top of page

Fahri Dahri: FALENDERIME    ....


FONDACIONIT ÇAMËRIA  “Hasan Tahsimi”


Përshëndetje juve që na shfaqët sot këtë histori tragjike (1:29:55) të popullsisë çame. Nuk është nevoja t'ju lavdëroj, sepse ky dokumentar është shfaqje e një realiteti të ndodhur 80 vite më parë. 

Po. E kam të drejtën të deklaroj se pa asnjë mëdyshje keni shfaqurtë  saktë, të gjallë, sikur ka ndodhur sot ai gjenocid.      I keni përfshirë barbarizmat e ortodoksisë byzantine greke të plota, dëshmitë që disa prej tyre u shfaqen tregojnë fytyrën e vërtetë të "demokracin" antinjerëzore të kishës dhe shtetit Grek. Por që ngarkon me përgjegjësi penale edhe BE-në për mos kërkimin dhe detyrimin e shtetit grek, anëtar i BE-së, të që të ndreqë menjëherë dhe të vendosë në vend të drejtat e atij populli viktimë e çmendurisë nazifashiste të shtetit grek.

Sa më gëzoi ky dokumentar. U tregua e vërteta historike e madhështisë së banorëve të atij rajoni, por dhe më bëri të lotoj kur shfaqeshin dëshmitë rrënqethëse ku zervistët grekë vrisnin, përdhunonin, vrisnin dhe dëbonin ata banorë, njëri prej të cilëve jam dhe unë, sot 87 vjeç.

 Z.Alket dhe të gjithë pjesëmarrësit e këtij dokumentari, ju falenderoj dhe ju respektoj mbasi mbas 80 viteve u bë e mundur të dalin në dritë të vërtetat e vuajtjeve të shqiptarëve të rajonit etnik shqiptar të Çamërisë. Vuajtje, masakra, dhunime e përdhunime, dëbime, rrëmbime pronash, poshtërime, heshtje, shpifje e intriga nga të dy anët e kufirit. 

Sot, të jem i sinqertë, ndjehem i qetë se me dokumentarin tuaj, vihet në vend nderi i shqiptarëve të Çamërisë, i nëpërkëmbur me akuza falso.

Shikoja dokumentarin dhe e krahasoja me shkrimet e botuara në artikuj të shumtë dhe në të 12 librat e mia. Kujdesesha mos mbetej diçka e pa thënë. Të gjitha i keni thënë. Sigurisht në afro 1 orë dokumentarë nuk arrihet të pasqyrohen në detaje të gjitha ndodhitë e 111 viteve ku ortodoksia greke ka kryer masakrat më ç'njerëzore ndaj popullsisë së jugut të Shqipërisë, përfshi dhe rajonin e Çamërisë. 

Duhen thënë edhe se Greqia i kreu masakrat nën hundët dhe me pranimin e Boshtit dhe të Aleatëve; andartët grekë në mars të 1945 donin ti ndiqnin për ti vrarë çamët edhe gjatë ikjes në brendi kufirit të shtetit  shqiptar; pa pikë përgjegjësie sot na thonë se nuk ekziston “Çështja Çame” dhe se ajo duhet të zhduket nga historia: çamëve ortodoksë nuk u njihen të drejtat si pakicë etnike, nuk u lejohet përdorimi i gjuhës amtare (e folura shqip), etj. 

E mbyll këtë shkrim që po e shkruaj direkt nga sa pashë dokumentarin. 

Ju uroj shëndet, mirësi dhe krijimtari të mëtejshme. Falenderoj edhe miqtë e mi historianin Hajredin Isufi, profesorin Resmi Osmani, prof. Beqir Meta, prof. Pëllumb Xhufi, diplom. Shaban Murati, etj.

Respekte për këtë kontribut të çmuar që i dhatë shoqërisë shqiptar dhe informimin e ndërkombëtareve. Besoj se qeveritë shqiptare, pavarësisht nga krahët partiakë do të kuptojnë se Shqipëria etnike kërkon të rilind.

Fahri  Dahri, Studjues i pavarur i "Çështjes Çame" . 

Tiranë, më 30 qershor 2024.

5 views0 comments

Commentaires


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page