top of page

Fatmir Minguli: Udhëtim intelektual në botën krijuese të shkrimtares Vilhelme Vranari Haxhiraj



 

Udhëtim intelektual në botën krijuese të shkrimtares Vilhelme Vranari Haxhiraj

 

(Një vështrim kritik mbi  librin “Mirënjohja- virtyt i kujtesës” të Vilhelme Vranari Haxhiraj)

 

Do të ishte i lumtur krijuesi i artit apo i letërsisë kur do të kishte gjatë jet

ës së tij një bashkëudhtim me krijuesë të tjerë. Do të ishte i lumtur për shumë arsye, arsye që kanë të bëjnë me shpirtin dhe qetësinë e vetë krijuesit. Dhe rrugës së jetës do ta shoqërojnë me dhjetra e dhjetra shkrimtarë e poetë, studjues dhe poetë popullorë, miq e dashamirës; rruga do të ishte kaq e bukur!

   Po, sa e bukur  është kjo rrugë e shohim në botimin e fundit të Mjeshtres së Madhe, shkrimtares unikale Vilhelme Vranari Haxhiraj në librin 420 faqesh  “Mir  ënjohja- virtyt i kujtesës”, libër ku tregohen peripecitë e para të këtij rrugëtimi të përbashkët të shkrimtares me personalitete të kulturës shqiptare andej e këndej Shqipërisë.

  Ky libër, i cili  është vëllimi i parë pasohet nga dy vëllime të tjera- më shpjegon bashkëshorti i Vilhelmes, zoti Fitim Haxhiraj, menaxher në udhëtimin e krijimeve të  gruas së tij. Çdo udhëtim ka një fillim dhe këtë fillim na e jep  me zgjuarsi vetë Mjeshtrja Vilhelme në hyrje të këtij libri:

“Isha 52 vjeçe, kur m ë 26 nëntor, 1996, sa isha kthyer nga Italia, m ë priste diçka e bukur, e papritur që do t’m ë ndryshonte rrjedhën e jetës. Kisha shkuar me një ekip mësuesish për k ëmbim përvoje me shkollat e binjakëzuara italiane. Para teatrit ”Petro Marko” më takon shkrimtari për fëmijë, njeriu dhe vlonjati me shpirt të mirë, Ferhat Çakërri, i cili më uroi për librin tim të parë. Unë hapa sytë  e zgurdulluar dhe ngrita sytë e habitur. Ai më përgëzoi për botimin e librit tim me poezi e më tha:

-Urime!

-Përse më uroni, o vlonjat i ndreruar? Nuk po ju kuptoj.

Ai nxorri nga xhepi i pardesysë një libërth të vogël . Ndërkohë më përgëzoi  edhe njëherë, duke më thënë:

-Mirë se erdhe në sofrën e shkrimtarëve!”

E kush nuk do ta donte një fillim të tillë aq të sinqertë e njerëzor në udhëtimin e tij të mundshëm si krijues! Po, po, një fillim i sinqertë ashtu siç e gjithë vepra voluminze e Mjeshtres Vranari, ashtu siç janë të sinqerta dhe studimet e autorve rë   ndryshëm që shkruajnë në këtë udhëtim për Vilhelmen.

bDhe si për t’i dhënë një shtysë të voglël përsiatjeve të mia për këtë libër desha të sjell përsëri fjalët e Mjeshtres Vranari për një person që ndoshta  është dhe rojtari, protektori  i padukshëm i udhëtimit magjik në krijimtarinë e Vilhelmes. Ajo po në hyrje të këtij libri na “njofton” se “Së pari i jam mirënjohëse bashkëshortit tim, Fitim Haxhiraj që e kishte konstatuar talentin tim. Ai e njihte mirë artin  dhe skenën, pasi ishte rritur me të. Kishte qenë kërcimtar dhe koreograf i shkëlqyer nga 1948-1972, por për shkak të martesës me një të deklasuar, bijë e “armikut të popullit” si unë, e  zbritën nga skena. Ndërkohë e gjeti veten në letërsinë time.”

   Po pra, ky vëllim fillon me lotë, lotë të një jete plot mundime jo vetëm të shkrimtares se “Loti nuk ka faj” -thotë titulli i vëllimit poetik të Vilhelmes. Jemi në vite ’90!

   Dhe udhëtimi në librin “Mirënjohja- virtyt i kujtesës” të Vilhelme Vranari Haxhiraj  sapo ka filluar...

Ka një parakalim shkrimesh  për veprat e Vilhelmes ku sipari i teatrit letrar hapet me Hamdi Meçen dhe Odhise Grillon. Jemi në vitin 1999 e nuk vonon as Teodor Laco e Rexhep Polisi të thonë mendimet e tyre.

Unë personalisht jam i befasuar që Adriatik Kallulli, ky bregdetas im i dashur ka shkruar faqe të tëra për librat e Vilhelmes. Duke qenë edhe unë me origjinë nga bregdeti ndjej thellë në shpirt dhe në mendje fjalët brilante të këtij korifeu të kritikës shqiptare. Lum Mjeshtrja Vranari që ka në itinerarin e parë të udhëtimit  këtë  emër të madh.

   Eshtë udhëtim me shumë autorë, 100 plotësisht, me 126 shkrime analitike. Janë këto shkrime që në tërësinë e tyre plotësojnë anamnezën e letërsisë që kjo krijuese “Ikonë e letërsisë botërore” shpalos  n ë poezi, romane, tregime, publicistikë, ese, analiza kritike, studime, letërsi për f ëmijë etj. Ajo  është krijuese në letërsinë e  sotme të botës shqiptare dhe ja ky vëllim i parë me vlerësimet shkencore të emrave të shquar të letërsisë shqipe.

   Nëse përmenda të ndjerin Adriatik Kallulli më duhet të prezantoj dhe shoq ëruesit ekselentë  të këtij udhëtimi mbarë shqiptarm, të madhin prof.dr. Eshtref Ymeri dhe të madhin e Londrës prof. dr. Fatmir Terziu. Që të dy këta njerëz të mëdhej kanë kapur që në e embronet e krijimtarisë së Vilhelmes sythet e talentit  të  rallë jo vetëm në cilësi por dhe në  botën e madhe të botimeve të kësaj Dive shqiptare të letërsisë.

Studimet e tyre që për mendimin tim përbëjnë  tekste të mirëfillta të teorisë së letërsisë që unë do t’i paralelizoja me  gati, gati me “Opera aperta” të Umberto Ecos.

    Ndokush duke lexuar këtë libër që i kushtohet kategorisë më njerëzore “mirënjohjes”, ndoshta tashmë të harruar nga shumë kush apo pak kush por jo nga Lejla Gorishti, Uran Butka, Alisa Velaj, Flori Bruqi, Bedri Çoku, Sotir Athanasiu, Mujo Buçpapaj, Kadri Tarelli, Fetah Bahtiri, Eduart Frakulla, Ramiz  Dërmaku, Baki Ymeri, Rudian Alimerko, Ahmet Demaj, Myrteza Mara, Marius Qelaru, Tomaso Campera, Italo  Costante Fortino, Albert Habazaj, Mihail Antonesku, Mexhit Prençi, Fisnik Sina, Gëzim Lloidja, Ahmet Demaj, etj.

   Eh, ky udhëtim kaq i  bukur në botën e letërsisë pa ndërmjetësinë e agjensive turistike për të njohur botët e tjera! Ja ku e kemi  të shkruar botën tonë të bukur shqiptare nëpërmjet penës së Mjeshtres Vihleme Vranari, e nuk janë thjeshtë mendimet  e mia por të gjithë këtyre udhëtarëve që shoqërojnë jetën e  së madhes Mjeshtre vlonjate, shqiptares me rrënjë e me degë, Zonjës së  madhe të letrave Vilhelme Vranari Haxhiraj.

E kush nuk ka shkruar në këtë vëllim…Shkencëtarë e poetë të dëgjuar të botës kulturale shqiptare por dhe disa poetë të popullit jo vetëm vlonjat. Bajram Koshena nga Dukati një  poet dhe lexues i thur Zonjës Vilhelme poezi e  Boro  Nazaj nga Miniera e Selenicës i lexon e nderon shpirtërisht poten shqiptare Vilhelme e për të shkuar deri  te populli apo Dero Murati në  Velçë të Vlorës, mu aty ku është   Amanti për të cilin Vilhelmja ka shkruar një libër të tërë.

Libri i Vilhelmes për mendimin tim është një tekst i letërsisë bashkohëse shqiptare.

 

 Durrës prill 2024

173 views1 comment

1 Comment


Në këtë analizë, me këtë vëmendje autori Fatmir Minguli paraqet ristrukturimet letrare dhe krijuese të shkrimtares Vilhelme Vranari Haxhiraj, që në njërën anë janë vetë përvoja dhe modeli i një zëri korrekt dhe konkurent në letrat shqipe, dhe nga ana tjetër janë zëri i duhur për t'iu përgjigjur pyetjeve në problemin e hulumtimit tërësor të veprës së saj, që nga nisja deri në ditën kur ka botuar këtë libër me vëmendje të rrëndësishme. Ky përqëndrim i Mingulit konsiston në gjetjen rreth strukturës së vetë shkrimt dhe shtrimit diskursiv të librit atë që mbart ana letrare, kërkimore dhe vetë Struktura Sociale e Shoqërisë Shqiptare. Pjesa e kësaj eseje që merr absolutisht vlerën e saj, i përket diskutimit, i cili përbëhet nga…

Edited
Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page