top of page

Epilogu i një perceptimi të gabuar.


Epilogu i nje perceptimi te gabuar.


Pertej qytetit kishin zbritur tek- tu ca re te zeza. Nje shi i imet ,i bute kish freskuar mjaftueshem agun e asaj dite.Nje cift te moshuarish, Bega e Vera, po ecnin ngeshem e te kujdesshem ne trotuar te kapur perdore si dy femije .Nga pas i ndiqte foksi, qeni i tyre qe gezonte te gjitha te drejtat e nje femije tekanjoz.Syte e Beges u ndeshen tek nje zonje e mbeshtetur pas nje peme.Syte e saj te permalluar e mallengjyes u fokusuan tek Bega .E pershendeti dhe e puthi me veshtrime .

- Foksi, -thirri gruaja misterioze, por me nje ze te shuar. Qeni mori perkedhelite e saj dhe u largua duke tundur bishtin. Bega qendroi i pezmatuar. Zeri i saj i erdhi si nje vetetime ne veshet e tij.

- O Zot,nga me erdhi ky ze i njohur? I erdhi si nje puhize deti e nje kohe te larget qe i flladiti shpirtin. Iu shtua kersheria per ta pare mire ate veshtrim miklues . Ne syte e saj lexoi fjale te pashkruara.E shihte me nje vel ndjenje trishtesie.Syte e grishte te Zonjes Vera e shihnin Begen gjith egersi.

- Bege,kush eshte valle burimi i ngazellimit te kesaj femre?! - Ai ngriti supet.Ne ate vorbull gezimi te saja , imagjinata e tij udhetoi ne vite pas ,e cila i ngjante psheretimes se shpirtit tij e mori arratine. Veres, nje damar gjaku iu ravijezua ne ball.

- Beg,ktheje koken nga une!

- Cfare ke Vera, ste kam pare ndonjehere me te mllefosur se sot! - Fliste e bente veshtrime habie.

- Moj, po habitem se nuk

po di se ku e kam pare!

- E mire,rrugeve do e kesh pare.Hiqe mendjen tani!

Bega po dridhej ne trillet e saj.Bulezat e djerses rreshqisnin lehte mbi lekuren e tij te rreshket.

-Me duket sikur ka mbjelle faren e trishtimit tek une, por dhe ate te lumturise.

Nje rreze drite e saposhfaqur, rrezatonte sikur miklonte mbi piklen e ujit qe kish mbetur ne floket e saj, shperbehej ne ngjyra ylberi, ku te dukej se gjendeshe ne kopshtin e Edenit ne ate freski agu.

- Cfare ke,pse me sheh ashtu? Pyeti vera.

- Harroje dyshimin o grua qe te ysht,engjellorja ime, apo djallezorja?- Fliste me nota tronditese.

- Dil nga endrra te them!

-Moj, po kjo me vjen naten ne gjum,- fliste me nje ze ankthioz e te trembur.E shoh hijen e saj, e gjate, e holle, me floke te mbledhura nga pas, si nje zonje fisnike me shfaqet.Nuk leshon ze, flet vetem me gjuhen e trupit.

- Bege, à e di ti se llogjiken tende po e kuptoj vetem nga gjuha qe po perdor? E pra, po te mos flisje s' do ta kuptoja se sa shume ka avulluar o burre!- nenqeshi e vetpermbajtur. Nje frymemarrje e shpeshte po e mundonte te fliste.

- Ti, per cdo argument qe te jap kundershton,- atij i kishin humbur fjalet.

- Si ka mundesi,ti qe ke kultivuar dije, si ajo merimanga qe thur rrjeten e qe nuk ben dot pa te. Me thoje - "Lexo filozofi, se eshte dije per jeten"!Po tani? - Bega nuk degjoi cfare artikuloi ajo.

- Hajde futemi te ky lokali, pime nje kafe! Oaz e ka emrin dhe oaz eshte vertete!- U ulen duke shfryre. Perball atyre qendronte e ulur zonja qe u dha aq shume ngarkese emocionale. Bega filloi ta kundronte pa hequr veshtrimin nga syte e saj dhe rrudhat e thelluara ne fytyre.

- Te jepte imazhin e nje gruaje fisnike.Atij iu perhiten vegimet e nje femre qe sigurisht sipas tij e kish njohur.

- O Zot, te falenderoj qe me dhe kete shans te dyte ta shoh nga afer, por une!...Ndjesine per te duhet ta kem pasur te rrenjosur, por tani po me torturon.

- Ishte gati te qante. Ndersa e shihte,e kthente veshtrimin nga Vera.

-Cte them o burre? Bota eshte e mbushur plote tradheti bashkëshortore!

Zonja misterioze nxori nje cigare nga paketa ,afroi pjaten e duhanit prane vetes. E pinte e etur ,frynte e shfrynte pavetedije,e nanuriste derisa i dogji gishtat fundi i saj.

- Bege, mos eshte ndonje nga nxeneset e tua kjo, apo ndonje nga ish- et e tua qe s'ishin te pakta?

- E, aty mbaje mendjen ti!

Nje fllad i fresket filloi te perkedhelte fytyren e saj, i shpupuriste floket e rralluara nga mosha.Levizjet e tij pa filtrim lexonin qarte adhurimin e tij per zonjen. Ne fytyren e tij lulezonte nje buzeqeshje e munguar prej kohesh por me nje frymemarrje te renduar.Bega fliste shume me zonjen, por me gjuhen e trupit.

- Erdha te shplodhesha, po u stresova! Po cmendem,- theu heshtjen Vera, duke humbur durimin .Ajo sikur priste te guxonte me vetbesim , te kapercente nga nje breg lumi te rrembyeshem, ne bregun tjeter.

- A thua te kete rene ne dashuri ky truthari?Jo, logjika ime se pranon , jo kurre,- levizte koken si shenje mospranimi. U larguan nga ai ambjent ne heshtje.Ne krah te Beges ecte zonja misterioze.

- Ti flas ,si te veproj,- mendonte Bega, i zene ngusht nga Vera qe po xhelozohej.Arriten ne shtepi.Vera hodhi vrik celsat e mllefosur mbi tavoline e shtoi,-" Mire thone,se pasuria me e madhe eshte zhvillimi mendor".Ajo femer osé eshte budallaqe, ose i mungon dashuria shpirterore e kamuflohet me ate maske fallco qe ka vene, ose eshte drogmene, i duhen para! Po edhe ti ama, i percillje nje zjarr te fuqishëm dashurie, qe e shfaqje haptas, e cila mbetej e pashuar, e rindezej sa here e shihje.Mosha fal vertete merzite, por i ndjen renkimet kujtesa qe zbret lotin! Kerkon ne kete moshe te rindezesh instiktet e tua, ato ndjenja qe te jane shuar me kohe, o i ziu ti!- U mbeshtet ne parvazen e dritares duke zhgarravitur mbi xham. Mundohej te lexonte enigmat e tij, hieraglitet e hedhura ne shpirtin e vrare qe kerkonte ti rilindete.

- Brenda teje Vera,shoh pranim te inferioritetit,- fliste i perhumbur dhe kepuste lulet e celura ne vazo pa vetedije.

- Po lulet o i zi, nuk te pelqejne?! Ato jane si castet e jetes, lindin e vdesin, por kur tu vije koha ama! Nuk te frymezon bukuria tyre? Nuk i deshiron te lulezuara?

- Asnjehere deshirat nuk me kane ngrohur shpirtin . Edhe koha, vetem me ka shkundur themelet e ngrehines sime. - Vera ndjente peshen e tij te dhimbjes qe po fuqizohej. Brengat e tij ishin nen forcen e nje morse, sikur te shperthenin, nuk do te permbaheshin.

- Ke ngritur nje ngrehine te keqe brenda vetes, o burre! Ato mendime qe ke, jane hijet e ndijimeve qe ti ke perhere e me te erreta,- i foli Vera me ze te shuar.

- Nuk di si te ndih o njeri?!-

E di ti moj grua,se endrrat me hedhin shtjellash e ndjehem i humbur, jetim, si ai zogu qe flateron pa sy. Nuk po arrij te zoteroj ndjenjen e mallit per...Brenda saj pash gjith miresine o grua!

- Per ke e ke fjalen?!

- Nuk e di, se di...

- Shpirti tij dhimbte, gjendej nen renkim e zjarr rrufeje.

- Neteve te gjata me therrasin zera nimfash,vjen si vale e shkerrmoqet ne thellesi uji duke u bere korale e trishte. Une gremisem humnerave te mendjes e te shpirtit. Kam frike te zgjohem, se do te kaloj dite mistike, se veshtrimi im don te mbetet mbi zaje rrjedhash.Qerpiket nuk i mbajten dot lotet e mallit.

- Me ler te clirohem, te qaj si vaji i qyqes!Tani nuk derdhen me burime zajeve, me uje te kristalte.Sikur po perjetoj ngjarje te jetuara. Me dukej sikur isha ne altarin e pare te dashurise,e kjo me ngazellente.

- Eeee, ti ke mbetur ne adoleshence o i zi!

- Bulezat e lotit i rreshkisnin si vesa ne pétale lulesh.

- Ja,u zhduk dhe ylli i fundit i qiellit.Nuk i shoh me syte e saj te fshehur,vetem ndjej frymen e saj brenda meje,si nje klithme zogu kur mbetet degeve.Ajo iku ne flladin e majit nen kengezim te bilbilit, ku si réfrén ishte vibrimi i zemres sime .U be heshtje varri, degjohej vetem frymemarrja e tij si grrahma e fundit ne largim.

- Kam dhe une deshira edhe se jam ne kete muzge moshe.Ja, kesaj hene te zbehte, qe po arratiset, i kerkoj ti dergoj pak drite nga drita e pakte e syve te mi, e te me sjelle nje tingull te zerit te saj,andej nga honi ku eshte hedhur.,- vera kuptoi se kujtesa e tij u cyt mjaftueshem.

- Beg,ndoshta ka dale e pluskon mbi rete!- Ajo kuptoi se malli vertet nuk ka gjume.Mos valle me duhet qe te vazhdoj e ta sjell me kembe ne toke?- mendoi Vera.

- Bege, me degjo me vemendje,te lutem!

- Po!

- Si quhet ajo qe te ka perveluar shpirtin dhe te ka trullosur mendjen? Ti lutemi Krishtit bashke te te plotesoje deshirat ,-fliste e ngazellyer Vera. Ai ra ne mendime te thella.

- He, emri i saj i ngjasonte emrit te Krishtit, - ngriti koken i sigurt ne pergjigjen qe dha.

- Fol Beg, te lutem! Ajo zonje ndoshta eshte hija e saj?!

- Kush?

- Ajo pra, zonja e heshtur qe ngazellehej me ty.

- Krishti....Kriiii, ...Kristina! - Leshoi zerin me force Bega.

- Po à quhej Kristina nena jote o zemer?!- Ai i hodhi nje veshtrim permallues e vajtues.

- Po, Kristina ! - U largua me ne fund nga ajo bote e erret pangjyre.

'- Po, nena ime e dashur! Ma pervelove shpirtin o nene!

- Lotet e tij rreshqiten ujvare qe te kujtonin Niagaren.

34 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page