Era e gurit Nga Fatmir Terziu
Hera e parë që u habita: Në qytet vinte erë e mirë. Era e tymit, kishte erë të mirë. Era e smogut, mbante erë të mirë, ushqimi në restorant, mbante erë të mirë, aroma e vapës, mbante erë të mirë dhe më shtrëngonte hundën... Por rënia e shiut kishte erën më të mirë, sepse kur binte shi, vinte erë guri. Guri kishte erën e duarve të babait.
Xingografia:
Lexova poezinë Era e gurit dhe pas çdo vargu prisja Erën e vëndlindjes. Por, poeti e kishte më pranë, më me shpirt vargun që do të mbyllte poezinë. Kë?
Erën e duarve të babait., të cilat të mbushin sytë me lot.
Gjetje galaktike. Urime, miku ynë, Prof.Dr.Fatmir Terziu.
Xingografia!/ Athinë.
Poezi fort e goditur. Të rrëmben me gjetjen e fut në përsiatje. Gjithë domethënien e goditjen emocionale e japin tre vargjet e fundit:
" Por rënia e shiut kishte erën më të mirë,
sepse kur binte shi, vinte erë guri.
Guri kishte erën e duarve të babait."