top of page

Fatmir Terziu: Edukimi përmes kulturave bujqësore dhe transferimit të tyre tek brezat


Edukimi përmes kulturave bujqësore dhe transferimit të tyre tek brezat


 Nga Fatmir Terziu


Edukimi përmes kulturave bujqësore dhe transferimit të tyre tek brezat në rritje është më shumë se një shembull poezitiv. Këtë e ka bërë gjithnjë e në vazhdim agronomi Përprim Muça. Në një farë mënyre ky kopësht ka kthyer vëmendjen e një shkolle brezash, që natyrshëm mund ta quajmë “Kopshtarët e vegjël”. Dhe kështu  “Kopshtarët e vegjël” i agronomit Përparim Muça është një projekt në thelb që mbetet të shikohet nga mjaft të tjerë si një projekt për fëmijë i drejtuar dhe zbatuar nga vetë specialisti në fjalë me mbështetjen e familjes së tij dhe shoqërisë lokale që menaxhon kopshet në përdorim të lirë si jofitimprurëse që synon të angazhojë, edukojë dhe fuqizojë fëmijët dhe të rinjtë.

Projekti i tillë mund të shërbejë padiskurtim për ndërtimin, mbjelljen dhe kujdesin për një kopsht të përbashkët. Ai mund të shërbej gjithashtu si një mjet i rëndësishëm edukimi për më të rinjtë (nga 5 deri në 12 vjeç), si dhe një mënyrë për të forcuar lidhjet ndër breza në komunitetin metropolitan, dhe pse jo në atë shqiptar që jeton, aktivizohet dhe edukohet në Mbretëri të Bashkuar, edhe në mjaft raste për ata që studiojnë agrokulturë, që në jo pak raste mbetet i munguar midis tradicionales dhe edukimit adekuat. Projekti i tillë mund të synoj të nxisë një kulturë mentorimi dhe të ndërtojë aftësi gjatë gjithë jetës, të krijojë një qëndrim të shëndetshëm ndaj ushqimit dhe jetës në përgjithësi, lidhjes me natyrën dhe shkëputjes nga teknologjia.

Pjesëmarrës në këtë projekt mund të jenë nxënës nga shkollat ​​suplementare shqipe dhe përreth. Pjesëmarrësit e synuar mund të jenë fëmijët për shkak të mungesës së kontaktit të tyre me kopshtet dhe bujqësinë lokale, ndryshe nga fëmijët nga pjesët e largëta të Londrës dhe zonës ku agronomi Përparim Muça aktivizon traditën e tij dhe e ushqen atë tek breza të ndryshëm të familjes së tij të dashur.


Projekti mund të krijojë kopshtin e parë komunitar të udhëhequr dhe menaxhuar për të mirën e fëmijëve të moshës pesë deri në dymbëdhjetë dhe komunitetit të tyre. Një mjedis mësimor interaktiv do të nxitet për t'u mësuar fëmijëve aftësi të dobishme gjatë gjithë jetës si: ushqimi dhe njohuritë mjedisore, kreativiteti, përshtatshmëria, ndjeshmëria, aftësitë sociale dhe puna në grup. Agronomi Përparim Muça me këtë rast padashje dhe me përkushtim profesional synon të rris ndjeshëm pjesëmarrjen e fëmijëve të familjes së tij të dashur në aktivitete në natyrë si kopshtari, të cilat do të përmirësojnë aftësitë e tyre sociale dhe shëndetin e tyre.

Duke shtuar se një projekt i tillë, duke parë aftësitë e tij profesionale dhe produktet që ka nxjerr nga kopshti në përdorim do të krijoj një brez ku të fitohen aftësi dhe njohuri bazë për rritjen dhe kultivimin e perimeve, të cilat do të rrisin ndërgjegjësimin për marrëdhënien tonë me ushqimin dhe trupin, përdorimin e ushqimit miqësor ndaj mjedisit dhe ndryshimet klimatike. Do të promovohet një mënyrë jetese e shëndetshme për të gjithë familjen dhe vazhdimi i traditës bujqësore shqiptare edhe tek brezi në emigrim në Mbretëri të Bashkuar.

Aktiviteti kryesor mund të jetë edhe organizimi i vizitave edukative grupore nga fëmijët dhe shkollat. Udhëheqësi i projektit do të udhëheqë një mësim 40-minutësh mbi rritjen e perimeve në muaj dhe do t'u japë fëmijëve mundësinë të shohin se si mbillen farat, si kujdesen bimët dhe si korren prodhimet. Gjatë vizitës mund të shfrytëzohen minutat e mbetura të fokusohen në lojëra dhe aktivitete arti e artizanale. Fëmijët mund të angazhohen në aktivitete të tilla si piktura me fara dhe shkumësa, krijimi i një 'strehimi të insekteve', ushqyes zogjsh dhe shumë më tepër.

Pjesa e dytë e projektit mund të konsistoj në krijimin e videove trajnuese mbi mbjelljen dhe rritjen e perimeve. Këto video do të drejtohen nga specialisti Përparim Muça dhe do të interpretohen nga të gjithë. Duke i krijuar ato, mund të synohet krijimi dhe rritja e një kopshti më të aksesueshëm dhe të dukshëm për brezin e ri, i cili do të sigurojë burime të qëndrueshme për të ardhmen dhe mosharresën e traditës së bukur shqiptare të bujqësisë.

21 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page