top of page

Fatmir Terziu: Ëndrra më thotë se nuk e njeh

  • Jul 9, 2025
  • 1 min read

Ëndrra më thotë se nuk e njeh

 

Nga Fatmir Terziu

 

 Bota po zaliset. Vapa

po shkëmben thrumbe të përthara

kjo është një ëndërr që përsëritet

dhe detet tona bëhen më të kripura

kujdesen për xhepin e thellë

kështu që unë fantazoj për pijavicat

pakuptimshëm më dalldis një gjinkallë

nën bajame

retë po zbardhen sepse po rritet oreksi i diellit

dhe shkopi që mbaj me vete madje rritet

rrezet zgjaten si flokët e dashnores së parë

dhe gropa e lodhur nga thithjet e shpendëve madje rritet

por durimi po bëhet më i vogël dhe kam frikë

dhe jam gjithnjë në një pikë poshtë ku stalagmitet

më shpojnë mendimin deri në djep

në oborrin e Godinës Kryeqytetare jam gjendur keq

për të mbështjellë barërat më fatale

në një cigare

(të kushedi çfarë marke)

ëndrra më thotë se nuk e njeh fare.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page