Emi Krosi: “Prostituta brenda një vile”
- Mar 7, 2025
- 6 min read

Fati dhe drama personale e vajzave shqiptare, në romanin e Merin Mezinit.
Proza shqipe, tashmë e ka orientuar veten drejt prozës moderne europiane. Shumë prozatorë të rinj, orientohen jo vetëm drejt temave klasike, por tashmë temat e kohës së diktaturës janë më të preferuara. Jo vetëm proza e gjatë, romani por dhe tregimtaria, përrok tema sa bashkëkohore aq dhe nga rotrespektiva. Një prozatore, që po ngjit shkallët e hirarkisë romanore është, Meri Mezini.
Në romanin e fundit, “Prostituta brenda një vile” , një roman shumëfaqësh që end dramën e një vajze shqiptare të quajtur Irena. Rrëfimi në roman është i njëtratshëm. Fati tragjik, i një vajze në një fshat periferik të Shqiprisë e rritur mes dhunës (babai ushtronte dhunë fizike ndaj të ëmës që quhej Leta) dhe dhunë psikologjike ndaj dy vajzave të tij, derisa vajza e denoncoj dhe ata u larguan për në Greqi si emigrante, pas vdekjes së gjyshes. Peripecitë në vendin e huaj dhe puan e rëndë, të ëmën e Irenës e sëmurën, dhe ajo përfundoj e paralizuar. Në spital takon Jorgon, (duke menduar si adoleshte si ai mund të ishte burri që ajo ëndërronte) i besoj “fatin” e saj. Por, Irena kishte kaluar një traumë të madhe psikologjike si adoleshente, me futjen e saj në burg, bashkë me të ëmën, (Irena u akuzua se i vuri zjarrin jetimores), ku u trehua me motrën e saj, pas arrestit të ëmës si vrasëse të pronarit të saj.
Një roman që ka një lojë të madhe fatesh personale por aq dhe familjare:
- ndërthurja e fateve personale dhe atyre familjare (fati i Irenës dhe familjes së saj,
motrës dhe nënës),
- trauma dhe post/trauma, përmes linçimit të së keqes (futja në burg dhe abuzimi nga
një adoleshte po femër),
- sendërtimi i skllavërimit modern, përmes nënshtrimit dhe kërcënimit, (Jorgoja
e kërcënonte Irenën se nëqoftëse nuk i plotësonte dëshirat e tij perverse, do ta flakte në rrugë dhe do t’i ndërpriste ilaçet të ëmës),
- lufta kundër së keqes kolektive/personale dhe shoqërore, (Irena nuk arrin t’i shpëtojë së
keqes as “kthetrave e robërisë” sepse ajo përsëri ishte “skllave” e dashurisë),
- indiferenca e shoqërisë ndaj së keqes, sidomos kundër të huajve,
- raporti me veten/tjetrin(të huajin) dhe kohën,
- raporti me veten dhe besimin/Zotin. Në pasazhin: ju jeni Zoti? Gjejeni vetë, çfarë ka
bërë nëna ime?Po unë? Po motra?Na u vodh fëmijëria, na u ndanë prindërit, nëna po lëngon në shtrartin e vdekjes, më thuaj, ja ku jam në shtëpinë e Zotit, më jepni llogari, përse po ndëshkohemi ne në këtë mënyrë? Ku është Zoti? f.63, personazhi nuk beson tek Zoti. Ajo është ateiste. Vetë formimi dhe kultura e saj, nga atdheu mëmë (në kohën e diktaturës ishte e ndaluar feja dhe besimi në Zot, ishte zëvendësuar me doktrinën e partisë dhe diktatorit, ndaj ateizmi “sundonte” më shumë moshat e reja, të mësuar dhe në shkollë, për mos ekzistencën e Zotit.) Kjo lloj qasjeje përmes marrëdhënies me besimin/Zotin, duket sikur është dhe një thyerje, ku njeriu që beson, përballet më lehtë me sfidat, fatin, traumat, humbjet, dhimbjet, vështirësitë, rrëzimet, ringritjet etj. Por, ajo nuk beson madje as në vetë ekzistencën e Zotit dhe pse ajo ndodhet në Kishë (Greqia është vend i besimit ortodoks). Kjo “ftohje”, apo mosbesim ndaj Zotit, kthehet dhe në akuzë ndaj Tij, për fatin e Irenës. Besimi e bën njeriu më të bindur, më përulës dhe më të paqtë.
Përmes rrëfimit rrethor (ku personazhi është në qendër) dhe rrëfimi është klasik, me pak thyerje, e bën romanin dhe më dramatik. Me shumë faqe monologje, ku ndërtohet e gjitha lënda fabulore e romanit. (Përpos diskurdit psikologjik të ndërvetëdijes), përrokja e temave mbi fatin e femrave të dhunuara/trafikuara/përdhunuara, në fillimvitet e demokracisë, janë tashmë dhe substrati i gjithë arsenalit të shkrimit prozaik, deri më tani, i shkrimtares Meri Mezini.
Romani ka në qendër personazhin e Irenës, një vajzë shqiptare në emigracin (Greqi), ajo rrëfen dhe fatin e saj. Ajo e rritur në një mjedis dhune familjare, largohet për në Greqi, ku fati tragjik e ndjek pak. Ajo arrestohet për zjarrvënie, duke pësuar abuzim seksual në burg nga një adoleshente të dhunshme. Por, ajo ishte vetëm fillimi. Paraliza e të ëmës, e “detyron” të bashkëjetojë me një pedofil perves, që e dhunonte çdo ditë pamëshirë derisa, u largu. Por, fati përsëri e braktis dhe në Shqipëri, në kërkim të një dashurie dhe familjeje. Ajo ra pre e “burri dhunues” derisa përfundoj si e dënuar për të mbrojtur të bijën. Dikur mbronte të ëmën tani të bijën. Por, linja e dashurisë si vegim nga larg, për Irenën është dhe katarisi nga e keqja që e mbante në kurriz si pesha e fatit sizifian. Një roman i tillë, nuk ka lidhje me feminizmimin apo teoritë feministe, sepse shumë shkrimtare femra të shek. 18-të, në letërsinë angleze, (shumë prej tyre kanë shkruar me pseudonime), kanë shkruar romane me fabula, ku në qendër janë femra, të dhunuara, të trafikuara apo dhe të përdhunuara.
Romanin mund ta shohim në katër rrafshe:
RRAFSHI I PARË:linçimi i dhunës fizike ndaj femrave (dhuna ndaj të ëmës, më pas dhe ndaj vajzës Irenës), një dhunë që vazhdon akoma. Dhuna është pjesë jo vetëm e mendësisë së famuljes shqiptare, ku femra trajtohet si skllave, por dhe e mendësisë ballkanase. Personazhja, e përjeton vetë dhunën. Akoma më shumë. Ajo përjeton dhunën seksuale, që e vret shpirtësisht një femër. Dhuna trajtohet në shoqërinë shqiptare, si pjesë e brendshme e familjes, që nuk duhet të dalë jashtë saj.
RRAFSHI I DYTË - përdhunimi dhe dhuna seksuale, (dhunini nga pronari i vilës, Jorgo, vetëm e vetëm për ilaçet e të ëmës, por dhe dhuna nga burri i saj shqiptar Arifi), është fabula që zë shumë faqe të romanit. Pervesiteti i Jorgos ndaj Irenës zgjat shumë ditë, muaj. Vajza dhunohet seksualisht dhe psikologjikisht, sistematikisht, duke iu nënshtruan pervesitetit të burrit grek. “Ai më futi thonjtë në fyt dhe më përplasi fort tek muri. Nuk ndjeva më asgjë. Hapa sytë, isha në vaskën e mbushur gjithë gjak dhe ia mundohej të fuste penisn brenda meje. E futi, unë mbështetur kisha hapur krahët në vaskë dhe si një kufomë gjysmë e vdekur nieja vetëm lëkundje, ai kishte kryqëzuar këmbët e mia dhe ishte futur si urith brenda meje . Dëgjova rënkimet e tij, po prishej, i stërmuduar, në strupin tim plagë dhe i mbuluar nga gjaku që nuk ndalonte nga hundët e mia. Ai apllonte gjithë nerva, i donte ato para me të cilat më bleu ilaçet e nënës, i donte me çdo kusht do çonte nënën në këmbë dhe do t’i jepte fund kufomës time”, f.145, rrëfen jo vetëm
për përdhuninim, por dhe dhunën fizike sistematike.
RRAFSHI I TRETË - rrafshi i tretë, vazhdimi i dhunës së fatkeqësi dhe tragjedi, përmes rrafshit horizontal të rrëfimit. Personazhi i gjithëditur nuk ka qetësi, paqe, dashuri, lumturi. Romni në dukje sipërfaqësor quhet një “roman perves”, por nuk është ashtu. Gjuha e autores, duke përshkruar aktet e dhimbshme seksuale, janë kulmet tragjike të dhembjes së një gruaje që pëson dhumë të vazhdueshme. Në disa linja të romanit, hiqen paralele me romanin “Pesëdhjetë hijet e Greit”.
RRAFSHI I KATËRT: përthyerja romanore:
- përmes rrëfimit të kryepersonazhit/es,
- ironia e fatit të keq,
- diskursi psiko-fizik dhe monologjet psikologjike
- mënyra e rrëfimit përmes përshkrimeve, me pak përthyerje të kthimit pas,
- dashuria si katarsis, kundër goditjeve të fatit.
Romani përmes shumë përshkrimeve dhe detajeve të vogla, ngërthen dhe tema të tjera të kësaj natyre, ku në fillimvitet ’90-të, shumë shqiptarë maleve dhe fushave, rrugë pa rrugë, shtigje pa shtigje morën udhët e emigracionit. Rrëfime të tilla, tashmë janë të njohura dhe nga rrëfime autobigrafike të shumë prozatorëve të rinj por dhe të njohur. Autorja, ka trajtuar shumë tema të tilla, për/rreth trafikimit të femrave shqiptare kryesisht në Itali, Greqi dhe Europë. Ajo, përmes stilit të saj autentik dhe individual, na ka sjell fabula dhe subjekte të romaneve me personazhe me fatet tragjike të vajzave shqiptare, që për një jetë më të mirë u gënjyen, nga shokët/burrat/të dashurit/të fejuarit (shumica prej tyre të pa shkolluara dhe me familje problematike si dhuna/alkoli/divorci etj.), i çoj këto vajza drejt torturave, përdhunimeve dhe shumë herë drejt vdekjes. Por drama më e madhe ishte, se shumë nga këto femra, që u trafikuan dhe u dhunaur, ishin të martuara në Shqipëri. Trafikimi i femrave vazhdon dhe sot në shoqërinë moderne. Por është më i kamufluar si: përmes punësimeve, udhëtimeve, kualifikimeve, dhe shumica përmes martesave. Një pjesë e madhe e shoqërive konvervatore, e trajtojnë si krim prostuticionin e lirë ashtu si trafikimin e qenieve njerëzore, kurse disa shtete më liberale, si zgjedhje të vetë femrave, dhe jo të dhunuara. Ka dhe shtete, ku femrat “shiten” nga familjet përkundër një shpërblimi, për një jetë më të mirë.
Sëfundmi: një roman kaq i gjatë, është vështirë të përmblidhet në pak faqe. Por, mund të shkurtohen nga autorja, duke lënë jashtë disa përshkrime kornizë, por, autorja ka prefreuar ta zgjatë rrefimin e saj, pasi personazhja është një grua e vërtetë, e dënuar në burgun e grave në Tiranë (madje emri i drejtoreshës është një emër publik, por dhe autorja është gardiane aty), prej shumë vitesh. Të përshkruash me detaje kaq të imta, tragjedinë e këtyre grave, nënave, femrave që u është hequr liria për shkak të krimeve të tyre të vogla, apo të rënda, nuk është e lehtë. Duhet dhe mjeshtëri për të shkruar një rrëfim të tillë tragjik, që tashmë autorja e ka stilin e saj, duke u rreshtuar në krah të romanciereve femra që po ngjit shumë shpejt shkallët e hirarkisë letrare
moderne shqipe.






Comments