top of page

Enver MEMISHAJ: Modeli Keynsian i ekuilibrit është plotësisht i gabuar


 

MADHËSHTIA E PROF. ALQI NAQELLARIT, KUNDËR MODELIT KEJNSIAN

Modeli Keynsian i ekuilibrit është plotësisht i gabuar.

Pas ndarjes nga jeta e prof. Naqellarit, është detyra e Universitetit Mesdhetar, ku dha mësim, të promovojë dhe vlerësoi, apo kritikojë, studimin  kundër modelit Kejnsian

 

Prof. A. Naqellari

 

Nga Enver MEMISHAJ

Ekonomist

 

Më 10 shkurt 2024, bota akdemike njoftoi ndarjen nga jeta të prof. dr. Alqi Naqellarit. Një nga pedagogët më të nderuar të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë. Ai prej vitesh si pedagog e Dekan i Fakultetit të Ekonomisë ka dhënë një kontribut të shquar për studentët dhe Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, do të kumtonte dekanati këtij universiteti.

Prof. Alqi la pas një bibliotekë të tërë me vepra kryesisht të fushës së ekonomisë, artikuj shkencorë, artikuj publicistikë në fushën e ekonomisë dhe kryesisht artikuj të botuar në revista shekcore në botën e jashtëme.

Veprat e tij të fundit janë tre: “Politikat ekonomike keynsianizmi”, në dy vëllime të botuara në vitin 2020 dhe “Një vështrim mbi ekonomistin John Maynard Keynes”, botuar në tetor 2024, pas vdekjes nga bashkëshortja.

Vëllimi I përfshin punime të viteve 2010 – 2015, ndërsa vëllimi i dytë punime të vitit 2015 – 2020. Gjithsej janë 40 artikuj. “Arsyeja e botimit të këtyre artikujve në Shqipëri është se ato kanë marrë mbi njëmijë klikime, janë vlerësuar nga polakë, rusë, rumunë, grekë, italianë, indianë etj, etj dhe nuk janë klikuar nga shqiptarët, për të cilët janë shkruar”, shkruan Alqi në parathënie.

Në vëllimin e tretë   “Një vështrim mbi ekonomistin John Maynard Keynes”, në 400 faqe autori analizon, kritikon dhe hedh poshtë mendime e konkluzione të gjigandit të ekonomisë John Kejsit. Për të kuptuar madhështine e prof. Naqellarit duhet të dimë se kush ishte John Maynard Keynes (883 – 1946).  Ekonomist britanik, i cili ka punuar si këshilltar i Minstrisë së  Financave gjatë dy luftrave botërore dhe ishte përfaqësues i saj në Konferencën e Paqes në Versajë (1919), duke u bërë më pas një nga kritikët më të mëdhej të Traktatit të Versajës.

Ai hodhi bazat e shkencës së sotme të makroekonomisë  me “The General theoy of emplo yment, Interest and Money”  (Teoria e përgjithshme e punësimit, interesit dhe parasë), (1936) Në këtë libër parashtron tezën se punësimi i plotë nuk është gjendje e natyrëshme, por përcaktohet nga kërkesa reale, dhe, për t’u nxitur, kërkon shpenzime shtetërore për punime publike.

Teoria e tij, e quajtur keinsianizëm, luajti rol në vendimin e presidentit Roosvelt për të zbatuar kursin e ri ekonomik Neë Deal (Marrëveshje e re) në Amerikë.

Për rëndësinë e teorisë keisjane dhe përhapjen e saj në botë vetë prof. Alqi shkruan: “Që nga viti 1936 teoria e tij është teoria mbisunduese edhe sot në botë. Mbi këtë teori mbështeten mendimet dhe veprimet ekonomike që nga Amerika dhe deri në Shqipëri, që nga Australia e deri në Kanada, herë me veprime të hapura dhe herë me veprime të fshehta. Gjithsesi është teoria Keynsiane ajo teori që justifikon shpenzimet qeveritare, për të gjitha destinacionet e saj por në mënyrë të veçantë për luftën, është teoria Keynsiane ku mbështet Trampi në aplikimin e tarifave doganore. Është teoria Keynsiane ajo që mbështeten guvernatorët e bankave në deklaratat e tyre për rritjen e ekonomisë. Të gjithë kanë dëgjuar se të ardhurat janë rritur nga rritja e kërkesës agregate, nga rritja e konsumit dhe investimeve etj., etj. Është teoria Keynsiane ajo që mbështeten ekonomistë, ministra e kryesministra kur thonë, se investimet e huaja janë baza e rritjes ekonomike të një vendi. Është teoria Keynsiane ku mbështeten ata që propagandojnë me të madhe marrjen e kredive nga vendet e tjera. Është teoria Keynsiane ajo që mbështeten në argumentin e aplikimit të tre P-ve dhe koncesionet...

Teoria Keynsiane mund të jetë një nga teoritë më jetëgjata që ka pasur në botë. Është teoria për të cilën janë shkruar me qindra artikuj shkencorë nga të gjitha anët dhe vendet e botës. Është teoria që bëhet në të gjitha vendet dhe universitetet e botës. Përjashtim bëjnë këtu vendet socialiste, të cilat këtë teori e shikojnë si teori që bie ndesh me teorinë marksiste. Deri vonë ajo është mbështetur dhe vlerësuar me nota maksimale.

Së fundi, ka ekonomistë që janë përpjekur të japin argumente, se ajo është një teori e pasaktë. Oponentë janë ekonomistët izraelitë, austriakë dhe francezë”. (Naqellari, gazeta Telegraf 16 Shtator, 2019)

Unë do të thoshja me gjuhën popullore, praktike, se Marksi në torinë e tij parashikonte se shoqëria kapitaliste do të vinte duke ashpërsuar kontraditat dhe do të binte, ndërsa Kejsi e shpëtoi kapitalizmin me teorinë e tij se shteti duhet të ndërhynte në ekonomi. 

Këtij gjigandi të ekonomisë, i vlerësuar pothuajse në gjithë botën, i kundërvihet profesori shqiptar Alqi Naqellari dhe jo pa sukses.

Keinsianizmi është kundërshtuar edhe nga Monetarizmi, shkollë e ekonomisë që lindi kryesisht në vitet 1960 dhe 1970 me Frieedman-in si përfaqësues kryesor. Është një ringjallje e trajtimit klasik (para kensian) të Makroekonimisë.  Modelet monetariste pranojnë se paratë, çmimet dhe pagat janë fleksibël, por rezultati tërësor dhe përdorimi i tyre priret automatikisht drejt një ekulibri optimal.

Për këtë arsye, politika e qeverisë duhet të përqëndrohet në arritjen dhe ruajtjen e qëndrushmërisë së nivelit të çmimeve, çka monetaristët besojnë se varet nga administrimi i saktë i masës monetare kryesisht nëpërmjet politikës monetare dhe jo nëpërmjet politikës fiskale. 

Këto janë veprat e tij të fundit janë tre: “Politikat ekonomike keynsianizmi”, në dy vëllime të botuara në vitin 2020 dhe “Një vështrim mbi ekonomistin John Maynard Keynes”, botuar në tetor 2024, pas vdekjes nga bashkëshortja.


E përsërisim se me këtë gjigand botëror ndeshet shqiptari Alqi Naqellari, duke thënë se:

Sot vazhdohet akoma të studiohet dhe të jetë në qendër të Makroekonomisë teoria Keynsiane dhe teoria Klasike, pavarësisht se ju kanë vendosur nga një “neo” përpara, duke i kthyer në neoklasike apo neokeynsiane. Veprimet e ekonomistëve perëndimorë i kanë kaluar orientimet e këtyre teorive, duke u futur në një fazë të re të mendimit ekonomik ndërkombëtar. Ka ikur koha e Ekuilibrit Keynsian, ka ikur koha e multiplikatorit dhe e teorive të bazuar mbi këto modele, sot koha kërkon modele të mbështetura në realitet dhe jo thjesht teorike. Është koha e veprimit praktik. Modeli Keynsian i ekuilibrit është plotësisht i gabuar…”

Më tutje prof. Alqi shkruan: “Unë mbështes ekonomistët izraelitë dhe austriakë dhe theksoj, se Kryqi Keynsian është plotësisht i gabuar. Të gabuara janë edhe modelet e tjera që janë ndërtuar mbi këtë model. Kështu i gabuar është e modeli i Kërkesës Agregate (AD) që përcaktohet me pjerrësi negative. I gabuar është edhe Modeli IS, i derivuar pikërisht nga ky model. Këto dy modele janë nga më të përhapurat dhe nga më të studiuara sot në botë. Për mendimin tim, këto duhet të diskutohen dhe të mos përfshihen në tekstet e Makroekonomisë. Ato janë modele të pa bazuara shkencërisht, të pa aplikueshme praktikisht dhe të vështira në interpretim. Ka ardhur koha e rishikimit të mendimit makroekonomik. Hapat e para i kanë bërë profesorët e nderuar që kanë botuar Monografitë për ndërhyrjen e shtetit në ekonomi, për politikat monetare e fiskale etj.” (Një vështrim mbi ekonomistin…, f, 173)

Prof. Alqi mbështet ekonomistin izraelit Ezra Davar të cilin e kanë mbështetur një sërë ekonomistësh të tjerë që kanë të njëjtat mendime për teorinë Keynsiane dhe arrin në përfundimin se “koha vetë ka provuar se kjo teori është e pa aplikueshme. Nuk ka të paktën në Shqipëri, asnjë studim ku të jenë aplikuar konceptet Keynsiane”.

Në studimet e tij prof. Naqellari mbështetet në një literaturë mjaft të gjerë dhe në historinë e doktrinave ekonomike që nga kohet e vjetra deri në kohët e reja me David Rikardon, Karl Marksin etj

Studimet e prof. Alqi Naqellarit kundër teorisë Kejsiane janë mbështetur nga prof. Maksim Meço, prof. dr. Frederik Premti, e të tjerë profesora të Universitetit Mesdhetar ku jepte mësim prof. dr. Alqi Naqellari.

Pas kalimin në amëshim të prof. dr. Alqi Naqellarit, është detyrë e kolegëve të tij në universitet, detyrë e universitetit të publikojë veprën e Alqi Naqellarit, ta analizojë dhe ta kritikojë atë, nëse mendohet kështu.

Jemi në pritje të zbatimit të kësaj deyre, njerzore dhe profesionale, nga kolegët dhe Universiteti Mesdhetar në Tiranë.

I jemi referuar edhe: Oxford “Enciklopedi e përgjithëshme”, Tiranë 2006  

22 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page