top of page

Falmë


Falmë


Lërma lotin

Të më zbresë deri poshtë në buzë .

Atje

Ku fjala mbetet si çezëm e mbyllur

Po ja

U dashka kjo ditë që të ndez si prush

U dashka

Kjo ditë që në një parajsë të ka futur.


Mos

Mos më mëkatoni për këtë lot rebel.

Besomëni

Një kthim që nuk ka nevojë për trokitje.

Ooo,

sa kohë më duhej ky lot gëzimi në jetë

Kur

Dita që prek merr kaq shumë rrëzëllitje.


Kështu qënka jeta

Të jep dikur një dhuratë të rrallë shpirti

Nuk i gjen në asnjë dyqan të botës.

So

Qënkam bërë filiz i freskët gëzimi.

Duke trokitur

I lumturuar në kanatat e portës

16 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page