Nuk kishte re, as te bardha as te erreta. Qielli i atij mengjesi ishte nje kupole gri qe i zinte rrugen diellit, te cilin e bente te dukej si nje hene e zbehte harruar aty nga nata. Deti, pasqyre besnike, dukej si nje mase e madhe plumbi te shkrire. Shkova neper mend te gjitha punet qe kisha lene per te ardhur e bere dy ore plazh dhe qortova ate vajze te vogel qe ngre krye here here brenda meje e qe rrebelohet sa here ka deshire te dale. Hodha syte perreth, duke kundruar te gjitha qoshet e atij plazhi te vogel, nje nga me te preferuarit e mi, e me erdhi keq te ngrihesha e te ikja. Ndene peshqirin e plazhit, rera e vaket me ndjesine e lashte e te paspjegueshme se je ulur ne pragun e shtepise se vjeter te gjyshes me sollen ndermend aresyen se perse nuk me pelqejne shezlongjet. E mblodha menjden e hapa librin qe kisha marre per te lexuar. Nga e majta dhe e djathta ime nisen te shtoheshin plazhistet. Dy femije, moter e vella iu turren detit. Mbase aresyeja qe me terhoqen vemendjen ishte se flisnin gjuhen time. Lashe librin. Femijet jane gjthnje balsam per syte e per shpirtin. Pas pak u kthyen tek e ema qe ishte vendosur pak metra larg meje e moren raketat e tenisit. Djali qe ishte me i vogel e rrotulloi disa caste neper duar pastaj e leshoi perdhe per t'iu kushtuar nje lodreje tjeter. Vajza, e cila nuk ishte me shume se pese vjeç nisi te vizatonte me te mbi reren e lagur. E pashe qe beri nje rreth... ” Nje diell, me peshperiti vajza e vogel brenda meje, shiko kur te dale.” E ndoqa me kersheri kur nisi t'i vizatonte rrezet. Nje... dy... tri.... Befas deti nisi te mbushej me fareza drite te arte. - Cudi,- tha im shoq,- u hap koha.- Nuk ma merrte mendja. Ndjeva te qeshuren kumbuese te vajzes se vogel brenda meje, as ajo nuk i ka mbushur te pese vjetet por shpesh me befason. “Duhet te jesh femije”... me thote midis te qeshurave.
top of page
bottom of page
Comments