top of page

Fatmir Terziu: Gëzuar me artefakt



 


Fatmir Terziu: Gëzuar me artefakt




Ja. E ndiejmë rrokadën e viteve,

çfarë ndiejnë sytë e mi,

duke ngritur gotën, duke pirë,

rrëmojnë mes miteve,

të rizgjojnë artefaktin më të mirë.

 

E sytë tanë? Ku vanë?

Thërrasin, ndrojtjet e rinisë sonë,

që të risjedhin udhën tonë, më pranë.

 

Ti hesht, më shikon, ngrin si një ikonë,

ndërsa me heshtje miratojmë se koha na kujton

mijëra vjet ekzistencën tonë.

Por që rrokada të mos na gjej buzët bllof

si një mbretëreshë më fton

të mbushim gotat me fron.

 

Një botë tjetër, mbush e zbraz gotën e trazuar,

e lëngët, e ardhur si burim me forcë mbi shkëmb,

dhe mund të ishte ndryshe përveç se urimi Gëzuar,

që përkthehet në një këngë,

mes puthjeve tona duke e kënduar…

 

… në vetën e dytë, të tretë, por gjithnjë si më parë

që kjo rrokadë e përhumbur në fjalë,

të na sjell një vit më të mbarë.

 

Dhe kështu e ndjej nëpër buzë në fakt

është një Gëzuar me artefakt.

26 views2 comments

2 comentarios


Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
31 dic 2024

        I dashur e nderuar miku ynë Profesor Fatmiri, Gëzuar Vitin e Ri 2025! Urojmë përzemërsisht,  që filmi i jetës tuaj familjare të ketë vazhdimisht kolonë zanore meloditë

 më të bukura të dashurisë e lumturisë, dhe në fushat e krijimtarisë të korrat më të mira! 

                                         Kozma Gjergji 

                                Venecia, 31 dhjetor 2024.

Me gusta
Invitado
31 dic 2024
Contestando a

Respekte miku im dhe qofshi Gëzuar familjarisht.

Fatmiri

Me gusta

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page