top of page

Fatmir Terziu: Ju faleminderit nga zemra! Mirrënjohje.


Dhe ja erdhi 60-ta. Erdhi dhe u bë më e bardhë, e munguara e urimit për të ishte një filozofi nga ëndrra, dhe në të qielli ishte më i pastër. Më blu. Më e qartë u bë nga urimet e qindra e qindra miqve, për të mos shkuar në katër shifra dhe që ndoshta natyrshëm ndjesinë e tillë e shumëzuan. Tjetra ishte një arsye festive familjare, dhe pjesa më e bukur e urimit nga Princesha Elize, apo vargjet, që për herë të parë miku i nderuar, Prof. Dr. Eshref Ymeri i ndërtoi përzemërsisht, jo thjesht si urim shenjtërie nga SHBA. Po nga vendi i Lirisë, shkrimtari Shefqet Meko ndërtoi një urim ndryshe, ndërsa nga Peja, krijuesi Minush Hoxha mblodhi një musht shpirti, një urim sinqeriteti të paharrueshëm. E mbi të gjitha ishte surpriza që shkrimtari, poeti dhe kritiku Xheladin Mjeku nga Prishtina e bëri me një libër dhuratë të dedikuar pikërisht për këtë ditëlindje.

Dhe unë rilinda për të shkuar më tej, sikurse e paracakton filozofia e gjashtëdhjetës. Rilinda vërtet mes miqsh, mës kolegësh, pra mes vetë asaj që parathotë forma shpirtërore e vetë 60-ës. Ajo, sikurse dihet përfaqëson përfundimin dhe përmbushjen. Ashtu sikurse izraelitët përfunduan udhëtimin e tyre nëpër shkretëtirë në 60 vjet (Eksodi 16:35), arritja e moshës 60-vjeçare nënkupton përfundimin e një faze jete dhe fillimin e një kapitulli të ri të mbushur me mençuri dhe përmbushje.

Me këtë rast, me këtë lidhje në ditëlindje, me këto mesazhe dhe urime, unë dhe familja ime, bëhemi të detyruar mijëra herë që të Ju falenderojmë publikisht me urime të ndërsjellta për Ju, familjet tuaja, me mbarësi dhe shëndet, prosperitet dhe begati, arritje dhe suksese, kudo dhe kurdoherë. Qofshim borxhlinj të Zotit dhe të udhës së Tij, por dhe shpërblyes të Fjalës dhe Urimeve që ma bënë ditën e dekadës së gjashtë një pikënisje të re… Ju faleminderit nga zemra! Mirrënjohje.


45 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page