Eva Gabrielsson dhe Stieg Larsson – Të dëshmosh dekadat e dashurisë


Nga Gladiola Jorbus

Eva Gabrielsson dhe Stieg Larsson – Të dëshmosh dekadat e dashurisë

Prolog: Ata mbanin unazat me emrat e njëri-tjetrit, dhe ideja e martesës vazhdonte të frymësonte. Ishte një mbrëmje gushti dhe të dashuruarit po kalonin pushimet në një vilë të vogël me qira, në arkipelagun e Stokholmit.

Stieg Larsson, tashmë kishte shitur një trilogji të romaneve kriminale, të cilat së shpejti do të botoheshin dhe priste me padurim të përshkallëzonte punën e tij në ‘Expo , në mënyrë që të shkruante shtatë romanet që do të përfundonin serinë.

Rruga përpara dukej më e qartë, më pak kërcënuese dhe një mbrëmje Stieg e pyeti përsëri Evën. Ajo u befasua dhe mbeti e kënaqur. Kështu vendosën që më vonë, po atë vit të organizonin një festë ditëlindjeje, të ftonin të gjithë miqtë e tyre dhe vetëm pasi mbrëmja të kishte filluar do t’u thonin se në të vërtetë kjo ishte, festa e tyre e dasmës.

Por festa nuk do të ndodhte kurrë. Tre muaj më vonë, Larsson shkoi për një takim në ‘Expo’. Ashensori ishte prishur. Ai ngjiti shtatë kate për të mbërritur në zyrë, pësoi një sulm në zemër dhe u dërgua me urgjencë në spital. Vdiq po atë ditë. Ishte 9 nëntor 2004.

Eva Gabrielsson është një arkitekte suedeze, autore, aktiviste politike, feministe dhe bashkudhëtarja e jetës së romancierit të ndjerë suedez Stieg Larsson.

Ajo ka botuar një libër të sajin, me titullin e drejtpërdrejtë dhe të qartë " Ka gjëra që dua t’i dini", kronika nga jeta së bashku me Stieg Larsson. Ata jetuan së bashku që nga viti 1974, deri në vdekjen e tij të befasishme në nëntor të 2004 - ës.

Gabrielsson është shprehur se ajo dhe Larssoni nuk janë martuar kurrë, pasi ai besonte që puna e tij mund ta rrezikonte Evën, (thuhet se jetoi për vite me radhë nën kërcënime me vdekje nga armiqtë e tij politikë), nëse do të ekzistonte një fill që do t’i lidhte ligjërisht apo financiarisht.

Meqenëse Larsson vdiq pa lënë testament, pasurinë e tij e përfituan i ati dhe i vëllai, në përputhje me ligjin suedez, edhe pse Larsson nuk kishte marrëdhënie të afërta me ta. Larsson është rritur nga gjyshërit e tij në Suedinë Veriore. Deri në moshën nëntë vjeç, ai ka jetuar me ta, në një shtëpi të vogël prej druri, afër fshatit Bjursele në Komunën Norsjö, Qarku Västerbotten dhe ndoqi shkollën e fshatit. Stiegu i vogël përdorte skitë për të shkuar në shkollë, në dimrat e gjatë dhe me dëborë të Suedisë Veriore.

Larssoni e donte shumë këtë përvojë të jetës së vet, por që kishte ndikuar në marrëdhënien e distancuar me të atin. Në librin "Ka gjëra që dua të dish" Stieg Larsson dhe Unë, Eva Gabrielsson e përshkruan këtë fragment të fëmijërisë, si motivimin e Larssonit për vendosjen e disa ngjarjeve të romanit të tij të parë "Vajza me tatuazh dragoi" në Suedinë Veriore, të cilën Gabrielsson e quan "vend i braktisura dhe i paarritshëm ".

Krejtësisht e qartë që për Evën është më se e dhimbshme të flasë për vdekjen e Larssonit, për shëmtinë dhe përmbysjen e ndodhur që prej asaj dite. Gabrielssonin e priste një betejë e vërtetë për të mbajtur apartamentin modest që ajo dhe Larsson kishin së bashku. Ligjërisht, asaj i takonte vetëm gjysma e tij.

Grindja midis saj dhe familjes së Stieg ka qenë shkaku i botimit të një libri posaçërisht për këtë temë (bashkëjetesat shumëvjeçare, por të paligjëruara), i vajtjes në parlament, ku ka paraqitur propozime për ndryshime ligjore. "Njerëzit, mjerimi i të cilëve është privat, të cilët kanë humbur gjithçka për hir të familjes së partnerit të tyre të vdekur brenda natës, më brohorasin dhe më thonë: 'Ti je edhe zëri ynë. Të lutem mos hesht". Eva ndjen një përgjegjësi të dukshme për të përfaqësuar Larssonin.

‘Unë jam një person publik më ngurrues’, thotë ajo dhe nuk shfaqet e etur për t’u intervistuar. ‘Më duhej të qëndroja në hijen e Stiegut gjithë këtyre viteve, gjë që ishte e nevojshme, por është e çuditshme që papritmas të dal dhe jo vetëm të flas për të, por gjithashtu të provoj se jeta jonë e përbashkët ka ekzistuar’.

Një artikull në ‘Vanity Fair’ trajton mosmarrëveshjen e Gabrielsson me të afërmit e Larssonit, e cila është pasqyruar gjerësisht në shtypin suedez dhe jo vetëm. Ajo pretendon se autori kishte kontakt minimale me babanë dhe vëllanë e tij duke kërkuar kështu, të drejtën për të kontrolluar veprën e Stieg Larssonit që ajo të paraqitet, në mënyrën që ai do të dëshironte.

“Është sikur identiteti im të jetë fshirë. Njësoj si të shpronësohesh", kështu është shprehur Eva në media. Duket sikur dekadat e përjetuara me Stieg nuk kanë ekzistuar kurrë. Në vitin 1983, ata kishin dy unaza të gdhendura "Stieg dhe Eva", shqyrtuan formalitetet e martesës dhe zbuluan se shëmbëllente me një labirint burokratik. Të dy kishin detyrime të ngutshme profesionale, kështu që ideja u la mënjanë për njëfarë kohe.

Gabrielsson, e veja e fenomenit suedez të romanit thriller Stieg Larsson ka folur shumë për jetën, shkrimet dhe trashëgiminë e tij.

Eva rrëfen historinë e romancës 30-vjeçare që e quan Stieg dhe Unë, tregon luftën dhe kërkimet e pavarura të Stieg mbi ekstremizmin e djathtë në Suedi, përpjekjet e tij për të mbajtur në këmbë ‘Expo’, revistën që ai themeloi dhe marrëdhëniet e vështira të Stieg me familjen.

Ajo ka dhënë detaje mbi gjenezën e trilogjisë së Mijëvjeçarit, burimet për personazhet dhe vendet në secilin libër, misterin e vëllimit të katërt, sagën e vdekjes së Larsson dhe trashëgiminë.

Eva Gabrielsson shpjegon se fillimisht nuk ka pasur qëllim të shkruante një libër; përkundrazi, gjithçka buroi nga shënimet në ditarin e saj, ku shprehej hidhërimi për humbjen e burrit të