ERË VJESHTE
-Ç’ke kështu moj er’ e vjeshtës?
Nga ke dalë, pse je nxehur?
-Që pa gdhirë, shëtis vreshtës,
Dashuria më mban dehur.
Tundesh shkundesh, ledhatohesh,
Përmbi valë, si frymë jete.
Po të pres kur ti të zgjohesh
Dhe puthjet t’i kem për vete.
Gjeth i zverdhur dimrin ndjell,
Ftohtë, shi, rënkon mërzia.
Vjeshta vitet i përcjell,
Ngroht’ i mban veç dashuria.
Kadri Tarelli
Durrës. Vjeshta e parë. 2020.
VEGIM!
Mbi pasqyrë të burimit,
Si vegim u shfaqe ti…!
Vura buzët që të puth,
një dashuri!
Ti më humbe nëpër ujë,
Si magji!
Etur mbeti buza lagur,
Sa çudi!
Pse më ike kaq pa pritur?
Nuk e di!
Ti do vish përsëri!
Këtë e di.
Kadri Tarelli
Gusht 2020.
コメント