top of page

Faruk Myrtaj: Të qoftë e lehtë Andej, Astrit Lulushi...





(Ngushellim Familjes, bashkeshortes Iliriane, miqve, lexuesve)


"Me ne fund zbrita edhe une ne Token e Premtuar, zbrita ne New Jersey, Astrit! Paskemi qene kaq afer!" i shkrova, ne Korrik 2013.

Menjehere mu gjegje: Me thuaj ku, kur, si do te takohemi...

Ishim shkruar me njeri tjetrin, ne rrjetet on line, Astriti dinte te gjendej kur te duhej ty, o njeri, mjaft te ishe i vertete me te, mjaft te beje perpjekje te njihje e te kuptoje boten, nejriun dhe ta falje edhe kur nuk beje dot me te miren...

Enciklopedi ishte, ne dijen per nga qasej, si enciklopedist iu ofrua lexuesit ne shqipen e bollshme, pasi bleteronte dhe e kthente ne nektar prej tere kulturave te botes...

Nuk e pati te lehte...la tere ç'kishte pas vetes, dhe çau detrat per te arritur si fat te parashkruar, mbase, ne Token e Premtuar qe e beri Zë te Veçante Amerike per Ditarin e Shqiptareve kudo qe ishin...

Nuk eshte kollaj te arrish ne Amerike, dhe as te mbijetosh aty...

Une vet mezi e ujdisa nje vizite, dhjete vjet pas arritjes ne Toronto Canada (ku e di njeriu se ç'toke i premtohet ne kete jete?!) dhe Astriti me priti te Metroja e Uashingtonit.

U perqafuam aq natyrshem sa na dukej se bashke kishim qene edhe ne jetet e meparshme edhe pse nuk do shiheshim me...

Ate dite, na gjeti aty Betim Muco, ndjese paste, me familjen e tij. Sapo degjoi ne bisede per problemin e femijes se Astritit (te cilin edhe une aty e degjova- nuk ndante trishtim Astrit Lulushi) gati me 'urdheroi' se do shkoja me ta. Me teper akoma: e morem edhe Astritin me vete dhe shkuam ne nje pike te bekuar, prej verteti turistike, por ku kishte edhe disa monumente te paharrueshme dot per mbijetesen e Njeriut.

Beme edhe disa foto-rasti: tek e fundit kjo eshte jeta, nje lloj drame, te cilen bejme mire ta luajme me sa me shume buzeqeshje...

Te qofte e lehte Andej, Astrit...!

11 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page