top of page

Fahri Dahri: MBI AUTOKTONINË DHE HAMËNDËSITË



Mungesa e një strategjie për të përzgjedhur dhe përgaditur liderët udhëheqës të vendit tonë, sot dhe ndërkohë të shkuara, ka krijuar çoroditje, tronditje dhe luhatje në konsolidimin e shtetit e shoqërisë mbarë shqiptare. 

Që nga krijimi i shtetit tonë e në vazhdim, janë të shumta thëniet që: “E keqja e shqiptarëve, vjen nga vetë shqiptarët”.  

Nuk e kam këtë mendim, sepse nuk është plotësisht i saktë. Fenomeni nuk është vetëm shqiptar, më tepër lidhet me interesat materiale (pak të brendshme dhe shumë të jashtme), me veset e smirës, keqdashjes, nivelit kulturor, njohjen e zbatimin e parimeve morale, i normave dhe i rregullave të sjelljes së njerëzve në shoqëri, pra të shkencës etike.

Ky shkrim synon të kontrollojmë prirjet, mentalitetin tonë, të mos konkudojmë në përfundime të nxituara, sidomos kur ndikojnë në përcaktimin e vlerave të shoqërisë tonë. 

Më poshtë trajtohen dy informacione, që përgënjeshtrojnë të pa vërtetat e hedhura në tregun historik: 

- kundër etnisë së rajonit të Çamërisë; - prejardhjes së kryekriminelit N. Zerva.

                  ●●●

Sa e sa gënjeshtra janë thurur për etninë e shqiptarëve të Çamërisë. Jo vetëm nga të huajt keqdashës, por dhe nga “Lolot” brenda nesh. Këta të fundit për disa arësye: fyell nga mendja; hiqen sikur dinë shumë; i mëshojnë zellit për poshtërimin e të tjerët e më të shumtit pëlqejnë tu shërbejnë të huajve. Fenomen i neveritshëm, por ekziston! Besoj nuk është e nevojshme të ndalemi tek gënjeshtrat e thurura për etninë, sepse dihen. 

I.- Për autoktoninë.

Gjatë studimeve dhe hulumtimeve për të vërtetuar një të vërtetë, veç shumë gjetjeve për saktësinë etnike tonën, 12 vjet më parë hasa në një studim shkencor të z. George Moran, Ja ç’farë deklaron studiuesi rupmun në materialin studimor të vitit 1927: “Toning the Vlach vilages of Greece”, ku citohet:  “Nuk ka fshatra vllehe në Thesproti, në rajonin veriperëndimor të Greqisë, me përjashtim të një vendi tejet të errët të quajtur Morfion, pranë bregdetit të Pargës turistike. Unë kalova rastësisht në fshat. Ai ishte i vogël, jo shumë modern dhe përbëhej nga Farsherots të vendosur jo gjatë, nga jeta nomade që bëjnë (në fakt jetojnë diku në Pindi). Në Morfi takova një familje në kullotat verore. Në qytetin port aktiv të Gumenicës, e cila përmban tragetet për në Korfuz dhe Itali, tani ka shumë Farsherots që janë vendosur dhe që punojnë në hotele dhe bisnese të tjera. Por rajoni është i mbushur me shqiptarë etnikë”. Studiuesi vërteton se rajoni i Çamërisë ishte banuar vetëm me popullsi autoktone shqiptare.

Shënim: (Marrë nga: “Touring the Vlach villages of Greece”. by George Morn). [Seventy-eight years after the publication of Wace & Thompson’s Nomads of the Balkans, the Vllachs and their. Në shqip: Shetitje në fshatrat e vllehëve të Greqisë.

II.- Hamëndësia.

Hamendësia është një përfundim a vlerësim që e nxjerrim me mendje, jo sipas të dhënave të sigurta e të mjaftueshme. Disa njerëz, pavarësisht nga niveli kulturor priren, me apo pa dashje, ndaj ngjarjeve duke u mbështetur tek hamendja. Një prirje e dëmshme, çorientuese dhe kur është me dashje, rezulton qëllimkeqe, poshtëruese, madje dhe përçarse, armiqësore. 

Kemi shembuj të shumtë, por do ndalem tek rasti kur trajtohet problemi i masakrave, i gjenocidit ortodoks grek ndaj shqiptatëve të Çamërisë. “Juve u vratë, u masakruat nga njeriu juaj, Napoleoni çam”, apo nga ndonjëherë na thuhet se Napoleoni ishte shqiptar, etj. 

Ka nga mëndje humburit që ngatërrojnë vrasësit, kriminelët, hajdutërit, mashtruesit, tradhëtarët me origjinën e tyre, kur fenomeni nuk është vendorigjina por vesi i keq i individit. Ata tipa nuk janë shumicë, por pakicë dhe ka kudo, në popuj apo shtete. Në rastin që trajtohet krykrimineli i shek. XX, mund të ishte çam, shqiptar, francez, eutopias, etj. kushdo dhe ngado. Nuk lidhet me identitetin e askujt. Atyre që u pëlqente që Napoleoni të ishte çam, apo shqiptar, synonin të ulnin nderin, prestigjin e çamëve, shqiptarëve dhe të justifikonin, ose të largonin vemendjen prej kishës dhe shtetit ortodoks Grek nga masakrat që u kryen nëpërmjet dorës së zgjatur të shtetit, të gjeneralit famëkeq. Lindi një mashtrim shtetëror që depërtonte thellë në goditjen e ndërgjegjes së viktimës për të justifikuar vrasësit. Motoja:” Çamët u masakruan nga vetë çamët, ose nga shqiptarët”.

Ishte kjo moto që kur mu krijuan mundësitë për t’i hyrë historisë, hulumtova edhe për Napoleon Zervo-sin. Gjatë shfletimeve të shumta konstatova se familje të pasura nga Kostandinopoja, qenkan larguar andej dhe u shpërngulur në Janinë. Në shek. e XIII, Janina u favorizua dhe u bë vendi i dytë më i rëndsishëm mbas kryeqytetit të asaj kohe që ishte Arta (Arta ishte territor i fisit thesprot). Me fondet dhe ndihmën e despotit Mihal Komnenit, u bë  i mundur edhe strehimi i shtatë familjeve të pasura bizantine që banonin në Kostandinopojë, bashkë me banorë të tjerë. Këta të fundit u sistemuan, kryesisht në ish veriun e Vagenetisë (sot fshatrat në rrethinat e Finiqit -fshati Mesopotam etj).

Midis atij emigrimi përmenden edhe  shtatë familje të pasura si: Filantropilët; Strategopouloi; Dragovitsoi; Zervoi, etj. të cilët u shpërngulën nga Kostandinopoja, pasi qyteti ra në duart e Kryqëzatës së Katërtë (Fourth Crusade. Në vitin 1318 u shpërngulën dhe u vendosën në Janinë. Vite më pas ato arritën të merrnin në dorë qeverisjen e Janinës, duke bërë dhe shkëputjen nga ish Kryeqyteti i Artës. Më tej, në shekujt 14 e 15, 19, 20, 21, janë shfaqur në histori pinjollë të familjeve të ardhura nga Konstandinopoja në Janinë. 

Në vitet 1400-1411, vitet e para të  Murik Bue Shpatës, rezulton një ndryshim raporti i forcave në favor të Karl Toccos. Karl Tocco ishte kont i Qefallonisë, i cili filloi ti rrëmbejë Murik Shpatës dhe Shpatajve, njërën pas tjetrës disa kështjella, midis të tjerave në vitin 1401-1402 edhe kështjellën Dragomestin (njërës prej atyre 7 familjeve). Në kushtet e dobësimit dhe të përçarjes së krerëve shqiptarë, konti Karl Tocco, nuk pati vështirësi të zinte vendin e despotit italian Ezau të Janinës (vdiq më 1411). Krahas parisë së qytetit  të Janinës, ku u shqua “greku” Simon Straligopulos (edhe kjo familje e ardhur) bashkë me dhëndërrin e tij serbi Stefan Vojislav, dorëzimin e Janinës në duart e Karl Toccos e përkrahën edhe mjaft krerë e bashkësi shqiptare brenda dhe jashtë qytetit, të cilët ai i kishte joshur me dhurata e premtime. Me vdekjen e Gjin Bua Shpatës më 1399, zotërimet e Shpatajve u ndanë midis të afërme të tij. Si vëlla i Gjinit, Zguro Bua Shpatës i takonte të ishte trashëgimtar i ligjshëm i fronit. Por Muriku, më i ri në moshë dhe ambicioz, e mënjanoi kushuririn e tij plak, mori në dorë drejtimin e principatës). 

Pas afro 700 vitesh, në shekujt XIX dhe XX shfaqen edhe pasardhësit e familjes Zervos, me Komandant Niko Zervas (1852), gjyshi i Napoleon Zervas, ky i fundit doli në skenë pas L1B.

Një dukuri tjetër historike rezulton me vendbanimin e familjes Zervos. Nuk mendoj se është rastësi ndërrimi i qendrës së banimit të mëparshëm, me emër të ri.

Old name of town new name of town district county.  (Emri i vjetër i qytetit, emri i ri i qytetit, qarku). Dragoumi - Zervohor - Souliou- Thesprotias. Deri në fillim të shek. XX, ai vend banim njihej me emrin Dhragumi me mbi 250 familje, me shumicë të cilësuar shqiptarë. Më pas u shkatërrua, banorët u vranë dhe u dëbuan duke u populluar me banorë të besimit ortodoks. Asaj qendre banimi i u ndërrua emri në Zervohor. Pasardhës të Familjes Zervos rezultojnë aktualisht në detyra drejtuese edhe në Bashkinë e Selanikut.

(Shkëputur nga libri: “Njohuri historike për Thesproti/Çamërinë” - fq. 290-296, botim i vitit 2014, autor - FD).

      Studjues Fahri Dahri                                  ,    Londër, më 25/04/2024



11 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page