top of page

Enkelët


Enkelët

Astrit Lulushi


Enkelei ishin një popull i lashtë që jetonte rreth rajonit të Liqenit të Shkodrës dhe Liqenit të Ohrit, në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni. Është një nga popujt më të vjetër të bregut lindor të detit Adriatik. Në burimet antike Enkelët jepen si grup etnik i dallueshëm nga ilirët, por më së shumti përmenden si një nga fiset ilire.

Emri Sesarethi u përdor nga Straboni si emër alternativ për Enkelët. Dhe Mileti në shek. 6 p.e.s., citohet, se emri Sesarethi gjithashtu është një variant i Dassaretit, fis ilir. Dobësimi i mbretërisë Enkele supozohet se çoi në asimilimin dhe përfshirjen e tyre në një mbretëri ilire të sapokrijuar në shekujt 6-5 p.e.s. Enchelei në greqishten e lashtë do të thoshte “ngjalë”, siç ka ndodhur me “anguilla” në latinisht.

Sipas E. Hamp, një lidhje me shqipen “ngjalë” bën të mendohet që emri Enchele të ketë ardhur nga termi ilir ‘ngjalë’, i cili mund të ketë një lashtësi të lidhur me para greqishten dhe thjesht i përshtatur me shqiptimin grek. Të tjerët thonë se Enchelei mund të jetë pjesë formues i termit Ilir, nga mori emrin gjithë rajoni.

Sipas legjendës antike, Kadmus - princ fenikas që u bë mbret i Tebës dhe hero beotian dhe enkelej - me gruan e tij Harmonia dhe ndërtoi shumë qytete në brigjet e liqenit të Ohrit dhe liqenit të Shkodrës. Siç thotë legjenda, në atë kohë Enchelet ishin në luftë me fiset fqinje ilire dhe Kadmusi u erdhi në ndihmë. Pas fitores, Encheledët zgjodhën Kadmus mbret të tyre.

Kur më vonë, Ilirët u zemëruan me perënditë dhe luftuan njere tjetrin, Kadmusi dhe Harmonia shpëtuan, duke u bërë si gjarprinj. Sipas burimeve të ndryshme, Kadmusi solli alfabetin nga Fenika. Një burim mitologjik e raportuar nga Appiani (shek. II) tregon se Enkeledët ishin ndër fiset jugore-ilire që i morën emrat nga brezi i parë i pasardhësve të Ilirit, i cili ishte paraardhës i të gjithë fiseve ilirë. Iliri ishte djali i vogël i Kadmusit dhe Harmonisë. Iliri lindi gjatë një ekspedite në anën e Enkeleasve.

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page