Europa do të rilindë me Italinë ose do të bjerë me të



Editorial. Europës i kanë mbetur dhjetë ditë për t'iu përgjigjur thirrjeve për ndihmë nga Italia. E ardhmja e Unionit është në diskutim.

19 vendet e eurozonës i kanë dhënë vetes deri në Pashkë për t'iu përgjigjur kërkesave të mëdha për ndihmë të Italisë. Italia, vendi më i prekur nga bota, nga pandemia e Covid-19, është gjithashtu me më tepër borxhe në kontinent pas Greqisë. Ekonomia e saj nuk do të mbijetojë pa një përpjekje të paparë nga partnerët e saj europianë për të shfaqur solidaritetin e tyre financiar dhe për të garantuar besimin e tregut. A do të jenë në gjendje? A do të jemi dhe ne në gjendje?

Duhen rrëzuar tabutë

Një takim i Eurogroup, javën e kaluar, u shndërrua në një fiasko me rishfaqjen e ndarjes, midis mbështetësve të ortodoksisë financiare dhe mbështetësv