Emi Krosi: Problematika e mungesës së letërsisë për fëmijë dhe qasja ndaj kësaj letërsie, në librin e Maxhun Osmanaj-t
- Feb 1
- 9 min read

Kësaj radhe do të ndalojmë në një tematikë mjaf interesante që përfshin ata që ne duam më shumë, fëmijët. Ata, që i çmojmë, i edukojmë dhe japim gjithçka dhe çdo gjë, bëhet fjalë për fëmijët dhe letërsinë e tyre. Historia botërore e kësaj letërsie është shumë e hershme. Letërsia për fëmijë mund të vërehet në tregimet tradicionale si përralla, që janë identifikuar si letërsi për fëmijë vetëm në shekullin e tetëmbëdhjetë, dhe këngët si pjesë e një tradite më të gjerë gojore, që të rriturit ndanin me fëmijët përpara se të ekzistonte veprimtaria botuese. Zhvillimi i letërsisë së hershme për fëmijë, përpara se të shpikej shtypshkronja, është vështirë të identifikohet. Edhe pasi shtypja u përhap, shumë përralla klasike "për fëmijë" u krijuan fillimisht për të rritur dhe më vonë u përshtatën për një audiencë më të vogël. Që nga shekulli i pesëmbëdhjetë, shumë vepra letrare, janë shkruar veçanërisht për fëmijët, shpesh me një mesazh moral ose fetar.
Letërsia për fëmijë ose letërsia për të mitur përfshin tregime, libra, revista dhe poezi që janë krijuar për fëmijët. Letërsia moderne për fëmijë klasifikohet në dy mënyra të ndryshme: zhanri ose mosha e synuar e lexuesit.
Përsa i përket kategorisë së moshave (Anderson: 2006: 8) ndahet në tri:
- letërsi për fëmijët e mitur (përfshin përralla, revista ilustrative dhe libra metodikë),
- letërsi për moshën e ulët shkollore (libra me poezi, romane në prozë ose poema, por
edhe libra jo ficion apo me “aventura” kafshësh): “Përrallat” nga Hans Kristian Andersen , apo edhe libri: “Aventura e Lizës në botën e çudirave”, një libër që u popullua edhe (falë filmit për fëmijë, me aventurat dhe fantazitë në botën e çudirave të një vajze të quajtur Liza),
- libra për adoleshentët: (kryesisht libra më me shumë fantazi sidomos fantashkencë), siç
janë: “Aventura e Tom Sawyer” i (Mark Twain), po edhe libri i shkrimtarit italian (Carlo Collodi) “Aventurat e Pinocchio-s” apo libri tashmë i ndërkombtarizuar “Harry Potter” i (JK Rowling), si libri më i mirë për fëmijë.
***
Kurse, historiku i letërsisë shqipe për fëmijët fillon me poetin tonë kombëtar Naim Frashëri duke vazhuar me shumë emra të tjerë, deri tek brezi i viteve ‘70/’80 me emra si : Odhise Grillo, Xhevat Beqaraj, Adelina Mamaqi, Tasim Gjokutaj etj. Edhe prozatorët për fëmijë si: Bedri Dedja, Gaqo Bushaka etj. Një ndër problematikat sot, është se botimet për fëmijë janë të rralla, pasi leximi duhet shtrirë edhe më përtej metropolit (kryeqytetit), por edhe adresimi shumë herë i gabuar nga mësuesit (ndaj librave të huaj), që fëmijët të lexojnë edhe në zonat rurale, por rritja e tvsh-së së librit, botuesit, shkrimtarët dhe ilustratorë shprehen se: letërsia shqipe për fëmijë është në zgrip (DedaJ: 2019). Akoma, Gaqo Bushaka, mbetet autori më i lexuar për fëmijët e vegjël por edhe të rritur. Kurse Viktor Canosinaj, mbetet autori që shkruan kryesisht libra për adoleshentë, dhe preferohet nga kjo moshë. Pas viteve ’90-të, letërsia për fëmijë kaloj një periudhë të gjatë në “heshtje”dhe në udhëkryq. Por, edhe pse shumë pak libra janë cilësorë, shumica me ca improvizime fillestare, me shtesa të llojllojshme apo me nivele të ulta dedaktiko-mësimore, duke ndikuar edhe tregu i huaj, përkthimet që shpeshherë bëhen nga autorë, me plot difekte në gjuhë dhe tematika të trajtuara me mjaft vështirësi për lexuesit e vegjël. Ka ndoshta shumë pak si: Bedri Dedja dhe Astrit Bishqemi, që janë edhe “farëhedhësit”e një bazë të studiuesve dhe të themeluesve të një kritike të mirëfilltë letrare, në këtë lëmi. Në fakt edhe letërsia për fëmijë në Kosovë ka një ngecje edhe më të madhe (me pak botime minore), por edhe urat e komunikimit me Shqipërinë, ka qenë të zbehta, se njohja është e paktë, mosnjohja ka më shumë sipërfaqe (Bushati: 2022). Jo vetëm pengesat, por edhe mosnjohjet e tematikave, problematikat e fëmijëve të sotëm janë “njolla” dhe “hije” me shumë “zona të errëta”, sidomos tek letërsia për të rinj. Kjo letërsi shkruhet më pak, lexohet akoma dhe më pak (se ky targetgrup lexuesish janë “idhtarë” të rrjeteve sociale dhe modeleve që ndjekin), duke braktisur librat dhe leximin, (madje dhe librat e detyrueshëm shkollorë). Ata pak tekste letrare, ose janë imitime ose kanë tema të përsëritura. Dilemat, frikërat ndaj letërsisë për fëmijë ose më mirë paragjykimet, a nuk përkojnë edhe me thënien e Croce-s, se ajo letërsi mbetet e nënvlerësuar dhe nuk do të jetë kurrë art i vërtetë (Croce 1974: 116).
***
Përsa i përket letërsisë së fëmijëve në Kosovë, përpos historisë në këtë lëmi të shkruar me emra, si: Rifat Kukaj, Ymer Elshani, Agim Deva, Rrahman Deda, Abdulla Thaçi, Gani Xhafolli, Xhevat Syla, kriza e shkrimtarëve të rinj, është një sfidë edhe për lexuesit e vegjël kosovarë. Kjo, sepse fëmijët janë një hap para shkrimtarëve, të cilat akoma nuk i kanë cekur disa tema të moshës dhe kohës. Kjo kërkon nga shkrimtarët për fëmijë, të kenë një kualitet në botimet e tyre. Duke u nisur nga kjo histori e gjatë në kohë dhe hapsirë, për të arritur tek libri i fundit, “Kush banon në vjershën time” (Osmanaj :2020), sot një brez i ri letrarësh për fëmijë (kryesisht mësues), po mëtojnë t’i afrojnë lexuesve të vegjël libra për të gjitha moshat. Edhe shkrimtarë të tjerë si : Bekim Kelmendi, Hysen Berisha (minorë akoma në këtë lëmi), po mundohen ta adresojnë lexuesin e vogël, drejt temave akoma të “nxehta” si: lufta, paqja, dashuria, historia dhe liria.
Në poezinë “Zemrën, tonelata dashuri”, autori me nëntitull (Nënë Tereza) përmes vargjeve: i vogël është ky glob,/I madh qe për ty,/Nektar shpirti dhurove,/Për t’uriturit fëmijë, veç dashuri./ Në çdo skaj të kësaj bote/Rrezet e shpresës ndriçojnë edhe sot,/Nënë, dashuri e të gjitha dashurive,/Rritesh n’kujtime në çdo epokë , një dedikim dashurie për shenjtore shqiptare, që dhuroj pafund dashuri, për të gjithë fëmijët dhe të varfërit e botës.
Vetë zhvillimi global edhe letërsinë për fëmijë e ka bërë “të cënueshëm”, por edhe në një farë tregu ku target/grupi i kësaj letërsie (janë fëmijë dhe të rinj), tekste joletrare si (përshtatje tekstuale në videolojëra, transliterime në zhanre të reja audiovizive, etj), duke e degdisur akoma më shumë librin për fëmijë dhe jo vetëm, në skajet më margjinale të tij, një e vërtetë që na dhemb. Por, edhe si paragjykim për këtë lloj letërsie, që kufizon audiencën (Shuteriqi: 2022), kur edhe mësimi i letërsisë duhet të modernizohet, sepse akoma si literaturë plotësuese mbeten veprat e -ish shkrimtarëve të realizmit socialist. Padyshim, tematika lëndore dhe përmbajtësore matanë Drinit, janë fabulat për atdheun dhe lirinë, dy emra që herë kthehen në metafora herë në metonimi herë në analogji: peizazhi i atdheut tim,/Reflekton shumë ngjyra,/Vite dekada për shtegtim,/Përjetoi shumë mynxyra tek poezia: “Peizazhi i atdheut tim”. Por, autori përmes vjershave, jep edhe “këshilla” si mësimdhënës për shumë dekada. Kontakti dhe përditësia me fëmijët, e bën autorin, që në vjershat e tij, t’i njohë fëmijët (ky cikël ka poezi kryesisht për moshat e vogla) dhe të kuptojë “gjuhën”e tyre, përmes lojës. Tek vjesha: “Ca këshilla për të gjithë” është një poemë, që përmes zërit fëminor “këshillon” të mëdhenjtë sesi të sillen: i vogël jam,/Këtë gjë e di,/Ca këshilla kam,/Për vete, për ty./Ty prind, i pari/Një këshillë ta drejtoj,/Më lë në botën time,/Ashtu siç dëshiroj./Pesë vite n’shkollë fillore,/Nuk të tradhtova,/Tani para të gjithëve,/Shembull dëshmova. Kjo poezi edhe të gjitha poezitë kanë vargim të rregullt me rimë: [ab/ab] dhe strofa katërrrokëshe /pesërrokëshe : [ca/ kë/shi/lla/ kam,/për/ ve/te, për/ ty]. Kjo vershë është kryesisht për fëmijtë e vegjël deri në klasën e pestë. Fëmijët edukohen më parimet bazë që në familje:
a) respektin për të rriturit,
b) modelimi i sjelljes, në shtëpi, rrugë dhe shkollë;
c) dëshira për dije, edukim dhe mësimxënie,
d) kultivimi i dashurisë për atdheun, flamurin, kombin, kulturën, historinë, doket dhe
zakonte tona të lashta,
e) nxitja e dëshirave, sjelljeve dhe moralit pozitiv në shoqëri, komunnitet e kudo.
Por, prindërit gjatë prindërimit bëjnë shumë gabime duke toleruar fëmijët e tyre, përballë dëshirave dhe tekave. Por, dëshirat dhe tekat nuk janë njëlloj. Dëshirat janë edhe disa gjëra materiale të domodoshme për edukimin dhe mirërritjen e tyre, kurse tekat, janë nxitje të momentit për gjërat që ato duan, por nuk janë të domosdoshme të shëndetshme dhe jetike.
Duke iu plotësur tekat, llastohen shumë (bëjnë gjeste në publik, ulërasin dhe qajnë me zë të lartë). Duke menduar se misioni i prindërimit është çështje edukimi personal, familja dhe shoqëria, por sidomos prindërit e shkolluar, kanë qasje në edukim e fëmijëve të tyre sipas parimeve shkencore, ku psikologët, mësuesit habitshëm ndikojnë në fantazinë e tyre (Plakolli:2015: 17), por edhe letërsia ndikon në mënyrë fundamentale në formimin e gjithanshëm të fëmijëve.
Duke qenë se letërsia është përçuese idesh nga të rriturit tek fëmijët, ajo është më pak e studiuar, por vjesha e poetit rilindas N. Veqilharxhi: “Ylli i vogël lart në qiell”, në vitin 1872, fillesën e saj qelizore e pati nga letërsia gojore shqiptare, si pjesë didaktiko-mësimore për shkollat e djemve. Karakteri social i letërsisë, ka edhe historinë e saj (Nika:2022), ku përmes një shkrimi të hollësishëm ka pasqyruar historinë e letërsisë për fimijët nëpër vite, duke dhënë kontributin e autorëve dhe prozatorëve të kësaj gjinie (e botuar në anglisht, pasi autori është profesor në universitetin Europian të Tiranës) dhe botuar tek revista “Polis”. Por tek vjersha : “Çukapik, o çukapik” autori me gjuhë fëmije i drejtohet zogut: çukapik, o çukapik!/Me atë sqep të fortë çelik,/Çfarë fsheh brenda ë atë sqep?/Atë “dhuratë” e ruan sekret, në formë pyetje retorike, por që nuk merr përgjigje. Tek poema “Duart tona”, autori tregon se duart janë gjymtyrët kryesore të trupit të njeriut dhe i shërbejnë atij, për çdo shërbim dhe punë, që nga shërbimi personal për veten e deri tek teknologjia. Letërsia përveçse karakterit emocional, ka edhe karakter socio-shoqëror, sepse edhe fëmijët nuk janë një përjashtim. Karakteri social ndikon në:
- ndërgjegjësimin, përceptimin dhe vlerësimin për artin,
- ndikimi në përmbajtësinë estetiko-letraro-poetike,
- ndikim në fisnikërimin e karakterit të njeriut,
- ndikim në shqetësimet dhe problematikat e kohës,
- ndikim tek edukimi i dashurisë dhe respekti i fëmijëve për njëri-tjetrin, për mjedisin, për kafshët etj.
Në tematikat e poezisë, për natyrën si: “Retë”, “Drurët” “O ju pisha të vendit tim”, “Ç’thotë shtatori”, “Atdheu im nëpër kohë”, “Peshku dhe peshkatari”, “Unë jam nëntori”, “Kur bie borë”, “Unë dhe fëmijëria”, “N’oborrin e shkollës”, “Ç’më tha qyteti”, “Kur zbriti poeti” etj, ka poezi edhe për djalin, nipin dhe mbesën kur pyet: e dini o fëmijë,/Ç’vlerë kam në jetë,/Do t’ua lë befasi,/Thoni ju vetë tek poezia “Drurët”, duke përdoruar edhe fushën e mendimit dhe zhvillimit kognitiv i referohet ndryshimeve afatgjata në këto procese (edu-cognitive-development-the-theory-of-jean-piaget), ku [Piaget besonte se të mësuarit vazhdonte nga ndërveprimi i asimilimit (përshtatja e përvojave të reja për t’iu përshtatur koncepteve të mëparshme), akomodimi dhe rregullimi i koncepteve për t’iu përshtatur përvojave të reja].
Letërsia për fëmijë karakterizohet:
- marrëdhëniet mes elementeve morale etike dhe didaktike,
- si një formë arti që ndikon në edukimin estetiko-kulturor,
- si një ndikim në emanicipin e ndjenjave dhe përshtatjen e përvojave të reja,
- për kultivimin e shijes për të bukurën dhe ndërveprimin e njohjeve drejt të panjohurave,
- si dhe në edukimin kreativo- kritik dhe psikologjik, sepse vetëm gjuha specifike e veprës
letrare për fëmijë e veçon atë nga gjuha e veprës për të rritur (Bishqemi 2004: 13), ku ndikon shumë edhe edukimi i karakterit, nëpërmjet personazheve të kafshëve duke kultivuar virtytet më të mira tek fëmijët si: guximi, respekteti ndaj të tjerëve, mbajtj e fjalës së dhënë, bujaria, e bukura dhe e drejta, dashuria për natyrën, kafshët, mjedisin ku jetojë etj. Vargjet: atdheu im, tokë për çdo farë,/Peizazh shumëngjyrësh/që na pushton,/Shpirt-nderim në çdo kohë i gjallë,/Diell –jete në çdo mëngjes agon, janë vargje në funksion të ndëgjegjësimin patriotik rreth:
- identiteti të tyre kombëtar,
- traditave, zakoneve dhe mënyrat shekullore të jetesës,
- e shkuara dhe ardhmja e historisë së popullit shqiptar,
- kultivimi dhe ruajtja e kulturës, përrallave, miteve dhe gjithë arsenali të letërsisë tonë
gojore popullore,
- përmes ndërgjegjësimi patriotik të fëmijëve-nxënës, edukohet e ardhmja e kombit.
Pra, natyra e letërsisë dhe estetika e saj, ka ndikim në çdo aspekt të edukimit. Përmes artit letrar, fëmijët marrin njohuri të gjithanshme, jo vetëm si përmasë imagjitative krijuese, me karaktere dhe personazhe letrare përtej performancës krijuese njerëzore, por edhe si funksion shenjor dhe gjuhësor, që ndikojnë në (shkrim dhe lexim), duke pëvetësuar çdo element të vlerave letrare, në përshtashmëri të moshave dhe zhvillimeve psiko-emocionale të tyre.
Sëfundim: në këtë qasje ndaj poezisë dhe letërsisë shqipe për fëmijët, duke hidhur dritë edhe mbi historinë e kësaj letërsie në botë dhe Shqipëri, pasi kjo gjini është më e paktë dhe më skajore. Pak studime kritike ka mbi këtë gjini ka pak. Edhe pse, shumë metoda të reja ndërvepruese me tekste alternative (codex dhe ibook-e [libra dixhitalë] të ilustuar), prapë libri i mirë ka mbetur në hije. Uroj që edhe shkrimtarët e rinj të kenë përformancat e tyre krijuese (jo në nivele minore), por edhe kritika e letërsisë për fëmijë (Demiri: 2011: 83), të ketë qasje profesionale, që edhe kjo letërsi të ketë vendin e saj të konkurencës, në tërë arsenalin gjithëpërfshirës të letërsisë shqipe bashkëkohore dhe moderne.
BIBLIOGRAFIA:
1. Anderson, Nancy. (2006): Elementary Children's Literature. Boston: Pearson Education.
2. Bishqemit, Astrit. (2004): Hyrje në teorinë e letërsisë për fëmijë, “Sejko”, Tiranë.
3. Bushati, Xhahid. (2022): Pas viteve ’90-të, letërsia shqipe për fëmijë mbeti disi e hutuar…, “Observerkult”, Shkodër.
4. Croce, Benedetto. (1974): La letteratura della nuova Italia: vol. 5. Bari, Laterza.
5. Dedaj, Valeria. (2019): Letërsia shqipe për fëmijë në zgrip, “shqipatrja.com”, Tiranë.https://shqiptarja.com/lajm/letersia-shqipe-per-femije-ne-zgrip
6. Demiri, Qibrie. (2011): Letërsia për fëmijë, “Rozafa”, Prishtinë.
8. Hunt, Peter, red. (1996): International Companion Encyclopedia Of Children's Literature .Taylor & Francis
9. Maxhun, Osmanaj. (2020): Kush banon në vjershën time (vjersha për fëmijë dhe të rinj), “Rozafa”, Prishtinë.
10. Nika, Ermir. (2022): Views of albanian literature for children. “POLIS” No. 22, ISSUE 1/ 2022
11. Plakolli, Zehrie. (2015): Edukimi estetik i nxënësve dhe letërsia për fëmijë, “Instituti Pedagogjik i Kosovës”, Prishtinë.
12. Shuteriqi, Natasha. (2022): Letërsia për fëmijë mes dilemës dhe mbijetesës, “ExLibris”, Tiranë.









Comments