top of page

Fatmir Minguli: Trekëndëshi bektashian mes pikturës, poezisë dhe artit sugjestionues



(Një shikim për artin e Mjeshtrit Vesel Xhaferri, shqiptarin  maqedonas që jeton në Zvicër)

 

Po e filloj këtë përsiatje mbi figurën poliedrike të Vesel Xhaferrit me një shkrim të këtyre ditëve të studjuesit Shefik Sadiku, nga Kërçova: “Plakat e prillit për na dhuruan ditë të shkëlqyera, ku ne bëmë takimin tonë në Kërçovë me artistin kërçovar, piktorin e artit figurativ - mozaik ngjyrash, zotëri Vesel Çeliku-Xhaferri, krijues i veprimtarisë artistike-letrare. Vesel Çeliku  është i lindur në fshatin Cërvicë - Kërçovë.në    1955. Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në vendlindje dhe pastaj emigroi në Zvicër dhe atje shpejt integrohet në jetën arsimore të shtetit Helvetik.  Veseli kryen Akademinë e arteve nën udhëheqjen e artistit të madh Didian FREKS në Mulhauzen. Pastaj punoi si artist në "Cirkus Freks Variate" dhe mbaroi degën e "Fakirëve" në vitin 1973 - 1975. Në vitin 1997, Veseli hap ekspozitën e parë personale në Lucern-Zvicër, poashtu hap edhe ekspozitën e dytë, mars 1997 në Vilisau-Zvicër, me rastin e kremtimit të 700 vjetorit të pavarësisë së kësaj komune.

Veprimtaria e piktorit Vesel Çeliku s’ndalet dot, ai merrë pjesë në Ekspozitën kolektive në Universitetin Popullor Shqiptar në Gjenevë me shumë krijues të vendeve të ndryshme, po ashtu këtë vit me Ekspozitën kolektive në Zurich, titulluar "Ditët e Agim Ramadanit", gjithashtu Xhaferri ka marrë pjesë në ekspozita të organizuara në Tiranë, Kulmak Baba Tomorri, Shkup, Strugë dhe në Kërçovë. Por të pashlyera nga mendja do të jenë aspektet e hapjes së ekspozitës personale të Veselit në Muzeun Historik Kombëtar nën kujdesin personal të të ndjerit Moikom Zeqo në vitin 2015. 



Përpos teknikave të zakonshme, piktori Vesel Xhaferri përdor gjërësisht pikturimin pikësor.  Që në pamjet e jashtme të jep idenë e një mozaiku por që nuk ështe mozaik. Ai më shumë i përafrohet disa vizatimeve që janë në librin “Manuskript i Vojniçit” për më tepër nga mënyra, teknika dhe kompozimi i disa pikturave. Kjo nuk është e vertëtuar plotësisht  por që mbetet një tentativë interesante e pandeshur në piktore të tjerë. 

Nga ana tjetër duke parë me qetësi pikturimet e Vesel Celikut sheh se teknikat e pikturimit pikësor janë si tendencë e  tij  për të ndërhyrë në format  dhe pamjet e qendismave popullore të Kërçovës  e për më shumë për të vënë në dukje jetën e komunitetit të vet. Me të drejtë  dr. Nuhi Vinca  ka përcaktuar se pikturat e Vesel Xhaferrit,  janw një “opus që përcillet  me mesazh të qartë njerëzor, me dashuri për figurat historike me një krijimtari plot dinjitet, të djeshmë dhe të sotme….”

Ai sjell Skënderbeun, bektashiun e madh, Naim Frashërin, poetin dhe teoricienin mbi bektashizmin, Mic Sokolin, Imam Hysenin, nga të parët  e bektashinjve dhe Haxhi Bektash Veliun, etj.  Ai ka guxim, dashuri, njohje dhe respektim të popullit të vet, ka art dhe eksperiencë që arrin këto përfaqësime të një pjese të botës shqiptare në jetën e përditshme ku intesektohet besimi i veçantë ndaj bektashizmit. Ndoshta ky faktor i besimit ndaj bektashizmit e ka çuar këtë artist poliedrik në zhvillim të vazhdueshëm e jo vetëm me piktura me pikëzime.  Një magji e çuditshme feks në veprat e tij të pikturës çka dallohet edhe në poezitë e tij po aq të ndjera shpirtërisht. Por, magjia e vërtetë e shpirttit krijues qëbdron në embrionin e madh të dashurisë për njerëzit. Veorat e mia -thotë ai kanë magjinë e lëmis së mesazheve për rininë e sotme dhe të ardhme për t’u bërë sado pak një zëdhenës që me ndihmën e zotit të jem i dobishëm në këtë botë që jetoj.”  Po sjell këtu përsëri mendimet e studjuesit Shefik sadiku i cili definon:

“Veprimtaria krijuese e piktorit kërçovar s'ka të ndalur dhe vlen të përmendet edhe krijimtaria letrare e piktorit ku gjen kohë për të shkruar, poezi dhe drama. Krijimtaria poetike e Veselit është prezantuar në manifestime kulturore të organizuara në atdhe dhe diasporë. Poeti është në bashkëpunim me revista dhe gazeta ditore në vend dhe jashtë.

Libri i parë i autorit me poezi është "Venela" 2010, "Era e gjakut Sulltanës" dramë dhe broshura; - "E bardha në pikturë qoftë e bardha në shpirt dhe jetë". Në këtë broshurë janë fotografitë, tërësia e mozaikëve të krijuest Vesel Xhaferri-Çeliku. Pikturat e Veselit janë të krijuara nga pika të imta kolorite duke u bërë pamje të bukur sa që shikuesit duhet të flasin. Bukuritë e pikturave përballen me kohën bashkohore, krijimi i mozaikëve prekin, të mirën dhe të keqen, dashurinë dhe shpresën, etj…  Para se të ndahemi me zotëri Veselin, e pyetëm se çfarë porosie ka për të lënë?

Artisti tha se, tërësia e mozaikëve të krijuara ua lë brezave që vijnë që ata të derdhin vështrimin e vlerësimit ideor të krijuesit, piktorit.”  Të shkruash drama me subjekt shqiptar, sot duket si një çudi, kur skenat e atyre pak teatrove shqiptarë janë uzurpuar nga dramat trendy. Të shkruash dramë epike për historinë e shqiptarëve ndoshta mund të jetë dhe një blasfemi. Por Vesel Xhaferri, ky artist shumë dimensional, nuk ka frikë as nga dramat tredy e as nga blasfemitë.

 Ai në vitin 2014 shkroi dramën epike” Era e gjakut: Sulltanë Qafa” dhe e realizoi me sukses, jo vetëm për subjektin e jashtëzakonshëm por dhe për artin dramaturgjik me të cilin e thuri këtë dramë.

Sa më i jashtëzakonshëm është subjekti po aq i veçantë, me stil të personalizuar është dhe trajtimi artistik i kësaj drame. Vesel Çeliku nuk është rastësor në realizimin e kësaj drame, sepse stili i tij është ushqyer nga dashuria për tokën shqiptare, nga profesioni i tij, nga eksperiencat e fitura në jetë dhe në studimet e tij në Zvicër në degën e fakirëve, nga ardhjet e shpeshta nga Zvicra në vendlindje etj.

Ndonëse jo voluminoze, kjo dramë është nga më shqiptaret, e shkruar në aeralin shqiptar, një dramë që lexuesin e rikthen në kohë si një ” makinë e kohës”. 

Po citoj atë çka thotë vetë Vesel Xhaferri, shqiptari nga Cërvica e Kërçovës: “Ngjarja historike ndodh në një katund malor Qafë (1912-1913), që gjithmonë si territor malor i ka takuar Kërçovës, por pas luftës së dytë Botërore, me ndarjen teritoriale, për arsye të njohura politike pa vullnetin e banorëve i jepet Gostivarit. Edhe pse, fshatarë edhe sot e kësaj dite si dikur, pazarin e bëjnë në qytetin e Kërçovës.”  Përshndetje At Shën Fatmir kështu do ju thërras e keni vlerën e njerzimit ju si kaloni un me do pun shtëpije sepse edhe Dallandyshet kur këthehen i gjejn folet të dëmtume edhe neve të njejtin fat kemi.

댓글


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page