
FALEMINDERIT TË GJITHËVE PËR NGUSHËLLIMET!
Mirrënjohje dhe respekt. Gëzime të keni gjithnjë në familjet tuaja!
… dhe ikja.
N’dhé lamtumirja, kjo ligjësi e Njeriut.
E gjakut, e shpirtit, e zemrës dhe dashurisë së dashurive në ikje e lamtumirje.
Përlotje. Dhimbje. Tretje.
Nuk dua ta quaj me të Fjalorit … vdekje
Dhe kështu ndodh, sikurse ka ndodhur në ikjet e moçme.
Dhé kështu na bën të jemi të ngjizur me respektin.
E mes njëmijë e mijëra të tjera ngushëllime e fillta dhe e fundit është:
Faleminderit!
Faleminderit të gjthë miqve,
Të afërmve
Shokëve, kolegëve,
Të njohurve e të panjohurve,
Zotërrinjve
Familjarëve,
Gjakut
Fisit dhe …
…gjithë atyre që tashmë me fjalët e tyre lanë mijëra arsye të fshija lotët e syve.
Faleminderit vëllezër e motra,
Faleminderit nënë
Faleminderit familja e madhe,
E imja e shtrenjtë
Faleminderit dhe do mbeteni kujtesa e mirësisë në jetë të jetëve.
Faleminderit që ma bëtë më të lehtë këtë Përcjellje!
Faleminderit i Shtrenjti, i paharruari Baba që më tregove se sa vlerë ka Njeriu dhe njerëzillëku!
Faleminderit Zot i Madh!