top of page

Fatmir Minguli: Dritare ekzistencialiste në poezi durrsake

  • Apr 18
  • 3 min read

  (Shënime kritike për librin me poezi "Në kërkim të dritës" të poetit Vasil Kovi)

Nga Fatmir Minguli

 

Askush nuk e ndez pishtarin për ta vënë në një vend

të fshehtë, ose nën tokë, por për ta vënë mbi një

shandan, që të shohin shndritjen ata që hyjnë.   

Luka, 11: 33

 

Kur kisha ndërmend të shkruaja këto shënime, po ia tregoja vetes në radhë të pare një pyetje për këtë titull dhe papritmas më lindi ideja se për çfarëdrite e ka  fjalën ky poet durrsak me këtë libër të ri.  Unë u shtanga se nuk e prisja një përqasje me një ese timen të hershme ku kisha kërkuar  një sinonim më specifik për konceptin e dritës, prandaj e lashë ashtu siç ishte titullin e esesë time  “Pak fjalë për dritën”.

Dhe ja durrsaku ynë vjen jo vetëm me dy fjalë për dritën por me një diskurs filozofik për të kërkuar jo vetëm konceptin e dritës por shumë më tepër, kuptimin e jetës së sotme. Janë shumë poezi që veç dashurisë për jetën, gruan, natyrën,  ai tenton me sukses të japë kuptimin e të gjitha këtyre dashurive.

Në shumë poezi ai herë vjen me frymën e poetëve persianë të shekullit të XII-ë e herë vjen me frymën religjioze të shprehur aq bukur dhe me delikatesë bukur,. Me mjeshtëri ai përdor metodën indirekte të ndërtimit të poezive duke u future  thellë në ekzistencializëm. A nuk është vetë kërkimi i dritës një pjesë e ekzistencializmit?

Në shumë poezi të tij, me një vrojtim të kujdeshëm do të gjejmë shprehje të këtij ekzistencializmi që nuk e ëon poetin në pezimizëm, përkundrazi e bën atë më të vetdijshëm për të shijuar ato dashuri që ai u kushton shumë poezi në këtë libër.

Në poezinë “Kllapitje” e gjejmë këtë shqetësim: “Fshehtësi pa ego është thellësia/ mendja ravgon plot gumëzhitje/zemra rrugëton për tek dëshira,/ndaj jetojmë si në kllapitje.” Apo në pozinë emblemë “ Në kërkim të dritës” ai shkruan: “në s’je dritë, si mund të takosh dritën?/atë e kërkon kur je humnerës së thellë,/ o Zot dëndësoja njerëzimit errësirën,/Se plot sy të zgjuar,dritën tënde do të gjejnë.


Vasil Kovi
Vasil Kovi

Kështu poeti Vasil Kovi vjen si një përçues i saktë jo vetëm i vuajtjeve të mundshme të njeriut, por ai duke i kënduar bukurive të jetës së përditshme e aq më tepër Durrësit të tij të dashur, na thotë qartë së është drita ajo që i ndriçon me vërtetësinë e saj këto bukuri

Këto rendje të poetit i gjejmë fare bukur te poezitë” Njeriu: vetëdija-pavetëdija”, ‘”Poçja me verë”, “Eshtë dora e Zotit”,”Drita e krijuesit”,”Trëndafili vrasës”, etj. Janë dhe shumë të tjera poezi ku ndihet fryma ekzistenciale, për shembull aty ku ai shkruan se “Materia e ekzistencës, u end nga dashuria” çka për mua është dhe nëntitulli i këtij vëllimi poetik të Vasil Kovit.

Ky poet është shumë i thellë, shumë i kujdesshëm në ato poezi ku prek religjonin, duke mos luajtur rolin e predikuesit por të njeriut të ditëve tona prandaj në poezinë “Requiem” ai shkruan:

“Patjeter nesër, do t’ju bëj requiem,

Vetë shën Pjetri, në meshën e faljes

Se këtu vetvetja, s’qenë asnjëherë

Do t’ia u lajë shpitrtin në ujin e ringjalljes.

Ai në shumë poezi dhe sidomos në poemën “Jeta dhe libri” bën përqasjen e ideve, mendimeve të tij  me jetën reale duke kombinuar zbritjen nga hapësirat e mëdha në detaje të vogla të jetës. Për atë qielli, planetet, deti, lëndinat duke mos harruar Spitallën e tij të fëminisë, janë frymëzim i madh prandaj ai na sjell metafora të guximshme si “duart e zemrës”, “vodha një rrreze”, “ krahë ëndërash” etj.


Libri poetië “Në kërkim të dritës”  nuk është thjeshtë një libër i zakonshmëm, ai është një sprovë ku poezia nuk është qëllim në vetvete, nuk është thjeshtë kombinim figurash artistike, por një sprovë për të kuptuar në praktikë filozofinë e jetës.

Ndoshta kur merr në dorë për herë të parë librin e Vasil Kovit, titulli sikur nuk të bën ndonjë ngacmim, sikurse janë shumica e titujve të librave me poezi. Por ai vëzhgim i duhur të lind gjatë leximit të poezive dhe aty kupton përse është ky titull.

Poeti durrsak duke na dhënë kënaqësinë me këto poezi, njëkohësisht na jep dhe një mësim se si  një poet mund të sjellë me krahët e filozofisë ekzistenciale, me frymën e poetëve persianë dhe me eksperiencat e religjionit popullor, jetën njerëzore, jetën jo vetëm të durrsakëve dhe të shqiptarëve.

Këngët e Solomonit të biblës, pikërisht këtë kanë bërë shekuj më parë me atë botëkuptim që ekzistonte atëhere për dashurinë jo vetëm  për gruan por për dashurinë njerëzore, tokësore dhe qiellore.

Libri “Në kërkim të dritës” është një ngjarje për poezinë në përgjithësi dhe mbetet vetëem t’i urojmë shëndet e mbarsi në krijimtarinë e tij unike.                                            

Durrës 16 prill 2026

 

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page