top of page

Fatmir Terziu: Himn lirik për Elbasanin

  • Jul 3
  • 2 min read

Himn lirik për Elbasanin

 

S’më thërret veç emri yt më thërret ky zgjim,

ku koha gdhënk ujë në kupën e përjetësisë,

çdo gur është një psalm, çdo dritare një agim,

ku heshtja shkruan ungjillin e njerëzisë.

 

Shkumbini s’rrjedh, ai mendon me valë,

mbledh copëra qielli në çdo pasqyrim,

e i çon te muret, që t’u falë një fjalë,

siç fal pema hijen pa kërkuar shpërblim.

 

Kalaja nuk ruan veç portat e qytetit,

por drojën e ndjeshme të shpirtit njerëzor,

aty era lexon dorëshkrimin e planetit,

me nur karakafteje e frymëzim hyjnor.

 

Elbasan, ti s’je vend, je një mënyrë drite,

ku njeriu bëhet urë mes tokës dhe yllësisë.

Sa herë kërkon të gjejë traditën në rite,

ajo nis vallen nga zemra e kumurisë.

 


Ullmar Qvick
Ullmar Qvick

Falenderoj mikun e nderuar shkrimtarin dhe studiuesin suedez, Ullmar Qvick, për përkthimin në gjuhën suedeze:

 

 

Fatmir Terziu: En lyrisk hyllning till Elbasan

 

Det är inte bara ditt namn som kallar på mig, utan detta uppvaknande,

där tiden öser vatten i evighetens kalk;

varje sten är en psalm, varje fönster en gryning,

där tystnaden skriver mänsklighetens evangelium.

 

Shkumbin flyter inte bara fram; den begrundar med sina vågor,

samlar himlens skärvor i varje spegling,

bär dem till murarna för att skänka ett nådens ord,

likt trädet som ger sin skugga utan att söka belöning.

 

Fästningen vaktar inte bara stadens portar,

utan också den mänskliga själens ömma bävan;

där läser vinden planetens manuskript,

i skenet av uråldrig visdom och gudomlig inspiration.

 

Elbasan, du är inte bara en plats; du är ett ljusets väsen,

där människan blir en bro mellan jorden och stjärnorna.

Närhelst man söker traditionen i riterna,

inleder den sin dans i turturduvans hjärta.

1 Comment


Fatmir Terziu
Jul 03

Përpara se fjala të bëhet urë mes dy gjuhëve, ajo duhet të kalojë përmes zemrës. Pikërisht këtë ndjenjë më dhuroi miku im i nderuar, shkrimtari, studiuesi dhe albanologu suedez Ullmar Qvick, duke përkthyer në gjuhën suedeze poezinë time “Himn për Elbasanin” me titullin En lyrisk hyllning till Elbasan. Ky nuk është thjesht një përkthim letrar; është një akt dashurie ndaj një qyteti shqiptar, ndaj kulturës sonë dhe ndaj frymës që e mban gjallë poezinë. Prej dekadash, Ullmar Qvick i ka kushtuar jetën gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare, duke u bërë një nga miqtë më të mëdhenj të kombit tonë.

 

I dashur mik, Ullmar Qvick,

 

Mirënjohja ime për Ju është shumë më e madhe se sa mund ta përmbledhin…

Like

Shkrimet e fundit

bottom of page