Emine S. HOTI: Ndal, barbarisë ndaj fëmijëve!
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Jun 2
- 1 min read

Fëmijët ta gëzojnë 1 qershorin!
1 Qershori thirrje që na kujton,
kujdes, ngrohtësi e dhembshuri,
fëmijëve dhe të ardhmes së tyre,
nga zemra t`u falim dashuri!
1 Qershori, dita e fëmijëve,
ditë e bekuar dhe ditë e artë,
kambanat e botës le të bien,
t`i mbrojmë fëmijët tanë!
Ata janë embrioni i njerëzimit,
janë frutë i shtrenjtë i dashurisë,
janë kuptimi dhe bukuria e jetës,
yjet më t ‘ndritshëm të gjithësisë.
Ne populli i Dardanisë martire,
përjetuam rëndë krime gjakatare,
krimet ndaj nënave dhe fëmijëve,
ndaj zemrave humane shqiptare.
Krime po bëhen dhunshëm n ‘Gaza,
të njëjtat krime edhe në Ukrainë,
t`u themi, “jo!” vrasjeve t ‘fëmijëve,
ta ndalim me çdo kusht barbarinë!
Ne nënat sot të bëhemi luftëtare,
të ndalim vrasjet kudo në botë,
të mos i lëmë fëmijët pa prindër,
t`i denoncojmë krimet, fort!
Fëmijëve t`u ofrojmë dije, libra,
t`u afrojmë paqe edhe harmoni,
fëmijët duan argëtim dhe lodra,
fëmijët të mos kenë lot në sy!
Pa fëmijë dhe dielli s`të ngrohë,
pa fëmijë edhe hëna s`ndriçon,
pa fëmijë dhe era ngrin në ajër,
pa fëmijë dhe vet jeta ndalon!
Ndal, dhunës së fëmijëve,
ndal çdo të keqe që bën çdo djall,
ndal, ligësive, krimit, kriminelëve,
kambanat le të ushtojnë: NDAL!
T`u drejtohemi popujve në botë,
t ‘mos besojnë ata që mashtrojnë,
t`u besojnë zemrave të nënave,
paqe në botë, fëmijët le të gëzojnë!
Urime Emine. Çikë Dardanie: "Marigoja shqiptare në Norvegji".
Poezi plot ndjenë dhe pastëti shpirti. Më pëlqejnë vargjet: "Pa fëmijë edhe dielli nuk të ngroh..............!"
Le të dëgjohet zëri yt në botën mbarëshqiptare!
Miësisht!
Kadri Tarelli
Durrës.