
Në gjumë pata një ëndërr -
Nuk ishte e gjitha ëndërr -
Dielli u shua, edhe yjet.
Errësirë e përjetshme.
Toka pa rreze, pa shtigje
U verbua në ajrin pa hënë;
Mëngjesi erdhi, dritë nuk solli.
Sikur njerëzit harruan pasionet
Nga tmerri i shkretimit të tyre;
Qytetet u konsumuan,
Bota shpresë e frikshme;
Pyjeve iu vu zjarri
Ranë dhe u zbehën
Dhe trungjet kërcitëse
U shuan - gjithçka u nxi.
Disa mbulonin sytë, qanin
Të tjerët, me mjekra
Mbi duar shtrënguar
Nxitonin andej-këtej
Shikonin lart, i luteshin
Qiellit padritë, tē shurdhër.
Poezi shume e mire. Teme universale, e konceptuar thjesht dhe bukur. Plot tensione te
brendshem dramatik. Ky eshte poeti! Faleminderit, urime dhe suksese te tjera.
Myslim Maska, Athine.