Fatmir Minguli: Kronika turbulente në një roman novator
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Apr 17, 2024
- 4 min read

( Përsiatje mbi romanin “Përmendorja e djallit “ të Ramazan Hushit, Emar, Tiranë, 2023)
Romani më i ri i shkrimtarit të njohur Ramazan Hushi me titullin jo të zakonshëm për ditët tona “ Përmendorja e djallit” është një ngjarje e madhe në botën e romanit bashkëkohor. Në se do të ishte i përkthyer në gjuhë të huaja, ky konstatim i imi do të drejtohej edhe përtej kufinjve të trojeve shqiptare.
Ramazan Hushi njihet tashmë në letërsinë shqipe si një autor që trajton prozën shumë planëshe, një prozë që pi ujin në burimet e trevave të vendlindjes pa përbuzur dhe burime të trevave të tjera. Romani i tij më i fundit “Përmendorja e djallit” është një prezantim dinjitoz i këtyre inspirimeve nga jeta e përditshme, një lloj konfrontimi me të sotmen e dëshpëruar duke sjellë në retrospektivë të kaluarën pozitive dhe negative por gjithmonë në një barazpeshim sa social aq dhe impresiv të vetë botës shpirtërore të autorit.

Ky roman që ka një nëntitull “Roman sipas një ditari të ngatërruar” është dëshmi e një letërsie moderne që ka kohë që lëvrohet jo me shumicë në Europën perëndimore. Eshtë një roman ese ku marrin jetë tendencat e reja narrative ashtu sikur të thuash “ Narracion pa kufinj”. Si i tillë ai do të ecë përpara dhe këtë e përforcoj jo vetëm nga bindjet e mia mbi llojet e romanit të sotëm por dhe nga sentenca e mrekullueshme e Bertrand Russell “ Nuk duhet pasut frikë nga të qenit eksentik në idetë e tua, sespe çdo ide e pranuar tashmë e rregullt më parë ka qenë një herë e konsideruar eksentrike.”
Pra Ramazan Hushi na sjell kronika reale të një bote irreale në konceptin e trajtimit të së zakonshmes, të pajtimit me të keqen e sjellë nga jashtë nga brenda, nga e kaluara apo dhe e tanishmja. Si të tilla ato duken si turbulente, që sillen në faqet e romanit vetëm me një rregull, atë të radhës sëstinëve. Ramazan Hushi ka ditur që nëpërmes narrativave të tij groteske dhe jo groteske të na sjellë portrete njerëzish dhe subjekte të ngjarjevet të një qyeteti që jeton në ankth të pakuptueshëm. Edhe kur ata qytetarë pinë kafe aty te shatërvani i qendrës së qytetit, ata nuk janë koshientë për një të ardhme apo dhe për vetë momentin e të pirit kafe. Janë në një fluditet abstrakt, konfuz e dhe të vazhdueshëm.
Ai ka ndërtuar një personazh dualist mes vetes dhe heroit të romanit, një personazh që analizon të mirën dhe të keqen edhe pse autori sjell në faqet e romanit “Përmendorja e djallit” një personazh “analitik” tipik në qytet për mendimet e tij sa të diskutueshme në seriozitet aq dhe të sakta në jetë.

Personazhi pa emër i romanit “Përemndorja e djallit” është si një Ulrich vjenez i romanit “Njeriu pa cilësi” të Rober Musil dhe një Gjon Zaver i romanit “Pse” të Sterios Spasse, të dy romane të kohës në prag të luftës së dytë botërore. Nëse Ulrich parandjente krismat djallësore të luftës i riu Gjon në kryeqytetin shqiptar parashikonte hapje themelesh për ngritjen e përmendores së djallit e tamam për këtë romani u ndalua.
Roamni i Ramazan Hushit është i mbushur plot me detaje të jetës së përditshme që nuk ruan kodet e narrativës klasike por thyen digat qe percaktojne përkufizimet klasike për tregimin dhe esenë. Ai i bashkon ato aq natyrshëm sa që lexuesi edhe po të mos thotë autori se ndodhia “x” përfaqëson të keqen apo të mirën e kupton vetë krejt natyrshëm.
Pikërisht këtu qëndron dhe e fshehta e këtij romani, ajo e fshehtë që kërkon të gjejë shpërthimet e së keqes, e fshehta plot me mistere të psiqikës gjë që e përcakton bukur shkrimtari Albi Lushi në parathënien e këtij romani: “ Nëpërmjet ngjarjeve reale dhe të prekshme nga çdo njeri i thjeshtë , autori na fut në labirinthet e koshiencës dhe subkoshiencës” dhe është vetë autori Ramazan Hushi që në epilog të romanit thotë hapur se “ Jam kujdesur që gjithë korpusi i piramidës së këtij libri të jetë në ngjyrë të errët, mbi të kanë rënë hije mbi çdo pjesë të trupit” dhe më tej ai jep një lloj shkëndie iluministe për një zgjidhje të mundshme, një rreze shprese se e mira do të sundojë në këtë vend të bukur të perëndive, të atij Naimi të iluminizmit të madh.

Mister është i gjithë romani në aspektin jo vetëm narrativ por së pari në atë filozofik. Ka një përkufizmim për heretizmin klasik se ai kishte në esencë dualizmin e ky dualizëm peshonte të mirën dhe të keqen dhe jo vetëm njerën.
Ndoshta Ramazan Hushi e ka kapur mirë këtë lloj dualizmi dhe shpreson që diçka do dalë në dritë, do iluminojë dhe mendjet e mbrapshta e që pa koshiencë udhëtojnë të mbledhim qereste për ndertimin e përmendores së djallit. Vetë ngjarjet që interesktohen në roman lëvizin sa nga shtëpitë e shqiptarve në qyetet e botës, në bombat moderne të sotme, nga kulmëzimet e pasurive në pak duar në botën e çuditshme të medias nga mjediset e kultit e deri në retrosketivat e botës së kaluar, të Shqipërisë sonë, të Europës e të botës. Në roman lëviz heshtazi bota e vogël shqiptare që në sytë e disave kërkon atë që u tha dikur… ne jemi të parët!...
Por përmendorja e ndërtuar nga Ramazani është virtuale e aspak piramidë ekzitente, është një përmendore me themele të hapura filozofike me këmbë në tokë. Ai si Dantja përshkruan bëma të njerëzve të këqinj të ditëve tona dhe I kthen ato në ngjarje të ferrit dantesk me ngjyra të talentit narrative të Ramazan Hushit. Për romanin “Përmendorja e djallit” mund të hamendësosh paralele pa fund me shembuj nga letërsia modern por asnjë edhe një nga ato nuk konvergon me paralelet e Ramazan Hushit.
Comments