top of page

ENIGMAT PËR ÇAMËRINË


MES RRESHTAVE TË SHKRIMEVE HISTORIKE GJENDEN ENIGMAT PËR ÇAMËRINË

(Në vend të komentit të shkrimit të datës 18 gusht 2023 në faqen e fb)

Dakort me përcaktimin se për ç'farë na lipset historia. Por për historinë e vërtetë vështirë se jemi në rregull. Përqëndrimi tek historia e Çamërisë, faktet e konkluzionet e tekstit në fjalë, janë të vërteta, por ka dhe të tjera të vërteta që personalisht i quaj enigma. Enigma jo se nuk njihen, madje edhe të shkruara, por enigma qëndron tek mos zbërthimi i veprimeve apo mos veprimeve brenda shkrimeve.

Të konkretizojmë këtë që sapo thashë me disa raste shumë të lakuara, të cilat sqarojnë enigmën brenda një teksti historik të shkruar. Për këtë fenomen do ndalem në mënyrë konçize në disa veprime/mos veprime, të periudhës së historisë nga pala greke, ndaj kombit shqiptar dhe në veçanti ndaj banorëve autoktonë të rajonit të Çamërisë.

1. Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia që më 07/04/1939. Krijoi batalione me udhtarët e saj edhe me rekrutë shqiptarë. Dy batalione, me përbërje ushtarësh italo-shqiptarë, sulmuan në disa fshatra në veri të Çamërisë (dihet në kufirin grek sipas hartës londineze). Në këtë frazë kemi dy enigma që duan zbërthim:

a) Greqia edhe sot akuzon Shqipërinë se gjoja ka sulmuar Greqinë dhe mban në fuqi ligjin e luftës të vitit 1940. Me Italinë që ishte realisht sulmuese, nuk ka ligj lufte! Por janë të dyja anërarë ë BE-së, NATOS dhe me marëdhënie të rregullta. Duket hapur diferenca dhe qendrimi armiqësor.

b) Në batalionet italiane, ku kishte të mobilizuar edhe shqiptarë (të detyruar nën komandën italiane), enigma qendron tek akuza greke, e cila qëllimisht rekrutët shqiptarë, i quan sikur ishin djem dhe vajza të Çamërisë. Kamuflim i qëllimtë.

2. Në periudhën e luftës, ashtu si bijtë dhe bijat e shtetit grek ishin përfshrë në rreshtat e EDES-t dhe EAMIT, edhe disa bijë e Çamërisë morën pjesë në të dy këto formacione luftimi. Enigma që fshihet nga pala greke, qendron tek diferencimi i pjesëmarrjes në secilin formacion. Me EDES-in morën pjesë rreth 70 veta; ndërsa me partizanët e ELLAS-it morën pjesë 656 bij dhe bija nga Çamëria. Ndërsa afro 98 përqind e popullsisë çame, nuk u u morën me asnjë formacion luftarak kundër shtetit grek. Shteti Grek i mëshon fort vetëm atyre rreth 70 personave që u lidhën me okupatorin dhe me të djathtën greke, e cila ishte bahkëpunëtore me gjermanin. Ndërsa për faktin që mbarë popullsia dhe të rreth 700 djemëve dhe vajzave çame, bën sikur i harron, nuk i përmend. Enigmë, duke trajtuar vetëm anën negative.

3. Pala greke, e strukturuar për t'u siguruar strategjia e "megalloidesë" për helenizimin e Epirit, ka përdorur dhe përdor në mënyrë sistematike kriterin ççççfetar në përcakimin e kombit. Nëse je ortodoks, je grek. Dihet që kombi ynë i ka të tre besimet kryesore fetare (katolik, myslimanë e ortodoks) dhe nuk e pranon kriterin fetar për përcaktimin e kombit. Ky kriter përcaktues për kombin, zbulon enigmën tjetër që fsheh shteti ortodoks grek, me qendrimin armiqësor ndaj banorët myslimanë të Çamërisë.

4. Në kohën e L2B pala greke përdori me mjeshtri mashtrimin dhe shpifjen për popullsinë çame, ku ndaj "Aleatëvë" çamët myslimanë i prezantonte si strehues të gjermanëve; ndaj "Boshtit" i prezantonte si partizanë me EAMIN". Enigma këtu zbulohet me qendrimin e palës greke, mbasi çamët e besimit ortodoks i veçoi nga çamët e besimit myslimanë. Çamët myslimanë dhe çamët ortodks mbajtën të njëjtin qendrim ndaj okupatorit. Enigma që zbulon veprimin e vërtetë të palës greke është se ortodoksët çamë, nuk u prekën nga masakrimi dhe genocidi grek, mbasi besimi fetar i tyre i trajtonte kombas grek. Nëse dhe çamët myslimanë të ishin ortodoksë nuk do ishin masakruar e dëbuar. Del qartë strategjia e helenizimit.

4. Enigmë e pakuptueshe, shumë arbitrare është fshehja nga pala greke e qendrimit të shtetit ortodoks Grek ndaj banorëve myslimanë çamë të periudhës para L2B (1830-1939). Heshtje e madhe, mos përmendje e diferencimeve etno-fetare për popullsinë e shqiptarëve të Çamërisë që nga krijimi i shtetit grek, në bashkëpunim dhe nën urdhërat e kishës greke për mos njohjen si pakicë etnike të çamëve. Ndërmarrja e masave tejet ekstreme në zhvatjen e pronave me anë të reformave diskriminuese agrare; diferencime në rregjistrimet demografike; në mos lejimin e arsimimit; në mohimin e të drejtave politike, juridike, sociale, ekonomike, nuk lidhen me akuzën absurde greke të ngritur në L2B. Për gjithë periudhën nga viti 1913 deri në fillim të vitit 1945, shqiptarët e Çamërisë kanë qenë të persekutuar, janë trajtuar popullsi e padëshiruar, madje dhe e padukshme për shtetin gek, etj.

5. Nuk do vazhdoj me trajtimin jo fort dashës të emigranëve çamë, nga shteti Amë, me mendimin se dihen po thuaj të gjitha qendrimet e padrejta që u shfaqën me mos ndihmën gjatë masakrave greke; me mobilizimin për tu dërguar me detyrim në konfliktin shqiptaro-grek në vitin 1949, duke mos qënë nënshtetas shqiptar; me diferencimet e përdorura mbas ngjarjes së sajuar të grupit të Teme Seikos, etj.

6. Enigmat janë metodë pune të palës greke, dhe jo pak herë arrijnë të përvetësohen edhe brenda nesh. Kujdesi dhe vigjilenca e përhershme duhet të qendrojnë në vemendjen tonë dhe të pasardhësve, lidhur me metamorfozat që marrin enigmat, ose deklarimet me fjalë dy kuptimshme.

Këto disa enigma i solla në kujtesë, si argumente për të kuptuar historinë e vërtetë të Çamërisë dhe banorëve të saj. Mbas vitit 1992, u krijuan kushtet për të shkruar historinë e Çamërisë e banorëve të saj, jo më me të pa vërteta. Intelektualët shqiptarë, mes tyre dhe intelektualët çamë, studjuan, hulumtuan dhe arritën ta shkruajnë atë histori ashtu siç është në të vërtetë. Ndërsa publikimi i tyre mbas vitit 1991, është meritë e disa portaleve, kryesisht jashtë vendit siç janë: Fjala e Lirë, Bota sot, revista Drini, Facebook, Zemra shqiptare, Bulevardi Durrës, botime të lbrave të shumta, me të cilat informohen lexues të shumtë.

12 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page