In memoriam (Emin Koçiut)*
Nga Fatmir Terziu
Kishte parë se si lind drita dhe fillon e ndreq lëvizjen lart, si lind një Mirëmëngjes në art një imagjinatë, një skenë, si lind një mal me një fjalë të pastër ndërsa sytë e tij u mbyllën të flenë Ai ende bën Teatër!
Ai tha: do qëndroj.
Të shihte se si gurgullima e Shkumbinit luan me Yllin e Mëngjesit Në të dalë të Krastës me fërshëllimën prej Shushice të misrit, se si kërcejnë zogjtë e Pyllit të Ri, si xhirrojnë kamerat e Gushtit dhe lentet që i mbetën në sy.
Dhe tha: jam me Ju. Kjo Botë më mungon këtu!
Elbasan 09 Gusht 2021
*EMIN KOÇIU (Nëntor 1957 - 27. Dhjetor 2012)
Aktor i Teatrit “Skampa”; regjisor dhe broadcaster i TV “Dardan”; intelektual i talentuar dhe ideator
Comments