Emi Krosi: “Verse libre” në ciklin jetësor të njeriut, në poezinë e Dashamir Malo-s.
- May 19
- 6 min read

Shumë herë poezitë ndërtohen, përme stahrfmit të shpiortit të njeriut dhe dimensioned e dritëhijeve “luajnë” me format e shumta, me elemente shumëpërfaqësore, në kërkim të dritës dhe hspirtit. Drita, shumë herë është zënë nga errësira, kurse shpirti nga materialiteti. Nën qëmtimi e poezisë “Dritëhijet” (Malo: 2019), dimensioni i poezisë herë dritësohet dhe herë është fluid. Nuk e qendërzon fenomenin e indiferentizmit ndërnjerëzor në njërën anë, saqë gjatë leximit kushtëzohet një përjetim i thellë i idesë së poezisë (Krasniqi: 2025:108), ku dimensioni i poetit përrok të gjitha ciklet jetësore të njeriut.
Poezia ndahet në disa pjesë:
PJESA I: “Lulet e braktisjes”, është një qasje përmes metaforës, ku opusi poetik lidhet me natyrën dhe vendlindjen përmes vargjeve: o lis pellazgjik i vendlindjes sime/ o lis/një kangjele mitike, kangjele malli/ më nis (2019: 7), nga poezia: “Lisi i vendlindjes” ku temat më të dashura janë:
- fatet e njeriut përmes atdheut,
- njeriu në marrëdhënie me natyrën dhe fatin e tij,
- elementi kohë me filozofia e kohës Individuale vs Universale.
Gjetja e elementeve të natyrës dhe shfrytëzimi i tyre nga poeti, si edhe raporti që ka njeriu me natyrën, shpalon jo vetëm uni poetik, por edhe universin e unit lirik, të librit të natyrës, përmes këtij fjalësi: lisi /vendlidja /ujk /zogj /gjel /dhelpër /rrapi /bredhi /vatër /prag /kumbull /shelgu/ margarita /qyteti /deti /liqeni /varkat /gushti /shtatori /jugu /Joni.

a) metafora e lisit, (vetë eptimi i natyrës, përmes fjalës [lis që del 7 (shtatë) herë], si
element i qëndresës /rrënjëve/lashtësisë), përmes përshkrimit të një lirike rustike, në kontekst me lirikën imazhiste. Burimi i fantazisë lidhet me një stuhi ngjyrash, imazhesh surreale, ku përditshmëria sendërton tharmin e jetës (Krosi: 2025 :146), ku lisi ka histori mitologjike. Në mitologjinë tonë shqiptare, lisi është druri më i përmendur, druri më i njohur, që haset thuajse në krejt traditën tonë folklorike, që nga lashtësia e deri me sot. Pse vallë kjo vëmendje e posaçme për një dru si lisi?! Lisi i Dodonës. Pse lisi është konsideruar kaq i shenjtë në të kaluarën?! Pse Lisi ishte druri simbol i Zeusit?! Pse Orakujt e Dodonës i merrnin kumtet e Zeusit pikërisht nga lisi (Lisi i Dodonës), kumte qe përcilleshin përmes fëshfërimës së gjetheve të lisit të shenjtë, kumte që kuptoheshin vetëm nga priftërinjtë dhe priftëreshat e Dodonës, etj. Që në poezitë e para bien në sy hedonizmi prej një botë bukolike të Virgjilit, por dhe një mbartje të etnitetit gjenezës së tij, prej gurit, lisit, ulliri, detit, mali etj. Aty ndihet dhe një mjedis rural rustik, ku shpirti njerëzor i përket natyrës, ndihet i lirë kur është vetëm, një koncept i tillë lirie që rindërtohet në mendjen e lexuesit përmes skenave të detajuara (Rothenberg: 1993: 120).
b) Metafora e zogjve, përmes vargjeve: vetëm zogjtë krenarë e japin frymën e fundit në
lartësi./Të kaltra janë ikjet e tyre,/të kaltra (2019: 21). Zogjtë janë gjithashtu një burim frymëzimi për poetët në mënyrë që të kuptojnë dhe lidhen me natyrën në aspekte të ndryshme si ndjenjat, shenjat, besimet dhe si mesazhe, më shpesh përdoren si lajmëtarë për të komunikuar në vende të largëta. Zogjtë kanë frymëzuar gjithmonë poetët në cilësitë e tyre: si saktësia dhe fshehtësia. Aftësia e tyre, për qëndruar pezull mbi male të larta të mbuluara me borë, dete dhe oqeane të pafundme. Poetët përdorën zogjtë si metafora për jetën, mrekullitë e mendjes, faljes, shpresës, paqes dhe dëshpërimit. Ata mund të marrin frymëzim nga zogjtë për të kuptuar dhe lidhur me natyrën në mënyra të ndryshme, na kumton shenjtërimin dhe virgjërinë e natyrës përmes zooflorës/faunës dhe ornitologjisë (Velaj: 2022:114) si imazhe dhe simbole të dhembshurisë njerëzore.
PJESA II “Mallëngjim i kaltër”, në këtë nënpjesë duket se autori nga vetë metafora “Mallëngjim i kaltër”, na rrëfen për për diçka tjetër sikur s’ka lidhje me nën/ndarjen e parë. Tani kemi detin, brigjet, liqenin, stinët e vitit, gushtin, shtatorin etj. Përshkrimi dhe përthyerja e muajve i jep formën e ciklikës stinore, pikërisht atë ciklikë të moduseve (Fraj: 1990), që ndërthur lirikën vargore, na rrëfejnë imazhin e hapsirës së madhe ujore dhe pafundësisë së detit/detrave. Lirikat vijnë përmes imazheve;
- të natyrës dhe katër elmenteve të ciklikës së jetës (Toka+ Uji+ Qielli + Zjarri), nëpërmjet
pejzazhit dhe përshkrimit me nota meditativo-filozofike,
- konceptimi i një lloj perceptimi filozofik rreth qenies, njeriut botës dhe universit,
- ndërthurja mes elementeve biografike me vendlindjes.
Topika metaforiale e detit, (është njësia poetike që buron nga Saranda dhe përgjatë gjithë bregut), përmes topikave së ambiguaditetit metaforiale e trinisë tokë-qiell-det, që lidh elementin e fuqisë së poezisë me shpirtin individual, si një simbol në strukturat e kuptimit, jo vetëm si paradigma të përcaktimit ideor-poetik, por vetë qëndrimi filozofik i kategorisë së shenjave si poetika e papërcaktueshmërisë (Lacoue-Labarthe: 1978: 38), përmes vargjve: jam mik i detit/pulëbardhat më ftojnë në një festë të kaltër (2019: 63), ku poezia shenjon kode dhe emocione të jashtëzakonshme surreale, simboliste, impresioniste dhe mbi të gjitha një raport të padukshëm me amnezinë e natyrës. Epika e detit është e përjetshme. Deti dhe drita vertikalisht lidhin Tokën dhe Qiellin.
PJESA III “Stinët e shpirtit”, rikthimi tek shkrimet e hershme dhe bota shihet përmes një gjykimi të balancuar të jetës. Ku vetë dimensioni i dritëhijes vjen përmes dhe figurave të tilla si piktura e impresionistëve, figura poetike që ngërthjenë kohën dhe sendërtojnë jo vetëm gjithëekzistencën njerëzore ku pasqyrohen ngjarjet e jetës njerëzore (observekult: 2021), tregon jo vetëm aftësinë e poetit për te pëçuar kumte nga “kërthiza e natyrës”. Vargjet: rrugë ku kanë çelur lulet/ limonët/portokallet/ ullinjtë kundërmim i gjithfarëllojtë/ natyrisht është maj/ nga gjithçka/mua më mbeti vetëm aroma e saj (2019: 81) me datlëshënimin (1992), simbolika e ullirit lidhet me mitet dhe mitologjinë. [p.sh, për Homerin, ishte një simbol i paqes dhe jetës].
PJESA IV: “Pranverën e thërras me emrin tënd ‘A’ ”. Letërsia na lejon të përkufizojmë . “dashurinë” si shprehëse dhe një ndjenjë e këndshme, nga një tërheqje emocionale ndaj, na largon nga një person tjetër, që zakonisht nënkupton një shprehje e dashurisë dhe preokupimit të fortë të dikujt, ashtu si në realitet dhe në poezi, ndjenjat nuk janë qëndrime joreale dhe idealiste ndaj një partneri, por dëshira të thella dhe të forta emocionale të dikujt, për tu lidhur me një person tjetër në mënyrë intime ose romantike, që kanë pengesa si në jetën reale, ndaj ndenja e dashurisë që besohet të jetë e sinqertë, është si një qëndrim i mbajtur nga një person ndaj një tjetri (Wells: 2007: 64), që përfshin një predispozitë për të menduar, ndjerë dhe sjellë në mënyra të caktuara, drejt atij personi që dashuron apo ke marrëdhënie intime. Por dashuria nuk është e përjetshme. Por dashuria nuk është e përjetshme. Ajo, ndërron formën. Kthehet dhe në dhembje dhe harresë., në vargjet: ah, këto kapriçiot e pranverës/ si kapriçiot e një vajze të dashuruar/ për herë të parë (2019:111).
PJESA V: lidhet me figuracionin stilistiko-poetik. Autori na sjell fjalët e reja si: dodoniak/ dushkaja/ kuturiar/ pyllnajën /bregore /gështenjishte / pendestar.
Fjalëformime: vendlindja/ stërgjyshore/ anemonë/ mesnate/zjarrvënies/ përplasur/ buzëqeshja/ ngadaltë/ kundruall/ përbri/ lulekumbullat/stërpik/ pakujtuar/ udhëkryqe/ përmallshëm/ ndërkallur/pulëbardhat/ kahmos/ zemërdëlirë/ përgjatë/ bregdetit/vetullngrënë/ pashpresë/ mëmëdhe/ nënshkruan/ ëndërrblerti/ ëndërrkaltra/përballë/ pikëpjekje/mespërmes/ ndajnatë/ kësodore/ gjithëfarëllojtë/gjysmëhënat/ buzëmbrëmje/përgjumura/liridalje/ papërlyerin /monopati / pavdirë/ pasmesnatës/ dyzetvjeçare/ pesëmbëdhjetë / përkulur/ këmbëzbathur/autohije.
Enumeracion: antiken, mitiken, modernen, të thjeshtën.
Krahasime: mbrëmja vinte si një grua plakë me të zeza/ udhëtare e lodhur prej rrugës së gjatë/ perëndimi pastaj vinte si një plak i penduar.
Vargje metaforike: vështruar zjarrin e mekur të vatrës/ përzier me rrahjen e mbytur dhe ritmike/ bregoret e shpirtit tim/ hëna lahej në det/ limanit të shpirtit tim/ mallëngjim i kaltër/ me bar të gjelbër gëzimi dhe shprese/mbrëmja vinte si nië grua plakë me të zeza/ dita si një nënë e merakosur mbështolli qafën e malit me një shall reje të bardhë/dritare e kaltër ia la hapur /shkon një ditë si një vajzë e druajtur .
Sëfundmi: një poezi që mbështet tek elementet e vendlindjes sidomos, ato të jugut, ku dominon flora dhe fauna por dhe tradita dhe zakonet, ashtu siç dhe kthimi pas, me poezitë që datojnë më herët në shkrimtarinë e autorit. Por, largimi i lexuesve nga libri fizik dhe mëtimi drejt rrjeteve sociale, e bën atë vetëm një aksesor të tepërt, që zhvlerësohet çdo ditë.
BIBLIOGRAFIA:
1. (2021): Drita dhe hijet e botës poetike të Dashamir Malos, “ObserverKlut”; https://observerkult.com/drita-dhe-hijet-e-botes-poetike-te-dashamir-malos.
2. Fraj, Northon: (1990): Anatomia e kritikës, përkth: Avni Spahiu, “Rilindja”, Prishtinë.
3. Krasniqi, Sadik. (2025): Interpretime (mbresa leximi), “Armagedoni”, Prishtinë.
4. Krosi, Emrije. (2025): Imazhizmi si vibrim liriko-universal, në poezisë e Niko Kacalidhës, “Alb-spirit”:https://alb-spirit.com/2025/03/25/emi-krosi-imazhizmi-si-vibrim-liriko-universal-ne-poezise-e-niko-kacalidhes/
5. Malo, Dashamir. (2019): Dritëhijet, “Neriada”, Sarandë.
6. Rothenberg, Molly Anne. (1993): Rethinking Blake’s Textuality. Columbia: University of Missouri Press.
7. Velaj, Alisa. (2022): Fatos Arapi dhe nostalgjia për absoluten, “Onufri”, Tiranë.
8. Wells A. Marion. (2007): The Secret Wound. Love Melancholy and Early Modern Romance, Stanford, University Press.
Maj, 2026.








Comments