet në stendë për një sasi të kosiderueshme lexuesish. Jam i tunduar të ndaj mendimet e dy prej miqve të mi të udhës mediatike, me të cilët jeta më ka lidhur qëkur nuk ekzistonte politika e egër. I kam kushtuar rreshta njërit prej tyre në botim. Po flasim për Profesorin Hektor Çiftja, i cili njihet si gazetar, si kryeredaktor për një kohë të gjatë por dhe si një didakt në të shkruar, lexuar e hulumtuar shkencërisht në shumë drejtime, pedagog dhe njeri i nderuar. Ai më përmendi gjatë promovimit të vëllimit tim të dytë “Dashuria Bekohet në Elbasan“ shumë gjëra të vërteta, që më shpien tek ajo që i përmbledh vetë jeta(!)

Pastaj shkoj tek porosia e babait tim të shtrenjtë që më sugjeronte “Nëse nuk ke asgjë të re për të thënë, atëherë është më mirë të mos shkruash fare.“ Personi tjetër është Profesori Eduart Hoxholli, autor i disa librave me vlerë për Elbasanin, që më përkëdheli me „Fatmir Terziu, ky kopshtar merakli i fjalës urëbashkuese elbasanase“. Me një sens realiteti diskursiv, mu duk sikur më foli për shekuj e shekuj të tjerë, për mite të vdekur e të gjallë, pra mu duk se ai më tregoi për atë gur që u zbulua vërtet në Kartagjenë.

Dhe kështu dikur kisha shkruar një artikull për ish-Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, njeriun intelektual dhe mik i paharruar i medias, Qazim Sejdini, që na ndihmonte të gjithëve të medias e të lapsit, me këtë tematikë të thelluar mbi diçka si fjalia e mëposhtme: “Të gjithë kanë shkruar, askush nuk lexon askënd, bota po shembet...“ Dhe dora e tij dridhej, e sytë i përloteshin, kur i dhurova librin tim „Elbasani në Arkivat Britanike“.

E ndërsa sot është një ditë që përkon me datën e ardhjes së tij në jetë, natyrisht nuk mund ta lë mënjanë dashamirësinë e tij të herëpashershme, që nga koha kur drejtonte Dhomën e Tregëtisë dhe Industrisë në Elbasan, e që natyrshëm ishte afër gazetës së asaj kohe „Fjala e Lirë“ që dilte në print, dhe natyrisht dhe të TV lokale të Elbasanit të asaj kohe. Në të njëjtën kohë ai dinte të respektonte dhe ata tek të cilët vitet kishin lënë rudha, dhe bula të sinqerta djerse. Dinte të respektonte babain tim, me të cilin ishin njohur kohërash të tjera, po ashtu dhe vjehrrin tim, me të cilin natyrisht kishin njohje dhe miqësi të vjetra. Por, kjo jo vetëm me mua, ky intelektual i paharruar, kishte shtrëngim duarsh dhe sinqeritet me shumë e shumë të tjerë të medias së asaj kohe. Dhe gjithnjë u jepte prioritet intervistave dhe bisedave të sinqerta dhe pa interes.

Elbasan, 27 Korrik 2021, ora 10:00 am
Elbasan, 27 Korrik 2021, ora 10:00 am

Por dua të theksoj se në kohën që Qazim Sejdini mori pushtet në Elbasan, drejtoi Bashkinë, unë isha kilometra të tëra larg dhe në atë kohë sëmundjet e prindërve nuk më bënë që të kisha shumë lidhje, por edhe pse në raste të ardhjes në Atdhe, natyrisht rastësia na ka bërë bashkë të pimë dhe kafe, madje me respekt reciprok. Nuk do ta harroj kurë ftesën që më bëri për kafe në një nga mjediset e një televizioni lokal, dhe respektin e thjeshtësinë që tregoi atë ditë, duke marë disa nga botimet e librave të mi. Dhe atë ditë shkrepëm në shenjë respekti këtë fotografi që i përket memorjes.  

E më tej ndërsa flas për librin, natyrisht falenderimi special shkon tek Manjola Hatellari, Kryepritësja e Librit “Dashuria Bekohet në Elbasan“  vëllimi i II-të tek „Qemal Baholli“ institucional …

Kështu që hiri im tani do të llogaritet midis radhës së pafundme të (mbi)ekzistencialistëve që mbyllen në vetvete dhe vetëm për vetveten, por dhe të lexuesve të mirë, dashamirë, shpirtmirë..., që në këtë fotografi shprehen me dorën e shtrirë, të artistit vlonjat Fitim Haxhiraj, që në promovim ishte i pari, apo dhe të Meritës, poetes që ka plotë vrull e krenari, Durrësi…  Fatkeqësisht, deri më tani nuk e kam shprehur atë që kam brenda meje. Mendoj se nuk do të dalë kurrë në dritë...

Kjo dëshirë më kujton atë artistin në librin “Omer Pasha“ të Ivo Andrić-it. Ai sheh brenda vetes pamjen e tij më të bukur të ëndrrave, të cilën nuk mund ta pikturojë. Dora e tij nuk i bindet ndjenjës së brendshme. Dhe meqenëse jeta është e brishtë — çfarë ka brenda, del jashtë. Ajo që nuk është aty mbetet me shpresë është tek thirrja nga zemra: Të duam, Nënë Shqipëri, ne, fëmijët e tu mëkatarë!

Njëherë e një kohë, në tokat tona lindën burra të fortë dhe të guximshëm, shqiptarë të guximshëm dhe të patrembur, të cilët guxuan të matin forcën e tyre me vorbulla dhe dragonj, me heronj të famshëm të besimeve të tjera…

Lindën vajza, më të pastra se vesa e mëngjesit, më të bukura se dielli, hëna dhe yjet, më të bukura se buqetat e pranverës…

Lindën ustallarë të aftë, të cilët ndërtuan ura, hendeqe dhe burime të mrekullueshme për të ardhmen…

Lindën folës dhe këngëtarë të tillë të ëmbël, zëri i të cilëve mjaltë arriti në qiell, në qiell dhe në zemër, "fjala e mirë" e të cilëve përhapet nga shekulli në shekull, dhe madje edhe sot e kësaj dite, lavdia e burrave të fortë dhe të guximshëm, shqiptarëve të guximshëm dhe të patrembur…, e vajzave, më të bukura se dielli…, e artizanëve të aftë, të cilët ndërtuan ndërtesa të mrekullueshme për qytetin e ardhshëm.

Varet nga ne – të mbrojmë, të tregojmë, të ringjallim, të ndërtojmë, të mbrojmë, të ruajmë të kaluarën tonë, historinë tonë, traditat tona, lirinë tonë, vendet tona të shenjta shqiptare, në mënyrë që nëna Shqipëri ta ketë atë!

Shqipëria nuk ka mbijetuar rastësisht!

Shpirti shqiptar ka kaluar nëpër skllavëri, sprova, shpata dhe hi dhe është ringjallur përsëri, falë bëmës së paraardhësve tanë heroikë-martirë. Për shkak të këtyre shqiptarëve të njohur dhe të panjohur që u persekutuan, u torturuan, vdiqën, por mbrojtën vendet e shenjta shqiptare. Paraardhësit tanë të denjë e çmuan dhe mbrojtën besimin, familjen dhe atdheun tonë të shenjtë.

Dhe të gjithë ne, sot, nëse jemi shqiptarë të vërtetë, kemi detyrën morale dhe thjesht njerëzore të vazhdojmë këtë punë – të ruajmë për brezat e ardhshëm vendet e shenjta të Shqipërisë – këto fortesa të shpirtit shqiptar.

1 comentario


Invitado
15 jun

Shkrimtari Fatmir Terziu eshte intelektuali i shquar i koheve te reja . Ka nje formim intelektul , kompleks , qe fillon nga gazetaria dhe perfundon te poezia dhe filozofia kohore . Emigroi jo thjesht , per mbijetese ,por me synimin e komletimit te arsimimit te vet dhe te femijve dhe ja ka arritur ne menyren me te mire te mundeshme . Prodhimtaria e tij letrare ploteson nje sirtar biblioteke . Krahas plotresimit te vet intelektual , ka tregur vemendje , per krijim in e mundesive te bashkekombesve , ne shume drejtime , nje prej te cilave eshte krijimi i portalit "FL" .Ne kete shkrim komuikon me koleget e vete te fillimeve gazetareske . I uroj suks…

Me gusta

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page