Shpalosja e memorjeve të së kaluarës është një mundësi e ofruar nga shenjat e saj mirëmbetëse. Misteret, historitë, dramat, ndodhitë, besëtytnitë, zbulimet, trazirat, respektet, rrjedhat, rrënjët, familjet, personat, individualitetet ... të gjitha përfundimisht zvogëlohen në gurin që ne mbështjellim për të gjetur gjurmë të fateve të atyre që janë përpjekur të bien në sy të paktën shkurtimisht në këtë tokë. E ndërsa guri është shenja e fundit, shenjat e tjera udhë-midisëse na shpien tek rrënjët. E rrënjët shpesh kanë një emocion më të madh, më të ndjeshëm se vetë ardhja në jetë, më shumë se Ditëlindja, që festohet në udhë e sipër.
***
E kaloj pragun e Koçarenit, i cili ka tërhequr të gjithë memorjet e kohërave dhe i ka vënë poshtë gurit, që mban në vevtete, gjuhë, pëshpërimë, sinjale të brendshme e të pandjeshme, e mbi të gjitha vëmendjen e botës moderne të brezave që vijnë e ikin, tashmë duke e hedhur syrin dhe shikimin vetëm në fotografi e në memorje. Ndodh në disa raste, dhe jo në pak të tilla, vetëm pas shfaqjes së memorjes enigmatike që kaplon si në bestsellerin e Dan Brown, The Leonardo Shipher, dhe natyrshëm me një puls të shpejtë. Qënia, ekszistenca, memorja, madje dhe vetë fati i së shkuarës ikën, përfjetet dhe vetë jeta nënshkruan taktin të dridhej e gjithë ajo që fshehin gurët nga emocioni, pasi memorja vetë sapo kishte fluturuar dhe ishte puthur nga Vendlindja ime e dashur, pas një ndarjeje disavjeçare.
Jam i përgatitur të kaloj orë të tëra nën boshllëqe, të rënduara me merimanga, me armatura gurësh që ende qëndrojnë si stoli dhe centimetër pas centimetri fiksoj një fjalë të ndryshuar për të shqyrtuar, për të ngulur sytë, për të depërtuar përtej gurit dhe kohës. Për t'u tretur në atmosferën magjike të këtij vendi, për të kuptuar, nëse është e mundur, të paktën një grimcë të mesazhit të Fillimtarëve, të cilët i kanë ngulitur simbolet e tyre në një levitacion guri, të ngrirë prej shekujsh në kupolat mbi praninë kureshtare njerëzore.
***
Jo më larg nga ajo pikë që ndan memorjet e gjalla me ato nën gurë ndodhen dy shenjëza jetësh, që mbajtën në gjirin e tyre fate të ndryshme. Në këto shenjëza lindi dhe u rrit, u edukua dhe u mishërua rrënjësisht me rrënjët e fisit të tij emërmadh, Hasani, por më së shumti nga dy prindër model, ku i ati arsimtar, kishte dyfishin e peshës për jetën, dhe udhëjetën e djaloshit që kishte talentin e tij që në fëmijëri. Ai ishte i dhënë pas fjalës, oratorisë, ndjenjës dhe modelit të së ardhmes. Ai ishte Mehmet Zylfi Hasani. E ndërsa e ndjen në sfondin bardhë e zi të memorjes, në realitet vetëm në vite të tëra pas e fikson në Londër, aty para „Imperial“, në Kilburn High Road të pish një kafe.
***
Ndoshta memorja ime e grimit të kafesë në Londër tashmë shëtit dhe pikëtakon një mësues te shkolla e mesme e Kamzës, një mësues në shkollën e mesme të Kërrabës, një nëndrejtor në shkollën 9-vjeçare të Qesarakut, por dhe një intelektual, kuadër të dëgjuar nga Trebishti, që më pas u bë banor i Steblevës, një drejtues me nivel profesional në të gjitha kohët, i aftë për shkollën, nxënësit, prindërit, në punët e drejtimit të ekonomive bujqësore të asaj kohe, por dhe si një figurë qendrore, pasi ai ka qenë kryetar i Komisionit të Arsimit dhe të Kulturës, në Këshillin Popullor të rrethit të Dibrës. Mehmet Zylfi Hasani, nuk i bëri vetëm realitet ëndrrat e prindërve, por si në Steblevë e në Trebisht, ai ktheu në realitet gjithë strukturat dhe institucionet që drejtoi, si Kryetar i Këshillit të Bashkuar apo dhe më gjerë.
E kështu ndërsa rend të shkund memorjet atje larg, shikoj se centimetër pas centimetri ka aq shumë shënime, sa pyes Zotin: O Zot i Madh sa shumë gurë duhen për të mbajtur frymëra të tilla?! Dhe frymërat e shumta, meritore si kjo e Mehmet Zylfi Hasanit më ndjekin të shkruaj pa më shumë rreth tij...
***
Mehmet Zylfi Hasani u lind më 18 shtator 1951, në Trebisht-Bala, në një familje me emër. Gjysh Hasan Destani, ishte sipërmarrës në Vlorë, në vitet 1920-44, me dy shtëpi të mrekullueshme, moderne, të ndërtuara me stilin e tij, modelin e tij si sipërrmarës, pra një në Vlorë dhe një në Trebisht-Bala, pikërisht atje lart në majë të Lagjes, Cenaj, afër Koçarenit në Gollobordë, që mban e shtrin gjerë e gjatë centimetra memorjesh nga dje për sot. Babai i tij, Zylfi Hasani qe arsimtar, nga më të vjetrit në krahinë, që arsimoi breza e gjerat të tëra djemsh e vajzash. Xhaxhai i tij, Sefedin Hasani, qe arsimtar. Gjyshi ishte dhe kryetar i Këshillit Antifashist gjatë Luftës, për llogari të së cilës mobilizoi 200 partizanë nga Trebishti. Edhe vetë Zylfiu qe partizan i Brigadës së IV Sulmuese.
Mehmeti e kreu arsimin 7 - vjeçar me shkollën e atëhershme "10 Dëshmorët", në Trebisht (Sot shkolla 9-vjeçare). Në vitin 1969, mbaroi shkollën e mesme pedagogjike "Luigj Gurakuqi", Elbasan. Punën si mësues, në Steblevë e kreu në periudhën 1969 -72., ndërsa në vitet 1972-75 kreu shërbimin ushtarak të detyruar. Më 1 mars 1976, ishte drejtor i shkollës në Fushë-Studën, detyrë që e kreu deri në shtator 1981. Në vitin 1978, mbaroi Institutin 3- vjeçar "Aleksandër Xhuvani", në Elbasan, për Gjuhë- Letërsi, pa shkëputje nga puna, me korrespodencë.
Për arritje të mëdha në arsim, ai më 1979, u dekorua nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me medaljen"Naim Frashëri". Në shtator 1981, ishte drejtor i shkollës mesme bashkuar Klenjë, detyrë që e kreu deri në vitin 1998. Pastaj, ka kryer detyra partie e pushteti, deri 1991. Ishte kryetar i Komisionit të Arsimit, për një mandat katër vjeçar.
Në vitet 1992-97, ishte mësues në rrethin e Tiranës Zall-Dajt, Kërrabë, Laknas etj.. Më 1998, qe drejtor shkolle në Baldushk, ku qëndroi deri 2001. Në vitet 2002-2005, ishte drejtor i shkollës mesme, Kamëz, ndërsa në vitet 2007-2014, qe mësues letërsie në gjimnazin e Kërrabës.
Gjatë periudhës shtator 2014- 18 shtator 2016, ishte zëvendësdrejtor (kur organika nuk kishte drejtor) i shkollës "17shkurti" në Qesarak, Tiranë. Në vitin 2001, botoi librin "Vështrim në vite", në vitin 2006 botoi librin "Mesazhe jete" dhe në vitin 2016, botoi librin "Visare të Gollobordës", të tre libra letraro-publicistikë për gjuhën, kulturën, traditat, historinë, figurat, arsimin në Gollobordë. Me dhjetëra janë materialet referuese në përvjetorë, promovime librash dhe me dhjetëra janë dhe artikujt e shumtë që ka botuar në gazetat “Dibra”, “Mësuesi” dhe “Stebleva“ e mjaft të tjera.
***
Kështu shkëpus penën time nga shënimet për Mehmet Zylfi Hasanin, dhe i mëshoj një fati që shkruhet tej gurëve. Aty ku zë fill tradita, jeta, rrjedha, familja. Aty ka një peshë të madhe modestia e Verës, bashkëshortes së Mehmetit, një zonjë grua nga fisi i nderuar Pirrushi i Stëblevës, që bashkë lindën, rritën dhe edukuan Mirelën, mjeken me emër deri në Londër, dhe po aq arkitektet e vlerësuar në Londër, Donilda. E aty jashtë të gjitha urimeve për jetë të gjatë, dhe Gëzuar Ditëlindjen Mehmet Zylfi Hasani, lumturohem nga arritjet dhe vlerat…
Shpirti im ngrihet përsëri lart. Rruga nëpër kohë ndonjëherë përshkon hapësirën në vende të tilla. Ndjenja në të është e një vazhdimësie depersonalizuese drejt pafundësisë. Nuk ka rëndësi kush je, si e ke emrin, apo sa do të qëndrosh në këtë botë. Sepse nuk është i vetmi. As finale. As pikën ku besoni se jeni të rrënjosur…
- Prandaj, i them vetvetes, kur të ngjitesh, në Koçaren, nën mushtin e së cilës janë varrosur rrënjët, kërko me forcë që të gjesh mesazhet në ndonjë fotografi të shkrepura nga ish-kolegu i babait të Mehmetit, i ndjeri Ismail Nuredin Sinani, të qartësoj më tej. Por kohërat bëjnë të tyren. E vetja mbetet si një prognozë mjeshtrash në grykë të thella nënkuptimesh dhe fatesh të mbetura dhe të tretura bardhë e zi.
***
Grykat e thella të mjeshtrave që gdhendën planet e tyre për zbukurimin e jetës në tërësinë memoriale të sotme më hipnotizojnë pa asnjë të dhënë për kohën që ka kaluar. Unë jam gati të mbyll gojën këtu për të mos humbur detajin më të vogël të dizajnit të ngulitur në gurin që e ka mbajtur deri më sot. Le të më zbulohet. Flisni me mua. Dhe më lidh me të tërën të cilës i përkas…
***
Megjithatë, diçka e rrumbullakët, e ngrohtë dhe e rrjedhshme më shtyn mënjanë. Në mënyrë kategorike. Asnjë fjalë. Dhe pa falje. Kthehem në realitet, kthehem i indinjuar. I drejtuar në ijën time, një stomak i fryrë i mbuluar nga një pulovër, që thith lëngun e kripur dhe thartimin e lëngshëm që përthith në mënyrë të pacipë centimetra që tërhiqen. Një dorë me flokë shtrihet përpara me një xhesem të ndezur dhe fillon të fotografojë brutalisht murin.
- Heh heh - rrëmbeu zëri nga thellësia - shpirt, hajde këtu të shikosh çfarë trungjesh kanë prerë! Le të klikojmë një selfie dhe të shkojmë, jam lodhur nga ajo ngushtësi...
… Qielli i tejdukshëm me shi jashtë më shkëlqen me sytë e ndritshëm dhe të sjellshëm të ekzistencës. Unë jam këtu. Dhe memorja është këtu. Thjesht ripyes veten ndonjëherë se si, Zot, i ke lënë vend të tjerëve kur ne jemi çdo pëllëmbë e saj? Prandaj, nëse dollinë e kësaj ditëlindjeje miq, të afërm, familjarë, kolegë, e të tjerë, ma mbani, uroj jo, thjesht, vetëm Gëzuar Ditëlindjen Mehmet Zylfi Hasani… Edhe 100!
Comments