
Etërit na ikën, në ditëvite të ndryshme, me vdekje të thjeshtë si jeta e tyre. Na ikën…
Çdo ditë e më shumë ua numërojmë të mirat. Ku ishim më parë, ne bijtë, ne bijat?! Tani, që s’i kemi, ah, dhe një çast t’i kthenim!
Të bënim ca rrugë andej nga Liqeni, t’iu japim një kafe, që s’iu dhamë tek “Rinia” dhe tutje më shumë t’iu bëjë pleqëria…
Rradhëve mos t’i lodhnim në asnjë lloj dyqani, mbrëmja mos heshtonte me sy tek ekrani.
Të nisnim udhë bisedash për botën anembanë, një gotë çdo mbrëmje ta pimë me etërit tanë.
Çfarë s’japim, t ’iu jepnim ato, që dot s’ua dhamë! Të urtëve, të pafjalëve, të mirëve, etërve tanë! 1989
E dashur Xhuliana,
Me këtë poezi brilante, moj e Bekuara e Hyjnisë, mua dhe Havasë na keni prekur telat e shpirtit. Na bëtë të shtegtojmë drejt viteve të hershme dhe të kujtojmë prindërit tanë të shtrenjtë, për të cilët na digjet zemra prush kur i sjellim pranë me mirësinë e kujtesës. Havaja të kujtom me shumë mall dhe respekt që asokohe nga jeta konviktore në Qytetin “Studenti”. Ju përfaqësoni magjinë e vargut poetik dhe sidomos të vargjeve, si tekste emocionuese të këngëve në festivalet e Raditelevizionit. Kjo poezi që keni botuar te Portali i dashur i Profesorit me emër të madh Fatmir Terziu, mua dhe Havasë na e çoi kujtesën në ato vite të largëta kur nga ekranet e te…