top of page

Eshref Ymeri përballë Akademisë së Shkencave dhe pseudoakademikëve.!


Nga Fitim Haxhiraj



“Eshref Ymeri me punën e tij shkencore, veçanërisht me pesë fjalorët frazeologjik qëndron si kolos përballë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe pseudoakademikëve! Fitim Haxhiraj


Miku im i viteve ‘50 të shek XX, akademik, Profesor doktor dhe ‘Personalitet i Shquar i Labërisë dhe i Kombit, përballë pseudoakademikëve”- u shpreh Fitim Teki Haxhiraj më, 03. 09. 2023, pasi i erdhën 2 dhurata të vyera “Fjalori frazeologjik i gjuhës shqipe” dhe libri studimor “ Shqiptarët përballë politikës rusomadhe”. F.H. 3.9.2023


Vlerësim i z.Fitim Haxhiraj për shokun e tij të rinisë Eshref Ymeri, për vlerat e pamohueshme të të cilit shprehet: “Çudia më e madhe paradoksale dhe e paimagjinuehme e Akademisë së Shkencave dhe pseudointelektualëve të lëbyrtë ndodh në vendin tonë. Vetëm tek ne ndodhin çudira, sepse lihen në harresë të qëllimshme, anashkalohen me njëhhtje të plotë vlerat kombëtare dhe ngrihen në piedestal antivlera. Po Dielli nuk mbulohet me shoshë. miku im Eshref Ymeri.

Do apo s’do shteti, akademia,apo pseudoakademikët, miku im Eshref Ymeri qëndron në majën e Panteonit të Kombit! Urime miku im për këto vlera të mëdha gjuhësore, shkencore dhe histoike që i u ke lënë brezave. Të faleminderit dhe mirënjohje për dy dhuratat e vyera që më ke

dhuruar, veçanërisht libri “Shqiptarët përballë politikës rusomadhe” është për shijet e mia që, tek e lexoj, po e shijoj me kënaqësi të jashtëzakonshme, Je mjeshtër i fjalës dhe mendimit të bukur logjik, miku im. Urime me vepra të tjera madhore!

Miku juaj i vjetër, Fitim Haxhiraj

Vlorë, 9.9.2023


22 views1 comment

1 Comment


Eshref Ymeri
Eshref Ymeri
Sep 10, 2023

I dashur Fitim, Mik i Rrallë që prej mesit të shekullit të kaluar,

Më keni prekur thellësisht me fjalët tuaja aq të çmuara. Unë Ju vlerësoj lart jo vetëm sepse jeni Miku im, por edhe për një arsye tepër madhore: Ju jeni një intelektual i formatit të admirueshëm nacionalist. Pikërisht për intelektualë të këtij formati, ushqejnë respekt dhe mirënjohje të thellë të gjithë ata bashkëkombas, në trojet tona etnike dhe në Mërgatë, për të cilët është shumë i shtrenjtë dinjiteti kombëtar. Veç kësaj, gjatë viteve të rinisë, në formimin tuaj intelektual ka rrezatuar edhe talenti i një artisti të shquar të skenës, të cilit diktatura e egër e kryekriminelit Enver Hoxha nuk e la të shpërthente në artin koreogra…

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page