top of page

Enver Isufi: POEZIA, MISION TË ZGJEROI KËNDVËSHTRIMET SHUMËDIMENSIONALE

  • Mar 30
  • 7 min read

  Prof. Ass. Dr. Enver Isufi  

Kohët e fundit duke u lexuar mbi konceptin e të menduarit «shumëdimensional» thash me vehte, të rishikoj  vjershat e mija nëse përcjellin ata mesazhe shumëdimensionale ?

I kalova  një rilexim të shpejtë këtyre vjeshave , dhe vura re se jo të gjitha kishin atë thellësinë , ose multidimensionaliten që unë mendoja.

Por gjeta  edhe vjersha  me këndvështrime  disadimensionale.

Mes vjershave   zgjodha këta të mëposhtmet ,duke i shoqëruar edhe me komentet  rreth tyre.

Është e vërtetë që komentet e autorit mund të jenë më të ngushta  se sa të disa lexuesëve,ose nuk përputhen me mendimet e tyre.Nga ky përfundim kam formuluar një shprehje”Veprat e mira të letërsisë dhe  të artit , janë si energjia, ata pasi  kalojnë në transformatorin e mendjes së   lexueseve u shumëfishohet fuqia”.

Pra shpesh fantazia, rrotullimi i mendimeve te  një shtresë  lexuesish është më i plotë se sa i vetë  e autorit.Kështu ka ardhur edhe pasurimi i të shkruarit, në këtë formë  kanë mësuar  të vegjëlit  nga autorët e mëdhej,dhe më pas  kanë shkruar   vepra të bukura duke u thelluar , pikrisht  te  këta autorë.

Tani po analizoj disa vjersha    

      

 

          1.     SHIGJETA

Lavdi të parit, i cili shpiku shigjetën

Fare thjeshtë ajo na tregon të vërtetën

Mallkuar atyre që i vendosin shigjetat në

drejtimin e gabuar.

Kur udhëtarët e kuptojnë se nuk pa shkojnë

për ku janë  nisur

Mallkojnë shigjetat dhe shigjetvënësin vetë.

Ç’patën për ta pësuar

E pësuan udhëtarët e shkretë.

As shpejtësia e madhe, as rruga e asfaltuar

Nuk e kompensojnë drejtimin e gabuar

           (komenti më i  gjërë rreth Shigjetës )

Tek kjo vjerëshë,  synimi  është që shigjeta  e mendjes  lipset të rrotullohet në disa drejtime.

Lexuesit me dimension të parë dhe të dytë të gjykimit ,sjellin në  mendjet e tyre  shigjetat e rrugës dhe të kryqëzimeve, dhe pasi e lexojnë thonë, -po kjo është e vërtetë, dhe këtu ndalon mendimi i tyre.

Lexues të tjerë më të thelluar, e shikojnë  metaforën “Shigjetë”, me kuptime më të gjëra, pra me  më shumë  demensione.

Shigjeta tregon vendimarrjen tonë për shumë e shumë veprimtari në jetën e individit dhe shoqërisë.

Këto shigjeta herë na kanë çuar në detinacione të drejta, por shumë herë në destinacione që nuk na kanë dalë për mirë.

Ne kemi marë vendime për profesionin, për partnerin  ose  partneren me të cilin/cilën kemi lidhur jetën,vendim  për vendbanimin  , për shokun ose shoqen e   ngushtë që kemi zgjedhur. Ne shpesh themi me vehte, sa mirë bëra që veprova kështu.Ose  themi ; këtë të keqe  në jetën time e kam nga filani, ai më këshilloi të ecë në këtë rrugë.Ose këtë të mirë që kam sot e kam nga këshillimi i filanit dhe këtë nuk ja harroj.

Madje as mjetet më moderne as puna e përkushtuar  nuk e kompensojnë drejtimin e gabuar.Nëse jemi te një kryqëzim dhe duam të shkojmë për psh në Sarandë, por gabimisht kemi marë rrugën për në veri, psh për  në Kukës, ne nuk do  ta gjejmë kurrë   Sarandën edhe nëse udhëtojmë me avion në drejtimin e gabuar që kemi zgjedhur. Ecja në  drejtimin e duhur , përshembull me mjetin e thjeshtë të biçikletes, do të na çonte në Sarandë, ndonëse pas  në dy ditësh udhëtim.

Një tjetër shembull.

Shigjata e gabuar , Shqipërisë i ka kushtuar shumë kur zgjodhëm të ndërtojmë  shoqërinë komunisto-socialite.Sa shumë kemi punuam në atë sistem shoqëror,  sa të ndershëm kemi qenë, sa të pakorruptuar  kemi qenë,por drejtimi i ecjec drejt një sistemi jo efficient  nuk u kompensua kurrë as me punën tonë as me ndershmërine tonë.

Pra shigjeta ( vendimarrjet e drejta), duhen vlerësuar shumë për të pasur sukses në çdo veprimtari jetësore. Edukimi i  njerzëve  për ta rrotulluar mendimin 360 gradë ,deri sa të gjejnë  drejtimin e duhur, është një mision edhe i  letërsisë dhe arteve.

Në këtë vjeshë shembulli është marë nga shigjetat e rrugës, sepse kjo shenjë në rastin e drejtimit të udhëtimit është e kapëshme për çdo nivel  lexuesish.Komenti jonë tenton të nxisë lexuesin të dali nga kuadrati i të menduarit 1-2 dimensional.


               2.   GOZHDA DHE VIDA

Gozhda ju drejtua vidës e shqetësuar

Ju, zonja vidë, më keni marrë klientelën

Unë në shekuj kam ndërtuar fshatra dhe qytete

Tani  mbeta pa punë ,po vuaj për vete!

-Zonja gozhdë, iu përgjigj vida

Ju e dini që unë gjithmonë ju kam respektuar

Ju e dini që unë nga ju gjithmonë kam mësuar

Por është një fakt, zonja gozhdë

Ju prej kohësh nuk keni ndryshuar

Vazhdoni të funksiononi si më parë

Me zhurmë, çekiça e sqeparë

Nuk e shikon trupin tim që e kam filetuar

Dhe kokën e kam yllëzuar

Punën e klienteve e kam lehtësuar

Ju mundet t’ju duket kjo thjeshtë një përdredhje

Por ky është shkaku

Pse përdoruesit, mua më kanë si zgjedhje.

Pas këtij dialogu të argumentuar

Gozhda i dha dorën vidës

dhe u largua duke u menduar

 

Komenti më i  gjërë rreth Gozhdës dhe Vidës (komenti më  gjërë)

Në këtë vjershë gjen motive si të jemi gjithmonë në ndryshim dhe të kemi frikë nga mosndryshimi, nga statukoja.

Ecja sipas   rrethanave të cilat i  sjellë koha, shmang konfliktet që  mund ti shfaqen individit apo  shoqësisë në vitet që vijnë.

Vida vërtetë ka si lëndë të parë materialin e gozhdës, pra e ruan  traditën, e  respekton atë,por ajo përshtatet në kushtet e reja, dhe kjo e bën atë të pranueshme  nga  koha . Secili në punën e tij duhet të mendojë të ndryshojë taktika dhe strategji në përputhje me kohën që të mos ketë fatin e gozhdës e cila nuk modernizohet.

3.REZERVUARI DHE PUSI

Rezervuari i madh i mbushur me ujë

Që vetëm i hapin portën  e grykëderdhjes

Dhe ujin e lëmë të rrjedhë  në drejtim të paditur

Të mos mendojmë se bimët i kemi ujitur

Kur marrim ujë nga një pus

Dhe bimët  i ujisim me sistemin me pika

Bimët do të prodhojnë,

S’ka pse të na zërë frika.

Këtë llojë mësimi e gjejmë  te libri “Mirëmenaxhimi”

Aty gjejmë një citat të artë;

“Në një menaxhim të mbarë

Pusi e mund një rezervuar”

 

 Koment më i gjërë rreth Rezervuarit dhe Pusit

Le të përdorim në këtë rast atë që quhet koncepti i quajtur  «Rrotullimi i Mendjes”

Në këtë vjershë  në qëndër është vlera e mirëmenaxhimit të punëve.

Në këtë rast rezervuari   dhe pusi , janë zgjedhur si simbole të kapëshme për çdo lexues.Rezervuari dhe pusi mund të të jenë të mbushura jo vetëm me ujë,por edhe  me para, me shëndet, me problematikë, me bukuri natyrore,mund të jenë  pyje dhe fusha të bukura, minerale nëntoksore, mund jetë  kohë me bollëk, mund të jetë plot me tradita, e patriotizëm etj. etj.

Por hapja e këtij rezervuari pa u krijuar infrastruktura e menaxhimit, infrastruktuar teknike, infrastruktura ligjore,strategjia afat shkurtër, afat memse dhe ajo afat gjatë ,të  gjitha  mallrat që kishte rezervuari do të shkojnë dëm, si vetë «ujë» simbolik në këtë vjershë.

Një shëmbull nga përvoja jonë  social ekonomike  të 30 viteve të fundit të pas viteve 1990, të cilën e kemi quajtur periudha kalimtare, nga sistemi shtetëror i centralizuar dhe politikisht njëpartiak, në sitemin demokratik dhe me ekonomi të tregut të lirë.

“Rezervuari” ishte mbushur me probleme nga mungesa e eficiencës së  sistemit të kaluar  që zgjati 45 vite.Fenomene negative,  mes të cilave  me më rëndësi  ishin papunësia ,strehimi për banim, mungesa e infrastrukturës rrugore , transporti udhëtarëve,izolimi me botën  etj etj,

Çfar ndodhi: u hap rezervuari  problemeve pa asnjë kriter, pa  program e strategji  për ndreqjen hap pas hapi të mangësive. Popullsia u la e lirë të lagohet nga një zonë në tjetrën, u la e lirë të ndërtojë ku të dojë e si të dojë, u zunë pronat e të tjerëve, u mbyllën fabrika, u prishën rrjeti hekurudhor, rrjeti  ujitës dhe kullues, u përjashtuan nga sistemi, mijra ekspertë të zotë, dhe u zëvendësuan me amatorë.

Këto  fenomene ndodhen sepse si individët ashtu edhe shteti nuk e “rrotulluan “ mendimin se  çfar mund të sillte pozitivisht ose negativisht situate e re social ekonomike.Para se të hapej “rezervuari i problemeve” duheshin  hartuar ligje dhe rregulla për lëvizjen e kontrolluar të popullsisë. Të miratoheshin ligje   dhe rregullore të drejta mbi pronën , të cilat do zhvillonin ekonominë dhe shmangnin konflikete sociale. Me fjalë të tjera duheshin  reforma të studiuara,të cilat do të  ishin “kanalet ujitëse dhe vaditëse “ të ekonomisë .Tashme e dimë se çfar solli hapja pa mend  e këtij rezervuari problemesh” Kujtoj një thënie të një kologut tonë “Sot më shumë harxhohen para për tu zhveshur,se sa për tu veshur”,pra shpenzime pa vend dhe pa mend.

Në sitemin e kaluar nuk kishim  një “rezervuar” me financa, por një   vetëm një “pus”, porse  ky uji  i pakët shpërndahej me “sistemin e ujitjes me  pika “ në çdo degë të ekonomisë.Mernin financa ekonomia, shkenca, industria, bujqësia , arsimi , minierat,  arsimi,arti, kultura, arkeologjia, teatri dhe estrada,sporti, kopështet e çerdhet, spitalet dhe shërbimi shëndetsor ,ushtria etj ,etj..

Ky menaxhim i kujdesëshëm zbuste edhe ineficiencën e sistemit shoqëror  të prapambëtur,krahasuar  me  sistemin e ekonomisë së tregut.

Kujtojmë një gabim të rëndë në atë sistem ,i cili ishte tufëzimi i bagëtive, reformë , e cila  e shtoi edhe më shumë volumin e «rezervuarit të problemeve»

Ky gjykim bardhë e zi dhe vetëm 1-2 dimensional, solli një krizë të madhe ushqimore në Shqipëri.

E gjithë kjo situatë  në vjershë përmblidhet në dy rreshta”Në një menaxhim të mbarë, pusi e mund një rezervuar”

Po e mbyllim këtë shkrim duke përmendur shprehjet popullore.

 Mbetët shumë për të mësuar  tek thënet popullore, të cilat me filozofinë që përcjellin kanë këndvështrime shumëdimensionale.

 

Psh. Thënia “Batha ,batha, po një kokërr”

Kjo  fjalë e urtë popullore sipas këndvëshrtimeve  te njerëz të ndryshëm rrotullimi i  mendjes  ndaj saj bëhet në kënde të ndryshme. Madje,një person jo shqiptar, i cili nuk ja dinë kuptimin përgjigjet :batha është një perime , e cila konsumohet ose e gjelbërt ose  farërat e saj bluhen dhe bëhen supë.Kaq dinë ky i huaj për këtë që lexon.

Ky është gjykimi njëdimensional i kësaj thënie.

Kuptimi i saj i vërtetë është shumë më i gjërë:

Ajo ka të bëjë me stresin dhe mungesën komoditetit që të shkakton uniformiteti, mungesa e diversitetit, e  shumëllojshmërisë.

Ajo nënkupton njerëzit që përsërisin të njëjtat fjalë, profesori që prezanton të njëjtin leksion,politikani që premton të njëjtat angazhime, arkitekti që dizenjon po të njëjtat forma ndërtesash,  rrobaqepës qe qep po të njëjtat modele, për një shkrimtarë ose poet që përdor po të njëjtin stil apo fjalor.Kujtojmë ;  nëse konsumojmë për një kohë të gjatë po të njëjtin ushqim, do të sëmuremi.

Në këtë kuptim, këndvështrimi shumëdimensional, është universal, dhe kjo e vërtetë  na mëson se gjithëkush prej nesh  lipset në çdo moment të medohet më gjërë dhe me thellë para se sa ai të  veprojë

“Mat një herë dhe pre shtatë herë , s’të  del pylli të bësh  një derë,ndërsa“mat shtatë herë dhe pre një herë , e kthen dimrin në verë»

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page