top of page

"FËMIJË", LARG POLITIKËS


"FËMIJË", LARG POLITIKËS


Sa merak kam për fëmijtë Në këto ditë pa moral Ku gjithësecili del e flet Gjuhën tonë zhyt në moçal


Kushdo shan e akuzon Gjoksin rreh për epror "Vetëm "ai" e do Shqipërinë Përparimin ka në dorë."


Zë e nxjerr nga ai thes Gjithë bukuritë për 4 vjet Dhe unë qê jam e rritur S' kuptoj ç' partie i përket.


Të gjithë kanë një fytyrë Si Barbi gjithë kurim Kur flasin për kundërshtarin Hedhin blozë me tërbim.


Kur të ulen në Foltore Do t'u ngelet sy e faqe ?! Përparimin dorë për dore A do prishet të mirren haqe?


Rrituni që sot o kandidatë Flisni urtë me mënçuri T'ju dhurojmë ne mandatë Vendin shpëtoni e jo parti.

Mars 2021

20 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page