
Jam toka Pellazgore, Iliriane e Arbërore, mbrujtur gjak e histori edhe quhem, Shqipëri.
Këtu isha edhe mbeta që kur frymë mori jeta, që kur më gatoi Zoti e m'bekoi mot pas moti.
Zërin ngre edhe thërras: - Europë, ty po të flas: Në s'je e verber, më shiko, në s'je e shurdher, më dëgjo.
Jam e stërlashta Iliri djegur edhe bërë hi. Linda Gent, Pirro, Teutë, luftëtarë e mendje urtë,
Lidha Lindjen, Perëndimin, linda Shën Kostandinin, Kastriotin, kryetrimin, që ta mbrojten krishtërimin
Isha dhe mbeta djep lirie frymë e shpirt Perëndie. Ti, që dje ma hëngre hakun hapma sot portën e pragun.
Kthema trollin Ilirian e mos dëgjo ujk e luan. Ma largo murin e pritës e m'lësho hisen e dritës!
Jam dhe do të jem në jetë sa të ndrijë dielli vetë. Se është Zoti, Perëndia, ndaj dhe rron Shqiptaria.
Comments