top of page

EULEX kontroll në shtëpinë e Jakup Krasniqit


EULEX kontroll në shtëpinë e Jakup Krasniqit, ish-kryeparlamentarit të Kosovës dhe një nga figurat kryesore të UÇK-së Forcat e shumta policore nga njësia EULEX-it në mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00, kanë shkuar në shtëpinë e Jakup Krasniqit në Prishtinë, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it. Arsyet e shkuarjes se njësiteve të EULEX tek shtëpia e Jakup Krasniqit ende nuk dihen. Ata janë ende duke qëndruar duke bllokuar edhe rrugën në të cilën gjendet shtëpia e Krasniqit. Jakup Kraniqi është një nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai ishte edhe zëdhënës i UÇK-së. Poste të larta Krasniqi kishte edhe pas luftës si kryetar Kuvendit të Kosovës. Aktualisht Krasniqi mban postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës.

19 views0 comments

留言


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page