top of page

Fatmir Terziu: Arsyetimet e këqija për leximin e Kadaresë


Arsyetimet e këqija për leximin e Kadaresë

 

E kanë lexuar, apo s’e kanë lexuar Kadarenë?! Grupe-grupe, por më së shumti individë të “shkolluar” ngrejnë një problem, rreth diskutimeve dhe mendimeve që jepen nga disa të tjerë të “shkolluar” për shkrimtarin Ismail Kadare, duke cituar se ata që flasin për Kadarenë, nuk e kanë lexuar atë. Unë nuk dua të gaboj, të them të kundërtën, por në atë që ata shprehen, mendoj se e kanë për librat e shkrimtarit, që u nda nga jeta para ca ditësh, jo për leximin e tij (leximi i tij ka kuptim ndryshe?!).

Në rininë tonë, ose më së shumti në ditët e shkollimit të brezit tim, në monizëm, nëse pyesje dikë pse duhet të lexosh Kadarenë, ndoshta do të të jepnin dy arsye: vepra e tij është e rekomanduar si e bukur, dhe na bën kërkesa, duke na shtyrë të mendojmë pak më fort, pak më thellë. A mbeten këto arsye të vërteta edhe sot?! Prandaj ndoshta ka edhe dy arsyetime të këqija për leximin e Kadaresë. Dhe, për fat të keq, janë këto arsyetime që po mbrojnë gjithnjë e më shumë sot vetë ata “të shkolluar”, që thonë se e kanë lexuar.

Arsyeja e tillë numër një: Kadare është i tillë për aktivizimin e aktivitetit mitik për të ngacmuar momentet mentale, situatat historike, lidhjet transgresive të kohërave, vetë ndërlidhjen e tyre. Kjo është e theksuar. Mbi këtë theks disa akademikë kanë kryer disa lloje eksperimentesh të domosdoshme metodologjike mbi këtë lidhje në leximin e Kadaresë, madje ata kanë dalë me një pjesë të mendimit se në tërësinë e kësaj strukture autori përdor një truk narrativ potencial të ndërlidhur me ngjarjet në funksion të stilit të tij, si funksion i ndryshimit funksional të narrativit në strukturën e fjalisë tipike, që integrohet nga miti, historia, kohërat dhe ndërlidhjet e tyre. Duke vëzhguar tipologjinë e aktivitetit narrativ gjatë leximit të Kadaresë në krahasim me shkrimtarë të tjerë, ajo që lexohet ndodh më shumë në këtë funksion kur njerëzit lexojnë “të panjohura”. E panjohura e sqaron vetvetiu. Kjo ndodh, sipas metodologëve, sepse shkrimtari ka përdorur fjalë në kombinime të pazakonta dhe të papritura, me këto fjalë rrëmon në histori, në tërësitë ndërlidhëse, (P. Sh. Tek “Konkurs Bukurie në Bjeshkët e Namuna” ai përdor fjalën “Bull” që nuk ka të bëj me atë që njihet, por me atë që vjen nga Ligji Papal për sjelljen morale të meshkujve) duke krijuar atë që ndodh pak herë në raste të tilla, dhe që lidhet me njohje, ligjësi dhe fjalëkrijime të reja. Pikërisht në jo pak raste leximi i tillë është shumë i vështirë, pasi dhe miti transferohet në disa kuptime, dhe leximi parësor të shie gjetkë, ndërsa ai i thelluari të zbret në një tjetër të mirëfilltë.

Por, në raste të tilla, nuk është e nevojshme të jesh lexues i përqëndruar, apo ekspert letrar për të parë se ky këndvështrim është prektar në rastin më të mirë. Ka mënyra më të lehta dhe më të shpejta, jam i sigurtë, për të rritur aktivitetin logjik nëse kjo është ajo që vërtetë dëshiron të bëj njëri grup, apo dhe grupi tjetër, kur thuhet se dilema e leximit tek shprehësit ia vlen të hamendësohet me “të lexuarit”.

Arsyeja tjetër numër dy: leximi i letërsisë së madhe, mendojnë disa mund të na bëjë njerëz më të mirë, më empatikë dhe më të dhembshur. Për shembull, psikologët David Comer Kidd dhe Emanuele Castano aplikuan “teknikat e teorisë së mendjes” për njerëzit që u ishin caktuar rastësisht libra të njohur jo-fiction, dhe libra klasikë letrarë. Ata ‘zbuluan’ se grupi i fundit ishte më i mirë në identifikimin e emocioneve tek të tjerët. Por, në studimin Edukimi letrar: Një rivlerësim (1963), James Gribble argumentoi bindshëm kundër synimit, që letërsia të bën më empatik. Ai thekson në atë studim, se një korrespodencë e drejtpërdrejtë midis asaj se si ndihemi për personazhet kur lexojmë dhe si ndihemi për njerëzit në jetën reale, injoron përpjekjet dhe talentet e shkrimtarit. Është përmes artit të shkrimit të letërsisë që një shkrimtar mund ta bëjë të lehtë për ne të ndjejmë simpati për një personazh, të cilit, nëse i takojmë në jetën reale, mund të kemi vështirësi t'i japim kohën e ditës që jetojmë. Empatia dhe dhembshuria lindin nga një ndjenjë morale që kemi të gjithë, pavarësisht dhe e pavarur nga çdo njohuri për letërsinë. (Empatia dhe morali në lidhjen me gratë që do të mbuloj Fermani dhe Karvani i mushkave të Haxhi Milet, tek “Sjellësi i fatkeqësisë – Islamo Nox (1984) (P. Sh. A është mbuluesi i diellit fatkeqësia e prurësit?!)

Një aspekt i rëndësishëm dhe i vlefshëm i leximit të letërsisë është se kërkon interpretimin e veprës. Kjo përfshin marrjen parasysh të formës objektive dhe përmbajtjes së subjektivitetit tonë. Aspekti i tillë përfshin marrjen e gjykimeve bazuar në interpretimet tona. Kjo aftësi për të interpretuar dhe kuptuar vetë, në vend që të marrim diçka si të dhënë, është diçka që mund ta sjellim në fusha të tjera të jetës, duke përfshirë përpjekjet e akademikëve për të justifikuar artin në termat e shkencës, ose virtytit moral. Nëse lexohet që këto arsye të tilla të dominojnë mënyrën se si e lexojnë veprën e shkrimtarit dhe justifikojmë leximin e Kadaresë, ne shkojmë kundër trukimit të tij të thellë në përdorimin e miteve.

15 views0 comments

Komentarai


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page