Fatmir Minguli: Katër kohët e jetës së Naim Kërçukut
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Jul 9, 2024
- 3 min read

Nga Fatmir Minguli
Katër kohët e jetës së Naim Kërçukut
(Ese me rastin e festimit të 80 vjetorit të jetës së tij)
Kur Petro Marko botoi romanin enigmatik “Një emër në katër rruge” ishte një ngjarje e madhe në letërsinë shqiptare. Romani nuk e gëzoi asnjë ditë të mirë se me urdhër nga lart u fut në tranxhat e monizmit dhe u zhduk.
Nuk e solla më kot këtë paralele me jetën e artistit tonë durrsak Naim Kërçuku. Eshte Naimi ka katër kohë paralele që i ka jetuar dhe mbijetuar gjatë tetëdhjetë vjetëve të tij. Eshtë një emër artisti në katër kohë, që nga një kohë e hershme si mësues i matematikës në zona të thella të Kavajës, si artist lirik i këngës së muzikës së lehtë në Durrësin e dashur, si derjtues i shtëpisë së aktiviteteve për fëmijë për njëzet vite në Durrës dhe si një qytetar dhe prind i madh i familjes durrsake.
Janë katër emra të Naimit që kanë kalëruar në kohë njera pas tjetrës dhe të intersektuara njera mbi tjetrën. Jeta si mësues në Kavajë kaloi në kalvaret e analizave biografike ku një dënim i të atit do shkatonte fortuna mbi gotë. Por guximi i tij ishte rrjedhë e një trashëgimni të familjes reflektuar edhe te vëllai i tij gjeologu shkencëtar Enver Kërçuku, ishte magjia që ai tejkaloi me sukses pengasat e atij regjimi.
Naim Kërçuku së bashku me Naim Novën janë të vetmit qytetarë të Kavajës që ia dolën me sukses rrugës së artit në Durrës. Janë shumë te thëna dhe të pathëna për jetën e çdo artisti por më mirë së gazetari Xhevahir Gradica asnjë nuk e ka thënë aq mirë fjalën e tij si artikullin e tij për Naim Kërçukun në gazetën durrsake tashmë proverbiale “Bulevrad”. Triumf i jetës së një intelektuali nuk është thjeshtë të jetosh gjatë por të jetosh me motive e motivet të kthehen në triumf.

Kush e njeh nga afër punën e madhe të Naimit do të ndjejë një lloj zilie pozitiviste, Një punë e pamohueshme e një QKF -je qyteti ku nuk pushonin aktivitetet e shumta e ku e paharrueshme do të mbetet fjala e drejtorit të QKF-së Naim Kërçuku në olimpiafën e 8 ballkanike në 2007. Të paharruara do të jenë gjashtë ditët e vizitës së përbashkët të QKF me bashkinë e Durrësit dhe me studjuesit Halim Maloku, Hasan Ulqini dhe unë, ku spikatën arti i grupit të valleve e shumë aktiviteteve të tjera në vitin 2006 së bashku me drejtorin e Kulturës Emiliano Metën.
Naim Kërçuku nuk është në fokuset e mediave politike shqiptare si këngëtar i klasit të parë. Zëri melodioz i Naimit i tejkalonte shumë stadet zanore, tonet shpërthyese të disa kengëtarëve të tjerë. Ai kishte një kolonë zanore të kompozuar vetëm për atë. Këngët e tij çudisnin jo vetëm durrsakët e asaj kohe por edhe ato pak këngë që iu manifestuan në radio dhe televizor flsinin shumë për një talent të panjohur.
Ky është mister edhe në ditët tona dhe uroj që së shpejti ky mister të zbërthehet e të dalë në dritë ajo e vërtetë e heshtur me dashje apo pa dashje.
Naim Kërçuku është një nga intelektualët që unë në librin tim të ri i quaj “njerëz të humbur” në kuptimin ekzistencialist dhe positivist.
Ai së bashku me Adham Priftin, Uljanov Krekon, Njazi Hidri e Clirim Kume përbëjnë një kostelacion të pandriçunar kur koha dhe politikat e ngrysura nuk i përmnenden.
I uroj një jetë të gjatë Naimit!
Durres 7 korrik 2024
Comentários