Eshref Ymeri: Ky mbështetës i teorisë së gjakut të pastër
Vasil Klironomi
Eshref Ymeri! Duket qartë që protesta ime bëri të humbasësh logjikën prej “shkencëtari” dhe e di pse? Se shkenca dhe shovinizmi nuk shkojnë bashkë. Se shkencëtarët e vërtetë kanë për flamur shkencën dhe jo flamurin prej nacionalisti të sëmurë që ti mbështillesh në çdo shkrimin tënd. Ti nuk pate guximin t’i përgjigjesh protestës sime dhe për tu shmangur, u more me gabimin ortografik. Në krijimet e mia, kam pasur dhe kam guximin të prezantoj veten si autodidakt.
Sa për dijeni: Unë kisha dhe gabime të tjera ortografike që m’i rregulloi kompjuteri. Vetëm një gabim nuk bëra unë: Unë nuk poshtërova kurrë një popull. Unë respektoj të dy popujt tanë dhe ajo duket dhe në krijimet e mia. Vetëm se i shkruaj ashtu siç nuk do t’i dëgjosh zotëria jote.
Ti nuk pate guximin t’i përgjigjesh protestës sime dhe u hodhe andej- këndej nëpër ngjarje të turpshme dhe të papëlqyeshme, por të njëanshme, kur në përgjithësi ato kanë qenë jo vetëm të njëanshme dhe të dyanshme, por të shumëanshme, se siç shkruante dhe Enver Hoxha; (njeriu që të zgjodhi për redaktor të veprave të tij): «Ballkani është një kazan që zien» Ah, që ta dinte se ç’gjarpër mbajti në prehrin e tij!!!!
Sa për Profesor Androkli Kostallarin, (emrin Androkli, kompjuteri ma nxori me të kuq, pa shiko se mos kam bërë gabim ortografik?) Në qoftë se profesori do të jetonte dhe lexonte për sa shkrove: «ata, grekët e lashtë, kanë qenë ilirët dhe jo grekët e sotëm.» ose “helenët jemi ne, por jo grekët e sotëm!» ose «nëse krerët arvanitas do ta kishin qeverisur siç duhet periudhën pas revolucionit, sot grekët nuk do të ishin fare të çmendur dhe, në rolin e minoritarëve, do të punonin të qetë, në bashkëpunim me arvanitasit dhe me mbarë kombin shqiptar.»
Do t i propozonte komisionit, të të hiqej titullin.
Eshref Ymeri! Gjithë atyre pseudoatdhetarëve shqiptarë si puna jote, që fyejnë aq paturpësisht popullin grek , çdo Shqiptar i Ndershëm u ngjesh fytyrës një munxë të madhe, pesëshe të plotë, sa ajo e Peloponezit. Po e dërgoi –j ( gabim ortografik i kapur nga Prof. Dr. Eshref Ymeri.) këtë protestë të shoqëruar me përmendoret që u ka ngritur populli grek Heronjve Arvanitas dhe luftës së Mesollongjit dhe në qoftë se do të gjesh pakë dëshirë të mirë brenda vetes për këtë popull, kërko dhe do të gjesh me dhjetëra këngë polifonike greke për heronjtë dhe luftën e arvanitasve.
Po vazhdoj protestën time, me mbresat që të la studimi i Arqile Gjatës. Shkruan ti: «Është një studim shumë serioz, i cili, për interesimin që ngjall për lexuesit me vetëdije të lartë kombëtare, mund të shërbejë si temë doktorature (gabimi yt drejtshkrimor) për ta mbrojtur para një jurie me autoritet shkencor.»
Po të përgjigjem unë: Studimi iu kthye autorit nga një juri me autoritet shkencor (në Kosovë) për gabime të shumta ortografike dhe sintaksore. Mund të shkruash pesë poezi, mund të shkruash pesë mendime për një libër që ke lexuar, mund të shkruash një ese të bukur, mund të shkruash pesë tregime, por nuk mund të bësh studime gjuhësore apo historike kur nuk ke njohuri për këto shkenca humane.
Kjo më bind se aforizmat i merr andej- këndej dhe mbush faqet e librave. Për këtë hidhi një sy “esesë” që ka shkruar për librin tim Plagë Qeramike dhe do të bindesh. Pra si i tillë, studimi i Arqile Gjatës, ti, nuk të la mbresa për nivelin e lartë studimor, por se ngacmoi bindjet e tua të sëmura.
Sa për emrin dhe mbiemrin tim që më akuzon se i shtova një –ης dhe një ως, mendoj se: Është më mirë të përfundosh te gjyshi dhe stërgjyshi se sa të mbartësh mbi supe emrin dhe mbiemrin që të ka ngarkuar pushtuesi për breza të tërë, aq më tepër kur rrjedh nga një familje patriote. Dhe nuk e kuptoj, përderisa ashtu siç shkruan dhe vetë me (bindje të plota!) se rrjedh nga ilirët dhe pellazgët, pse mbart më vete emrin dhe mbiemrin që të imponoi pushtuesi turk. Ilir dhe Eshref nuk shkojnë bashkë. Zgjidh një emër Ilir ose Pellazg se kështu, do të pastrosh dhe gjuhën nga fjalët e huaja. Them me bindje të plota dhe i shoqëroj fjalët me pikëçuditje se jam i sigurt që edhe ti, e di mirë që popujt për shkaqe të ndryshme përgjatë kohëve kanë lëvizur. Lëvizjet dhe pushtimet kanë sjellë ndryshime jo vetëm në konstrukt, por dhe në A. D. N. P. sh. Anglezët e sotëm janë të trazuar me romakët dhe fiset gjermane; francezët me algjerianët, turqit u shkëputën nga mongolët; që të mos e zgjas, popujt kudo në botë kanë pësuar ndryshime në A.D.N. Midis tyre dhe grekët të cilët kanë qenë të pushtuar për shekuj të tërë nga romakët, turqit, sllavët,etj. Po ashtu dhe shqiptarët që kanë qenë të pushtuar për shekuj të tërë jo vetëm nga të gjithë ç’ thash më lartë, por dhe nga vet grekët. Atëherë, sa gjak të pastër Ilir ke ti mor Eshref Ymer?! Dhe pse shqiptarët duhet të përjashtohen ka ky evolucion njerëzor?! Pra dua të të them se sot është e vështirë të gjesh popuj me A.D.N. e dëshirave të tua. Njerëzit e teorisë së gjakut të pastër për mendimin tim, dashur pa dashur e vendosin veten ndaj bindjeve naziste. Këta njerëz në rastin më të parë e të volitshëm, bëhen të rrezikshëm.
Se kush je, përsëri për mendimin tim, përcaktohet nga gjuha që flet dhe shkruan, ndërtimet e lashta që të rrethojnë aty ku jeton dhe gurët e shkruar nëntokë e mbi tokë. Këta komponent popullit grek që ti merr guximin t’ i mohosh lidhjet me grekët e lashtë, nuk i mungojnë.
Dhe histerizmi yt vazhdon: «Greqia e lashtë është populluar nga njerëz të bukur, me flokë të verdhë e të gjatë, njerëz të zgjuar. Ky përfytyrim i Johann Winckelmanit,» ( shton ti) «në të vërtetë, ka lidhje me ilirët, të cilët kishin këto karakteristika, pra, ata, grekët e lashtë, kanë qenë ilirët dhe jo grekët e sotëm.» Pyes unë meqenëse siç thua je pasardhës i ilirëve. E ke ndjekur nga afër rrjedhën e jetës? Pyes unë përsëri. Ti je ai i bukuri, i gjati, flokëverdhi, i zgjuari ? Eke par veten në pasqyrë? Eshref! Mbivendosja dhe vetëvlerësimi janë shenja të pikëllimit dhe të depresionit. Atë e kanë pësuar dhe të tjerë demagog si ti dhe i jam drejtuar psikologut.
Dhe vazhdon ti me po atë gjendje shpirtërore: «Historiani grek Konstantinos Pangalis shpjegon se kush janë grekët e sotëm, kush ishin helenët dhe shqiptarët.» Po, gjer këtu jam dakord, por që ti, shtesën tënde ia bashkëngjit Konstandin Pangalit, «se ne (shqiptarët - E. Y.) jemi të parët e kësaj toke, shpjegon se historia e sotme greke nuk ka lidhje me të vërtetën, shpjegon se shqiptarët janë ilirë, shpjegon se helenët jemi ne, por jo grekët e sotëm!» Tregon se: (në gjuhën metaforike) Nuk je as i gjati, as i bukuri dhe as i zgjuari.
Më poshtë shkruan: «Sikur arvanitasit ta kishin mbajtur nën administrim të rreptë edhe pasluftën, Greqia sot do të fliste shqip dhe grekërit e mbetur në ato troje, do të trajtoheshin si një minoritet i respektuar.» Shovinizmi në kulmet e veta. Turpi i letrave të quaj unë. Dhe vazhdon: «Pra, nëse krerët arvanitas do ta kishin qeverisur siç duhet periudhën pas revolucionit, sot grekët nuk do të ishin fare të çmendur dhe, në rolin e minoritarëve, do të punonin të qetë, në bashkëpunim me arvanitasit dhe me mbarë kombin shqiptar.»
Minoritarë në vendin e tyre dhe do të punonin të qetë?!!! Cili komision shkencor të dha titullin Profesor Doktor ?! Ah të jetonte Androkli Kostallari! Me paturpësinë më të madhe rend aforizmave, shpesh duke i keqtrajtuar. Aforizma të tilla janë shkruar dhe për Shqipërinë dhe shqiptarët p.sh si ajo e Bismarkut që mua dhe çdo njeriu të ndershëm do të na vite turp ta citonim.
Eshref! Ymer! Ti dhe disa demagog të tjerë ikët larg, shumë larg nga Shqipëria, nga Ballkani. Ikët për të mos u kthyer kurrë! Na lini të qetë se ne ballkanasit, në mos sot- nesër (për këtë të jini të sigurt) do t’ i zgjidhim vetë mosmarrëveshjet tona.
Vasil Klironomi.
Pa lexoje njëherë këtë shkrim o qirje Klironomos se mbase ti kthjellon idetë.
https://xyzcontagion.wordpress.com/2011/03/27/tasos-kostopoulos-athina-i-proteyousa-tia-kato-alvanias/
Mirëmëngjesi miq të nderuar autorë pjesëmarrës të "Fjalës së Lirë" dhe jo vetëm.
Lexova me kujdes dhe vëmëndje këto dy debate. Nuk do të komentoj qendrimet e tyre, por do të përqendrohem tek nja dy tre çështje që na interesojnë.
1).- Në popujt e Gadishullit të Ballkanit jo vetëm është konstatuar, por është fakt që vetëm territoret e Shqipërisë natyrore janë cunguar, jo me plug parmende por me martinel. Vallë pse? A mundet të na deklarohen të dy zotërinjtë e mësipërmë?
2).- Po në popujt e këtij gadishulli, kombit etnik shqiptar ndër shekuj i janë mohuar të drejtat e gjuhës dhe territtorit. Këtij populli i janë vërsulur shumë ashpër dhe vazhdojnë ti vërsulen papre sulmet duke përdorur besimin fetar. Kërkoh…