top of page

FATI I SYVE TË MARIGOSË


( MARIGO POZIO )

Fiqri Shahinaj


Miku im Luan Zilfo më dërgoi në messenger foton e Flamurit kombëtar. Në mes të fotos ai shkruan: "Java e Flamurit" Dhe mua më fluturoi mendja te shkrimi im këtu e nja kater a pese vjet të shkuara me titulin e mësipërm. Shkrimi ështëky më poshtë me nja dy , tre shtesa e ca rregullime...

Që të qëndisësh do të thotë të kesh durim.

Që të qëndisësh do të thotë të kesh passion.

Që të qëndisësh do të thotë të kesh imagjinatë krijuese.

Do të shtoja edhe disa"Që" të tjera por po ndalem këtu duke nënvizuar se të qëndisësh duhet t'i kesh sytë xixë, të fortë. Të tillë i ka patur Marigo Pozio,qëndistarja legjendare e Flamurit Kombëtar që u ngrit nga plaku legjendar Ismail Qemali më 28 Nëntor 1912 në Vlorë. Po si përfunduan ata sy vezullues poshtë ballit të asaj korçares "hollakë" e me trupin selvi? Sot

ma k'ënda të shkruaj disa gjëra pak të njohura nga mjaft njerëz e, mbase, nga disa lexues për jetën e peripecitë e Marigosë...

Thanas Floqi , një nga firmëtarët e aktit historik të shpalljes së Pavarësisë, në ditët e para të nëntorit 1912 së bashku më Marigo Pozion e Petro Fotografin përgatitën të gdhëndur në dru bocën e flamurit që më vonë u përdor si shtampënë qindra e qindra flamurë të tjerë. Duke u interesuar për të gjetur informacione të tjerë lidhur me figurat e spikatura floqare, nëpërmjët shtypit mësova mjaft gjëra interesante. Përveç faktit që boceta e shqiponjës prej druri lyhej me bojëtë zezë e stampohej edhe në qylafët e bardhë të lebërve, mësova se pas dy-tre vjetëve të vdekjes së Marigo Pozios u hodh në dyshim fakti nëse vërtet ishte Marigoja apo ndonjë tjëtër, qëndistari/e i/e flamurit që u ngrit nga Ismail Qemali në Vlorë më 1912. Sikur të mos kisha lexuar se Marigoja ka lidhje me mbiemrin Floqi, nuk do të zgjatesha fare nëhollësitë e më poshtëme...

Marigoja në vitin 1912 ishte vetem 30 vjeç.

Kish lindur në Korçë më 2 shkurt 1882, bijë e Papakosta Pocit dhe e Lenka Ballaurit me origjinë nga Voskopoja. U martua në Hoçisht me Jovan Pozion dhe prej Hoçishtit shkuan me banim e

punë në Vlorë.. Marigoja, siç shkruan shtypi, ishte atdhetare e famshme. Emri i saj lidhet me flamurin që ajo qëndisi përgjatë gjithë natës dhe të nesërmen ja ërgoi Ismail Qemalit për ta ngritur në ditën e pavarësisë. Fizionominë e Marigosë, disa vite pas ngritjes së flamurit, ata që e njihnin mirë atë e përshkruajnë kështu: Ishte një grua hollake, me gjatësi mesatare e me fytyrë të ëmbël, nën rrudhat e së cilës fshiheshin tiparet e një gruaje që kishte qënë e bukur në tëritë e saj.... E zonja në fjalë sa t’ia kthente mendjen

edhe burrit më me peshë. Jakov Milaj shkruan: E ëma e një shokut tim ruan me kujdes në fund të arkës së teshave njëflamur të vogël në trajtë trekëndëshi me dimensioned 70 me 70 cm. Është i kuq si flaka, 7 me thekë të mëndafshët rretherrotull, me një shqipe(shqiponjë) nga pjesa e gjërë e me një fytyrë të qeshur me dorë në zemër të shqipes. Nga pjesa e ngushtë e trekëndëshit shkruhet me gërma ari:Rroftë Shqipëria. E ka punuar zonja Marigo...Marigoja ishte nëkrye te grupit të grave që pritën Princ Vidin dhe zonjën e tij, Sofia. Princ Vidi puthi në ballë Marigonë që ishte anëtare e shoqërisë "Shpresa Shqiptare" në krye të së cilës ishte Zonja e Syrja bej Vlorës…

Le të shkojmë më tej..Nga një artikull i shkruar nga Jakov Milaj në janar 1938 në revistën e përmuajshme kulturore “Përpjekja Shqiptare” e themeluar dhe e drejtuar nga Branko Merxhani, mëson se Marigo Pozio kish vdekur në Tiranënë gusht të vitit 1932 nga tuberkulozi. Nga një burim tjetër në internet mësova qe Marigoja kishte

vdekur në shkurt të vitit 1932 e jo në gusht.




Kjo hollësi për datën e vdekjes nuk ka rëndësi për komentin që po bëj në këto pak rrjeshta tani me rastin e 103 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Marigoja vdiq nga tuberkulozi. Kjo sëmundje kish marrë më përpara tre fëmijët e saj po edhe burrin, dyqanxhiun e pasur Jovan Pozio në Vlorë. Vitet e fundit të jetës Marigoja ishe verbuar. Kur themi vitet e fundit nuk po tregojmë për një grua shumë të moshuar, për Marigonë plakë. Jo. Ajo kur ndërroi jetëishte vetem 50 vjeç! A mund të përfytyrohet qëndistarja e flamurit me sy të verbër, sy që dikur kishin qënë shpuzë e flakë?! Për varrimin e saj ishte përkujdesur i kunati, Kristo Floqi.

Po qëndroj paksa këtu. Marigoja, e mbetur e ve dhe pa fëmijë, vitet e fundit i kaloi në Tiranë, në shtëpinë e së motrës, Ranijes( Uranisë), më e vogël së ajo. Ranija ishte bashkëshortja e Kristo Floqit. Marigoja kishte edhe nje motër tjetër Angjeliqinë e cila ishte martuar me Koco Koten, kryeministër në kohën e Zogut.

Për ironi të fatit, në atë shtëpi ku strehoi të motrën, vdiq pas ca vjetësh edhe vetë Ranija ,në katin përdhes, sepse shtëpia ishte shtetëzuar.Po në atë kat përdhes, pas Ranijes, vdiq në vitin 1951 edhe i shoqi i saj Kristo Floqi i cili, siçshkruan Dr. Prof. Stilian Adhami, ishtë viktimë e thurjes së

Himnit të Mbretërisë..

Në kohën kur filluan të hidheshin dyshimet për autoren e qëndismës së flamurit shqiptar, ngrihet Kristo Floqi, ky kunatolli floqar që qenka kujdesur për të gjorën e të verbërën Marigo, në vitet e fundit të jetës së saj dhe thotë se kish shumë dëshmitarë të tjerë që e pohojnë se Marigoja ishte qëndistarja e Flamurit Kombëtar Shqiptar. Në fletoren “Arbëria,” K. Floqi hkruan aty nga viti 1936 se “...flamurin Kombëtar që u ngrit për të parën herë e pat “hartuar” mëduart e veta zonja Marigo, mbi cohën e blerë të tregëtari Diamanti sipas modelit të shqipes që kishte vizatuar Dom Mark Vasa me Petro Fotografin” Midis atyre që kanë dijeni mbi faktin Kristo Floqi përmend Lef Nosin, Shefqet Dajin, Thanas Floqin, Qemal Karaosmanin,

Hamza Isan e Ymer Radhimën.

Marigoja ishtë me origjinë nga Korça por, sic shkruam më sipër, qe martuar në Hoçisht me Jovan Pozion. Për shkak të persekutimit ottoman çifti u

largua nga Korça dhe u vendos me banim në lagjen Muradie të Vlorës. Në këtë lagje korçarja e bukur u mor me veprimtari patriotike. Në shtëpinë e sa j hynin e dilnin Çerciz Topulli, Mihal Grameno e figura të tjëra

Atdhetare. Madje ajo shkruante edhe poezi. Në një nga këto poezi Marigoja shkruan edhe për Avni Rustemin.." Ti vrapove porsi plumb/Ti u bëre erë e hije/ Shkele , shkove dhe e shove/(Esat Toptanin)/Shqipërinë e shpëtove...

Për t'u shëruar nga sëmundja ajo shkoi të mjekohej në Vjenë. Atje takoi disa herë Aleksandër Moisiun, aktorin shqiptar me përmasa të formatit ndërkombëtar... Ajo u varros në Zvërnec pranë varreve të të afërmve të saj, ku mori pjesë një masë e madhe njerëzish vlonjatë... Mirëpo për varrin e saj e për kujtimin e saj nuk u interesua njeri as nëkohën e Zogut as në periudhën komuniste..

62 views1 comment

1 Yorum


Fahri Dahri
Fahri Dahri
25 Kas 2020

I nderuar Fiqiti.

Të përshendes që na dhe disa të vërteta që nuk i dija. Shkrimi juaj është një thirrje solemne për të gjithë intelektualët, analistet, studjuesit, shkrimtaret dhe sudiuesit tanë, per të hequr dorë nga shtremberimi i të vertetave. Le të kërkojnë të ardhurat, ofiqet dhe krijimtarine e tyre vetëm në të vërtetat historike, gjuhesore, sociale, etj dhe të gjithë se bashku të ringrejme karakteret e vërteta shqiptare. Asgjë nuk nderon asked nëse shpif, mashtron dhe shet të vërtetat ndaj familjes, grupnjerëzve të tij dhe mos o Zot, kur për interesa të çastit shtremberon dhe shet vendin, pooullin Atdheun. Veprime këto që po shqetësojne së tepërmi shoqërinë tonë!

Respekte Fahri Dahri. 25/11/2020

Beğen

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page