top of page

Fatmir Terziu: Gëzuar Dita e Librit!


Përshëndetje miq! Gëzuar Dita e Librit! Për mua, libri është sikurse rrugët e jetës. E në këtë lidhje rrugët e jetës janë një frymëzim që vetë jeta vazhdon, një zgjedhje për të shkuar nga një gjeografi të panjohur dhe për t'u kthyer në një gjeografi të njohur, një mishërim i lëvizjes dhe një shans për të marrë pjesë plotësisht në qenie dhe ekzistencë. Si vëzhgues, ose si një personazh kryesor në kohën e duhur. Është emocionuese, apo jo? Këtë e tregojnë rrugët që zgjedhim, kjo tregohet nga librat që shkruajmë dhe nga ata libra që lexojmë. E ndoshta më tej…

Lexova sot në këtë ditë të shënuar për Librin të thuhej nga dikush se ka një “letërsi emigrante”? U ndala se dua të them hapur, ky koncept, i marrë nga fjalori politik, është diskriminues? Ka letërsi shqiptare, të cilën këto kohë e pasurojnë autorë, bashkatdhetarë që jetojnë jashtë. Nuk më pëlqen më as termi “emigrant”. Ne jetojmë në një botë globale. Zgjedhja për të punuar diku tjetër është e drejta e njeriut numër një në etikën e globalizmit. Vendi ku i përkisni në shpirt dhe ku zgjidhni të qëndroni është gjithashtu një vendim individual që duhet respektuar. Dikur “emigrant” nënkuptonte edhe të qenit i pakthyeshëm. Ideologët komunistë i shtuan më shumë negativitet termit, duke i quajtur emigrantët apostatë. Nuk pajtohem fort! Unë njoh shqiptarë që jetojnë jashtë vendit tonë, të cilët janë shumë më patriotë në vepër dhe mirëkuptim se sa bashkatdhetarët tanë në vend. Pra, lajmi i mirë është se letërsia jonë mund të përfitojë vetëm nga një këndvështrim më kozmopolit shqiptar i shprehur në studimet e avancuara e bashkëkohore, në poezinë dhe prozën e autorëve tanë që jetojnë jashtë Shqipërisë. Ne nuk jemi të huaj për të tonat dhe nuk dëshirojmë të ndahemi nga proceset kulturore në atdheun tonë.

Kalaja ime është Atdheu, sigurisht! Ajo është shtëpia e shpirtit tim. Pjesa tjetër është vetëm një ndryshim mobiljesh. Për udhëkryqet si unë, shtëpia duhet të jetë një kështjellë me rëndësi historike të përjetshme. E hapur për vizitorët që vijnë në të vetëm si miq. Ishujt e mi janë të ngushtë. Unë vetëm zbavitem me ta, si Guliver në vendin e gjigantëve. – Po krijojmë një univers anglo-shqiptar. Mbretëria është e populluar nga njerëz të vërtetë (dhe jo të trilluar). Ajo është një zbulim për shkrimtarin e letërsisë artistike dhe është plot ndjeshmëri. Prozë e rendit më të lartë. E shkurtër, e zbukuruar, pa muhabet... E them këtë, jo për mirësjellje, por për të folur për letërsinë - ndoshta ajo që quhet diku „harakiri“ të shpëton jashtë? Çfarë në fakt e shpëton identitetin tonë shqiptar këtu?

Identiteti im shqiptar është shumë më i fortë se unë, saqë edhe në momente dobësie më fërkon me faktin se nuk mund të jem askush tjetër! Meqë ra fjala, kjo mahnit edhe njerëzit më kokëfortë që duan të më ndryshojnë. Sa i përket të shkruarit, është frymëmarrja e shpirtit tim. Nuk po përpiqem të jem patetik tani, po tregohem brutalisht i sinqertë si në krijimtarinë time. Të shkruarit është një nga kuptimet e jetës sime. Nuk ka shpëtim tjetër.

Shpëtimi në rrënjët e tij është realitet i pastër për mua. E dini, vitet e fundit pata rastin të kaloj disa orë më shumë në afërsi të shtratit të prindërve të mi të dashur, që ndërruan jetë, ku është shtëpia ime stërgjyshore. Dhe unë fjeta ato orë në shtratin primordial të hekurt, ku fizikisht, për botën e bardhë, u krijua kjo familje ime e zgjuar dhe e mençur Terziu. Dhe kur u zgjova, kuptova se ky kishte qenë rimbushja ime vjetore, një rilidhje nënndërgjegjeshëm me paraardhësit e mi që më qetësuan, më brohorisnin dhe më udhëzuan përsëri me sigurinë se kudo që shkoja, isha i tyre, djali i gjakut, i cili thjesht duhet të ndjekë jetën e tij dhe ta dijë se atje është shtëpia e tij. Se rrënja më pret. Se nuk ka rrezik të transplantohet diku tjetër. Dhe kjo më dha forcë për të shkuar. Sepse do të kthehem përsëri. Dhe një ditë do të qëndroj. Dhe jo vetëm por me këta librat e mi dhe me të tjerë që do të vijnë…

 



Titujt e librave të mi (Fatmir Terziu) që janë botuar janë si më poshtë:

 

 

1.     DJALLI I ARGADASIT -tregime-

2.     MOS HESHT -poezi-

3.     TEARING UP THE PAST -tregime-

4.     Eagles' Voices -poezi-

5.     KOHËBOTA -poezi-

6.     Një sy pas në letërsinë për fëmijë -studim-

7.     KRITIKA NDRYSHE: -Vëzhgim në brendësi të prozës e poezisë shqiptare- Pjesa e Parë -studim-

8.     KRITIKA NDRYSHE: -Vëzhgim në brendësi të prozës e poezisë shqiptare- Pjesa e Dytë -studim-

9.     POEZIA, ‘HARAÇI’ TJETËR PËR KOHËRAT -studim-

10.  Lumenjtë e ëndërrave -poezi-

11.  Grykës -roman-

12.  LOTËT E VIRGJËR -poezi-

13.  Bunari -roman-

14.  Joni Poetik 1-studime-

15.  Joni Poetik 2-studime-

16.  KOJRILLAT -roman-

17.  Miriapodë – poezi-

18.  Blirët e Pejës -roman-

19.  Xhungël mendimesh -poezi-

20.  Fijet e barit të thatë -roman

21.  ELBASANI NË ARKIVAT BRITANIKE -studim-

22.  Era nuk jepet me qira -poezi-

23.  DISIMETRIA, UNIVERSIALITETI, OKSIMORONI, (ANTI)MISIGONIA – studim-

24.  Pas shiut (After the rain) -poezi-

25.  Zjarri është Blu -poezi-

26.  Turma Letrare: “CLIQUE” -studim-

27.  Mbi dudë -roman-

28.  Folie à Deux -tregime-

29.  DASHURIA BEKOHET NË ELBASAN -poezi-

30.  TOPONIMIA E GOLLOBORDËS: DISKURSI I DYGJUHËSISË DHE DERIVATI I .. studim-

31.  At ... -poezi-

32.  THE MYSTERY of Albanian beauty in London – roman-

33.  Eh, “Floku i Behijes”, eh…-studim-

34.  DASHURI JUGU -poezi-

35.  Liria në Optikën e Letrave të Vilhelme Vranari Haxhiraj -studim-

36.  The House in the Frame -roman-

37.  The Ëell -roman-

38.  PARITET -filozofi-

39.  The language of gestures -poezi-

40.  Influenca diskursive e krijimtarisë shqiptare në Suedi -studim-

41.  Në errësirë nuk duhen shenjtorë -tregime-

42.  DHOKSOLOGJIA E ATDHEUT ose “Diskursi Bashkëkohor” i Fatmir Terziut -studim-

43.  Diskursi i bukurisë së dhimbjes tek krijimtaria e shkrimtarit Uran Butka -studim-

44.  Rrëfenjat e Xha Avramit – tregime-

45.  Shtëpia në kornizë -roman-

46.  Djalli i Argadasit -tregime-

47.  Media, technology and everday life -studime-

48.  Princesha Elize -poezi-

49.  Misteriozja -tregime-

50.  Ecje në qelq -poezi-

51.  Borxh ajrit -poezi-

52.  Emër global i arkitekturës … -monografi studim-

53.  Modeli shqiptar i integrimit -monografi studim-

54.  Vetingu në Vilën e Madhe -Dramë-

21 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page