top of page

Fatmir Terziu: Gonxhe vere në Tiranë

  • Jun 10
  • 1 min read

Gonxhe vere në Tiranë

 

Kambana

në Kishën përballë Bankës Kombëtare

nis të bjerë lehtë,

në shenjë të ardhjes së verës,

për të zgjuar gonxhet,

për të përhapur nektarin dhe polenin,

për t’i ftuar bletët

në meshën e luleve

dhe të diellit.

 

Një fëmijë i harruar aty pranë

shkul gonxhe trëndafilash të kuq në Tiranë.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page