Astrit Lulushi
Nëse mërziteni ta lexoni të gjithën, mbani mend, ajo që dimë për Pirron kryesisht vjen nga biografia e tij nga Plutarku: “Autorët e vjetër grekë e cilësojnë barbar".
Pse nuk ka fjalë për "grek" në fjalorin grek? Nëse një greku i kërkohet sot të identifikojë "etnicitetin" ai thotë "grek". Nëse e pyet se çfarë do të thotë "grek", ai përgjigjet "Ellinas" ose "Ellinida".
Pra, nuk ka pasur grekë të lashtë dhe se grekët kanë ekzistuar vetëm që nga vitet 1830.
Maqedonasit flisnin gjuhë të ndryshme nga grekët dhe quheshin të huaj/barbarë. Cili ishte ndryshimi midis jonianëve dhe dorikëve? Kush u vendos për herë të parë? Cilët ishin krijuesit e gjuhës së vjetër greke, pasi jonët dhe dorët kishin të njëjtën gjuhë, por dialekte të ndryshme.
Shumë nga grekët e lashtë janë emëruar sipas vendlindjes së tyre. A ishte kjo në të vërtetë konventë e emërtimit të pranuar në Greqinë e lashtë apo është thjesht diçka që historianët e mëvonshëm e kanë përdorur për të dalluar njerëzit me emra të ngjashëm?
Rajoni antik i Epirit (vendosur në pjesën veriperëndimore të Greqisë moderne dhe në pjesën jugore të Shqipërisë moderne) kishte orakullin e Dodonës, apo Portat e Hades -(lumi Akeron me derdhje në Parga). Prania mikene është e bollshme.
Në fakt, Selloi ishin banorë të Epirit në në rajonin midis Dodonës dhe lumit Achelous (Akili) pranë Artës; Aristoteli e quajti këtë zonë Hellas antike. Sipas Homerit, Selloi ishin priftërinj të Dodonës.
Klasicisti dhe gjuhëtari Steve Reece e ka gjurmuar emrin homerik Selloi në një fis historik të quajtur Helloi. Gjatë periudhës gojore të transmetimit epik, një nga paraardhësit bardikë të Homerit keqdëgjoi "Helloi" në vend të "Selloi".
Bazuar në ‘të, shumë studiues modernë e përfshijnë Epirin në botën greke. Epiri ishte pjesë e zonës gjuhësore protogreke gjatë periudhës së neolitit të vonë. Të katërmbëdhjetë fiset epirote duke përfshirë kaonët në Epirin veriperëndimor, molosët në qendër dhe thesprotët në jug, ishin folës të një gjuhe.
Disa fise barbare (siç përmend Tukididi) kanë jetuar në Epirin e lashtë. Ndryshe nga shumica e grekëvë të kohës, të cilët jetonin në ose rreth qytete-shtete si Athina, epirotët jetonin në fshatra të vegjël dhe mënyra e tyre e jetesës ishte e huaj, jo helene, njerëz të pyllit, prandaj karakterizoheshin si 'barbarë' ose 'të paqytetëruar'.
Fisi kryesor mbizotërues i Epirit ishin Molosët. Herodoti shkruan mbi një epirotas që kishte shkuar për të marë nusen në Athinë pas fitores në Lojrat Olimpike:
“Nga Italia erdhi Sybaris, i biri i Hipokratit, mjekut më të mirë të kohës (dhe Sybaris ishte atëherë në kulmin e lulëzimit të tij); dhe Damasus i Sirisit, biri i Amyris që quhej i Urti (i miri); nga Gjiri Jon erdhi një Epidamnian. Nga Etolia erdhi Males, vëllai i atij Titormusi, i cili shkëlqeu për nga fuqia dhe iku në skajet më të largëta të tokës. Nga Peloponezi doli Leocedi, i biri i Fidonit, despotit të Argosit, ai Fidon që përzuri Eleanët dhe urdhëroi vetë garat në Olimp; Erdhi edhe Amiantus, i biri i Likurgut; dhe një Azenian nga qyteti i Paeus, i cili, siç tregon përralla, u dha strehim dioskurëve; nga Eretria erdhi Lisania; nga Thesalia erdhi një Scopad, dhe nga molosët, Alcon."
Dionisi i Halikarnasit gjithashtu shkroi për Epirin:
“Ishte për këtë arsye që Pirro u mund nga romakët, jo sepse kishte ushtri të dobët, por se kishte bërë shumë luftëra”.
Gjithashtu Pausanias:
“Thuhet se asnjë betejë tjetër nuk u zhvillua midis Eneas dhe argjivëve…Pra Pirro ishte i pari që kaloi detin Jon nga Epiri për të sulmuar romakët, madje ai shkoi me ftesë të Tarentinëve”.
Dhe Eutropius thotë:
“…Këta njerëz kërkuan ndihmë kundër mbretit të Epirit, i cili e kishte origjinën nga familja e Akilit. Kur Pirro e pyeti se "çfarë lloj vendi ishte Roma", Cinea u përgjigj se "kishte parë një vend mbretërish, sepse të gjithë ishin të tillë, siç mendohej se ishte vetëm Pirro në Epir”.
Ndërsa Polibius shkruan:
“…do të ishte me të vërtetë një veprim i denjë për pasardhësit e heronjve të tillë si këta për të luftuar”.
Helenët (grekët) në atë kohë kishin pushtuar territore deri në Shqipërinë e sotme (p.sh. Epidamn, Apolloni, etj).
Comments