top of page

Fatmir Terziu: DIRIGJIMET E SË DIELËS PËRTACE "KOLLITEN" DASHURI


DIRIGJIMET E SË DIELËS PËRTACE "KOLLITEN " DASHURI

 

Të gjithë e kemi një të Diel.

Një të Diel përtace,

dhe pastaj e dëgjojmë

zemrën e saj të fryhet e shfryhet,

tollumbace,

përmes sekreteve të natës

që „kolliten“ dashuri

në ditët e javës.

 

FAT (I) MIR

 

Unë jam një disiplinë

që rritet

në çdo stinë.

 

MIDIS KLLAPAVE

 

(Ti) (pse)

është një fjalë

kontrolli i së cilës

qëndron prej mundit

në shkronjën e parë

dhe arsyetimi tek e vërteta,

vihet në dyshim nga e fundit.

Përgjigjen e ka kuleta!

 

KOHA PËR „VETVETEN“

 

A vishet pjekuria vetë

vetëm për t'u përshtatur

ndërsa shpirti i huaj i papërpunuar e zhvesh atë

„nudo“

çdo

herë

pa zë?

 

VIZATIME TË MARRËMENDSHME

 

Më ngatërrove majat e lapsave,

më parë shkruanin poezi.

 

Tani, vizatojnë në vija të hutuara,

Harkore,

duke vizatuar pa qëllim,

fjalët në skica të një psikopatie amatore.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page