Pak Analizë : - Evropa ende nuk po ka parasysh se : - Pa zgjidhjen e çështjes të, të vetmit Komb në Ballkan KOMBIT SHQIPTAR,popullsia dhe teritori i të cilit është copëtuar në 5(pese) shtete në menyren e të pa drejtës më ekstreme të kancelerive të parashkuara, të cilat nuk e kanë menduar se kjo zgjidhje që bëri LONDRA e asaj kohe do të ishte zgjidhje e përkohëshme dhe koha po e provon të drejtën e shqiptarëve. Ne kohën e sotme Politikanët duhet ta thonë hapur dhe me përgjegjësi se në rajonin e Ballkanit ka nevojë per rikonfigurim bazuar mbi aktet e njohura ndërkombëtare për vetvendosje. . Shtetet politikëbërëse, të përgjegjëshme për ruajtjen e Paqes dhe stabilitetit në këtë rajon duhet të korigjojnë padrejtësitë që i janë bërë KOMBIT SHQIPTAR. Qëndrimi i disa shteteve EVROPIANE duket se nuk e dëshirojnë paqen dhe stabilitetin e Rajonit në këtë pjesë të EVROPËS. Këto shtete Evropiane duhet te binden se :- Asnjëpherë 8 (tete) milionë SHQIPTARË NUK DO TË PËRGJUMEN apo joshen me zgjidhje të pjesëshme të cështjes të BASHKIMIT të TROJEVE TË TYRE AMTARE. Asnjë të drejtë te të tjerëve SHQIPTARËT nuk e kanë shkelur dhe nuk e shkelin, por të drejtat e tyre nuk i harojnë kurre deri sa t'i fitojnë ato. Qarqe të ndryshme të fqinjëve gjithmonë janë përpjekur dhe po përpiqen të krijojnë imazhe të kundërta me qën'jen e tij reale historike, me të gjitha cilësitë e një kombi me qytetërim të hershëm EVROPIAN. Për fat të keq disa shtete nuk janë bindur akoma që ky Komb është gjeografikisht dhe gjenetikisht Evropian, Shqiptarët janë te bindur se ende nuk është von kur, Politika dhe diplomacija Evropiane duhet t'a njohë të vërtetën dhe ta vërë në eficence dhe për këtë po përpiqen të qëndrojnë paqësisht. Politikëbërësit duhet ta dëgjojnë mirë Zërin e SHQIPTARËVE... H.L.B.(Ilias).
top of page
bottom of page
Comments